Rama vlerëson Këshillin Mbikqyrës: Është herët të flitet për guvernatorin e ri (FOTOT-GJYKATË)

Bledar Lumani

Kryeministri Edi Rama (në foto duke dalë nga selia e BSH-së pas takimit me Guvernatoren e komanduar),  ka mbajtur një konferencë shtypi.

Gjithçka ka ndodhur këtë javë solli në vëmendje të gjithë opinionin publik një problematikë të brendshme të BSH-së që sigurisht duhet adresuar dhe zgjidhur sa më parë.

Por, është po kaq e rëndësishme që në këtë zhurmë të kuptueshme nën këto tam tame të vazhdueshme e të përditshme që kanë vazhduar këto ditë, të theksohet fort se ngërçi ku ndodhet BSH ka të bëjë me një problem të administrimit të brendshëm të Bankës dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin financiar.

Gjë që do kishte qenë realisht një problematikë e madhe për sektorin bankar.

Fatmirësisht nuk jemi gjëkundi në ato kushte dhe stabiliteti financiar është tërësisht i pacënuar dhe i garantuar”tha fillimisht Rama.

Ai ndërkohë ka vlerësuar Këshillin Mbikqyrës.

Rama tha se Këshilli nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Sapo bëra një takim me ekipin drejtues teknik të BSH-së dhe shkova ti takoja, sepse besoj se ajo skuadër e cila nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur dhe që ka meritën vit pas viti dhe në një ecuri konstate vitesh të ketë garantuar performancën e qëndrueshme dhe të vlerësuar botërisht të BSH-së.

Nuk meriton të vuajë asnjë lloj presioni e të ndihet në asnjë lloj trysnie, por meriton të mbështetet, inkurajohet dhe sigurisht të ndihet e vlerësuar edhe në këto momente kur në kushtet shumë të vështira pskikologjike të BSH vazhdon të garantojë funksionimin normal, duke garantuar që gjithë sistemi financiar të funksionojë normalisht”, tha ai.

Ndërkohë, kryeministri ka thënë se është ende herët të flitet për guvernatorin e ri.

Ai tha se nuk ka asnjë emër në mendje dhe nuk është diskutuar me askënd për emrin e ri. Ne foto poshte, ish-Guvernatori Fullani dhe inspektorja Golemi ne pranga duke dale nga Gjykata.

fullanigolemi

 

Share This Article
20 Comments
  • Po tani me cfare deklarate do te dale Brace ne facebook? Keta i bien njeri thoit e tjetri patkoit duke u tallur paq. Me siguri e ka fajin Nishani dhe Berisha qe ia kane prishur mendjen Rames se Rama njihet si parimor dhe me integritet.

    • Info analitike? Ju bëj me dije se Braçja do të thotë,- unë nuk e di ç’ka thënë e do të thotë Edi Rama por di ç’kam thënë e do të them për vehte? VO/ Mos duhet korigjuar ajo “njëri thoit….tjetri patkoit”? Mendoj se është gozhdës (thoit)!? Nderime!

      • Po drejt z. Zaimi, duhet korrigjuar se e kam shkruar gabim.
        Kam pershtypjen se e mbivleresoni Erion Bracen i cili tashme ka dhene prova bindese qe eshte vetem nje megafon politik qe vepron vetem nen urdhrin e dikujt.

    • Miku, deri dje nuk e shikonte dot Nishanin me sy e tani e takon me urgjence per “stabilitetin financiar”
      Miku duket e ka ngjyer edhe vete “ndopak” gishtin, kuptohet sa per mire.
      Keshilli mbikqyres nuk tha nje llaf qe banka funksiononte pa rregullore te kontaktit fizik me parane kesh dhe kishte 3 vjet pa audit.
      Se cfare ka ketu per tu pergezuar hajde gjeje.
      Sa per stabilitetin e sistemit tone bankar, ai vjen sepse jemi njerez qe kursejme dhe investojme, nje cilesi qe Nuk e kane shume popuj.
      Te jete per fullanrat dhe politikanet ata vetem vjedhin nga parate tona.

  • Edo !
    Nj’ashtu mer te keqen, mere avash avash.
    Kush po te nxiton ty ?
    Nje vit iku per lesh. Ti me qeverine adoleshente
    nuk ke bere asnje gje per kete vend. Nulla.
    Pevec shendetesise,qe e premtove aq shume ne
    fushate elektorale, dhe e mbajte premtimin.
    Ke qejf te vizitosh spitalet e Tiranes, cdo gje funksionon
    ne menyre perfekte. Kurse ato te rretheve jane gati nje
    mrekulli.
    Ne kohen e luftes ne Shqiperi nje ne pese familje kishte
    arme zjarri, sot ne kohe paqe nje ne pese familje nuk ka
    arme zjari.
    Shif mos i mbedhesh keto kodosh armesh, se pine raki
    e vrasin grate. P.sh. thuaj Shqiptarve qe te premten ne
    oren 9 te gjithe tek policia per te dorezuar amet.
    76% e fuqise puntore Shqiptare eshte e pa pune,
    Edi Rama eshte kryeminiter.

