Dërguar me sms në numrin e redaksisë
Ditë, ne e kishim thënë
Se Fullani i kollarisur
Detyrën ta kishte lënë
Që kur doli thesi grisur.
U mbrojt fort nga dy anë
Nga kusarë të pa zbuluar
Analistë, politikanë
Pushtetarë të korruptuar.
Shumë lot derdhi Fariu
Sa s’e bëri në poture
Kuazimodua i Saliut
Që boton një paçavure.
Fullan, hiqe këmbën zvarrë
Se mbas teje vjen zinxhiri
Dhe Fariu do jetë në radhë
Luli, Jozi dhe Veqili.
Bie era drejtësi
Në këtë vend ku s’njihet ligji
Bëhu gati xha Sali
Për çdo shkelje të përgjigjeni.
Këto rreshta u shkruan me kërkesë të një grupi lexuesish të Ditës nga Fieri. I përshëndes dhe u uroj lexim të këndshëm. Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
