Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pas një sherri në diskotekë.
Viktima është 29 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet ende me dije.
Ngjarja ka ndodhur në Arezzo.
Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 25 dhe 30 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur duke u gdhirë dita e sotme.
Për momentin ende nuk dihen motivet e krimit, ndërkohë që policia italiane thotë se ka identifikuar autorin e krimit.

mesoni te perdorni google te pakten pastaj jepni lajme te degjuara neper kafene