  • Per keshillin mbikeqyres nuk ndaj te njejtin mendim me Kryeministrin porme Braçen. Nuk di çfare mbikqyrnin ata, nuk flas per Dhori Kulen ish kandidatin per deputet te PD ne Berat, as per Petraqin keshtilltarin per ekonomine te Saliut , as per Civicin e UET qe ka mbaurar Insitutin e Kamzes dhe qe i ka ngopur me doktoratura punonjesit e Bankes, por per Ermelinda Meksin qe e kane paguar taksatpaguesit shqiptar me 2000 Euro ne muaj pwr 1 ore pune ne muaj, per 24 vjet si deputete e PS dhe nuk ka thene nje fjale, qofte dhe te largohesh nga ai keshill te paaftesh dhe hajdutesh. Ne Banken e Shiptareve gjendja eshte katastrofike, çdo gje kryehej me urdhera dhe jo me rregulla. mua me shqeteson nje fakt, si ka mundesi qe Bitraj ka vetedencuar vehten te drejtori juridik i bankes. Si ka mundesi qe Bitraj eshte futur 100 here ne thesar dhe mbush trupin me leke dhe nuk dihej. Si ka mundesi qe shefi i policise Artan Didi para nje jave tha se vjedhja e bankes mund te kete lidhje dhe me vrasjen e Santos. Si ka mundesi qe Llallaj qe merr urdherat nga Sailu leshoj urdher arrestin. Mos e urdheruan nderkombetaret sepse thuhet qe eshte takuar me ta jashteshtetit dy dite me pare apo dinte qe edhe Fullanin mund ta vrisnin si deshmimtar (sikurse dhe Santon) dhe e futen ne burg. them se kjo sdo te kaloj pa efekte ne ekonomine e vendit, madje ku dihet mte nivelit te dyte, perflitet per nja dy.

  • Info analitike? Ju bëj me dije se Braçja do të thotë,- unë nuk e di ç’ka thënë e do të thotë Edi Rama por di ç’kam thënë e do të them për vehte? VO/ Mos duhet korigjuar ajo “njëri thoit….tjetri patkoit”? Mendoj se është gozhdës (thoit)!? Nderime!

  • Hipokrizi e tej skashme.Brovo keshilli mbikqyres thote Edvini,e perse duhet lavderuar? E kush Dhori Kule.O bote e poshter,e behesh me e poshter kur ke te tille hipokrite si ky kryeminister qe kemi.Nuk ka faj keshilli mbikqyres? Po perse e ka emerin keshill mbi kqyres qe te vidhet diten e me vite,qe te mos organizoje kontrolle,e mos zbatoje ligjet qe i miratuar vete?Si puna e qeverise qe nxjer vendime e ligje e si ka zbatuar ky e te tjeret per 24 vjet.
    Por lepuri fle tjeter kund; POROSIA ESHTE QE PO FOLET JU TE KESHILLIT MBIKQYRES SE SA ESHTE VJEDHJA,JU KA MARE DREQI,PO FOLET SE SA TRASAKSIONE JANE BERE ME BANKAT E BOTES,NUK DO SHIHNI ME DRITEN E DIELLIT,SE PO TREGUAT SE KUSH KA TRASFERUAR PASURITE E SHQIPTAREVE NEPER BOTE DO T’JU SHUET EMERI,SE PO TREGUAT SA KA VJEDHUR NJERI APAO TJETRI DO TU EJME GJEMEN. A E KUPTONI PERSE KY KA FRIKE NGA KY KESHILL DREJTUES? E MOS SHRUANI KODRA MBAS BREGUT.

  • Hipokrizi e tej skashme.Brovo keshilli mbikqyres thote Edvini,e perse duhet lavderuar? E kush Dhori Kule.O bote e poshter,e behesh me e poshter kur ke te tille hipokrite si ky kryeminister qe kemi.Nuk ka faj keshilli mbikqyres? Po perse e ka emerin keshill mbi kqyres qe te vidhet diten e me vite,qe te mos organizoje kontrolle,e mos zbatoje ligjet qe i miratuar vete?Si puna e qeverise qe nxjer vendime e ligje e si ka zbatuar ky e te tjeret per 24 vjet.
    Por lepuri fle tjeter kund; POROSIA ESHTE QE PO FOLET JU TE KESHILLIT MBIKQYRES SE SA ESHTE VJEDHJA,JU KA MARE DREQI,PO FOLET SE SA TRASAKSIONE JANE BERE ME BANKAT E BOTES,NUK DO SHIHNI ME DRITEN E DIELLIT,SE PO TREGUAT SE KUSH KA TRASFERUAR PASURITE E SHQIPTAREVE NEPER BOTE DO T’JU SHUET EMERI,SE PO TREGUAT SA KA VJEDHUR NJERI APO TJETRI DO TU BEJME GJEMEN. A E KUPTONI PERSE KY KA FRIKE NGA KY KESHILL DREJTUES? E MOS SHKRUANI KODRA MBAS BREGUT.

  • :Po si nuk paska faj Keshilli Mbikqyres? Po a i di detyrat e tij more kryeminister? po a e di qe edhe ata ndeshkohen ligjerisht per veprime dhe mosveprime ? I forte ai Civici he? I pari per ta mbrojtur dhe po i pari per ta hequr Fullanin.Koker legeni paska qene!

    • 0h “amla”? Drejt e kini por “këshilli mbikqyrës i bankës së shqipërisë” duhet lexuar si “këshilli mbikqyrës i llogarive dhe i transfertave bankare të politikanëve”? Nderime!

    • Pullumb Zaimi, Po te kujtoj qe,te vetmet rruge,(Dhe jane shume), Ku duhet te ec Rama, jane ato,si mbi tra te ekulibrit!… Provo te nxitosh, dhe… Nejse,per mua ky avashllek, mbrin’ shpejte. A te kujtohet gara,(Fabul),lepuri dhe breshka?!… U shqye i ziu Sali,(Me falini),i ziu lepur, por kur mbrinte ne finish, shifte Blerin,(Me falni),breshken, duke pire kafen… A s’duket se ka nje domethenje ai llafi,me te cilin u zgerdhi,(Me falni qeshi), gjithe Pd.ja.atehere ne parlament?!… “Dale,dale se, s’kini pare…”

  • MAKSVELISTET E EDIRAMISTET FATKEQESIA SHQIPTARE

    Me nje te rene te penelit, furçes se dhembeve, brushes se qenefit dhe Edi AuNirthte Rama e fshin kete vend jo ne leter por ne realitetin mizor me te cilin perballen çdo dite shqiptaret.

    DIKUSH-et e urdherojne si te vishet, si te sillet, si te mashtroje nje popull te tere, si ta mjeroje ate, si ta syrgjynose, ta rraskapise, rreckose e sakatose ate.

    Maks Velo, i çmenduri i tere epokave, pellet per veriore e jugore, nga dhimbjet e dajakut qe mori ne trupin e tij te zhyluar, kur prodhonte begati per kete vend ne Spaçin e mrekullueshem te Mirdites (veriore) legjendare.

    Te dy me probleme psiqike, te kuruar “deshperimisht” (Edi Rama – Gjuha Shqipe – vol. 8) nga mjeke katerkembore te prodhuar me shumice dikund andej nga Kamza e Mziut te Zi.

    DIKUSH-et drejtojne kete vend, ata te vrasin diten per diell, te qajne naten me hene, te thurin lavde pak para kremimit tend te urdheruar nga shalabageja Ermelinda Germenji.

    Marionetat e Keshillit Mbykqyres, te huazuar nga ateliete e Teatrit te Kukullave, levizin me nje ritem, pergjigjen me nje goje, aprovojne urdherat e DIKUSH-eve dyfish te perkulur, shohin e nuk veshtrojne, degjojne e shndrohen ne shurdhe.
    Nje gje ama dijne ta bejne symbyllur, vjeljen e perfitimeve perrallore pa luajtur te prapmet.

    Braçe mistreci i Beratit si asnjehere me pare ka te drejte, i gjithe Keshilli eshte i perfshire ne kete krim monstruoz, jo aq per vjedhjet e aprovuara keqedashesisht e ashiqare te hajduteve brekethasore, sa per lejimin dhe aprovimin e politikave monetare te Bankes se … Shqiptareve.

    Leku fiton pike ndaj dollarit dhe euros – shkruan nje analiste ne DITA, pa u thelluar sado pak ne shkaqet qe sjellin nje forcim te tille qellimisht te droguar, me urdherat e DIKUSH-eve.

    Dhe nuk do vonojne te ndihen ne lekuren tashme te thare te banoreve fatkeqe te ketij vendi pasojat katastrofike, me uljen drastike te eksporteve tona, rritjen e importeve dhe ajo qe DIKUSH-et prisnin me kohe, shitjen e qindra mijera ndertimeve qe kane bere pak me leje e shume pa leje, para se urrejtja popullore t’jua lere asin ne duar.
    Ne fund te fundit per kete punon Keshilli Mbikqyres, per te pasuruar gangsteret e veshur me pushtet, DIKUSH-et.

    Mbase edhe nuk e kane idene se ruajtja e nivelit te shkembimit te lekut me monedhat e huaja, pse jo edhe nje zhvleftesim i programuar i tij sjellin prosperitet ne ekonomine e shqiptare-prodhuesve te te mirave materiale.

    Mbase mungojne kartmonedhat e reja per tu hedhur ne tregun valutor, nga lehtesimi qe i beri arkes se thesarit gangsteri Fullani ne vite.

    Me siguri urdherin e DIKUSH-eve ja percolli Edi AuNirthte Rames, gjashte dite pas skandalit ne takimin gazmor te se njejtes dite kur menjehere “shkriu” lidhjet dipllomatike me kater vende, ku perfundonin parate e vjedhura te shqiptareve, mes tyre nje vend aleat te NATO-s – Portugaline dhe nje vend ballkanik – Bosnjen !

    Ndaj Fullani pyet i çuditur “pse jam ketu i arrestuar”, ndaj Maks Velua zbulon pisllekun e tij trupor dhe shpirteror duke flakur tutje velon qe e mbulonte, ndaj Edi AuNirthte Rama e ka marre me te shtruar, me nge, vallen shamilart te napolonit te Senes.

    DIKUSH-et po kerkojne nje zgjidhje, DIKUSH-et urdherojne heshtjen ediramore.

    • Pak me pasion por autopsinë kryeministro-bankare më duket se e ka bërë sakt “Xume Protopapa”? Dikush-ët them se e kanë emrin dhe mbiemrin “Katovica shqiptare” apo “menaxherja në prapaskenë e skenës”? Tung z(znj.) Xume….!

  • Po ceshte kjo deklarate ore??? Eshte ne terezi ky??
    Po ky sikur do tja linte drejtesise te fliste, cfare ka tani qe na mbron ate fare keshilli. Dmth faji i Fullanit i gjithe e? Po keta pacavuret qe ekane patur detyre funksionale te kontrollojne administrimin e Fullanit, keta asnje faj?? Dhe kush na e thote kete: Kryeministri.

    Ore ka njeri qe ta keshilloje kete qe kjo qe ka thene eshte nje supergafe!

  • Zotriu i nderuar Edi Rama asesi..asesi nuk guxon te vizitoj Serbine……….kjo eshte kurth per te i pregatitur nga agjentura Serbe dhe Ruse e lidhur me dergucet terrorist e vrasesit cqetnik Sali berisha dhe Luzim basha te …kjo kurth i eshet bere edhe kreut te mehershem te socialistve…Fatos Naos ne kret duke u takuar me Milosheviqin te ciin takim u shfrytzua te diskreditohet personaliteti i Nanios ner Kosove dhe Nano kuir me nuk ariti te kthej tek ai besimin e kosovarve…spiunet serb .Berisha dhe Rugova perfiituan nga kjo..ata me milosheviqin takoheshin ne menyre te fsheft ….. ,,,,,,,,,,,,

  • “amy”nuk e di si fliste Berisha,njehere e theshte tjeter gje heren tjeter,sa edhe me i lojturi nga mente çuditej si nuk mbante mend ç’fare kish thene para dy muajsh e ç’fare thoshte me vone,e etehere populli thosh” I KANE RENE TRUTE NE QAFE”,por edhe kishte halle te medha,si vjedhjet e vajzes,te djalit,Gerdeci,rruga e Kombit,21 Janari etj,etj,po ky i riu sot ku e ka hallin qe nuk di se ç’po prallis? TE KETE DHE KY NDONJE HALL TE MADH? Po mendon se vendet e punes ja ka mare LSI,se pasurine po ja vjedhin militantet e Ilirit,se korupsioni po vazhdon si ne kohen e Saliut,se nuk e pranon asnje organizate partie e PS ne rrethe se i mashtroi dhe e kane perzene? E ke pare si bredh rugeve te Shqiperise,pa bere nje ballafaqim te puneve ne asnje rreth? Ke pare si po reagojne socialistet se i mashtroi dhe po u tregon brylin? Kjo besoj do jete shkaku se po e ndjen se po i vjen Qershori dhe nuk mund ti mashtroje me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *