Avokati mbrojtes i Ardian Fullanit, Maks Haxhia, ka folur sot per arrestimin e klientit te tij de akuzat e ngritura ndaj ish-guvernatorit. Haxhia konfirmoi informacionet e dhena nga media ne lidhje me deklaraten e Fullanit dje ne gjyqin me dyer te mbyllura se ishte i habitur me arrestimin dhe se e kundershtonte akuzen.
“Komunikimi me z.Fullani është ai i djeshmi,mbasi Gjyakata vendosi që të lërë në fuqi, vendimin e saj, të marrjes së masës së arrestit me burg në mungesë, kërkuar nga organi i akuzës, po z.Fullani u akuzua me veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Kuptohet që, kushdo që ndodhet në atë situatë, nuk është situatë e pëlqyeshme; është një situatë nën stres dhe një situatë ku e sheh veten, pas një veprimtarie, kontributi në profesionin tënd, në detyra shtetërore mëse 30-vjeçare dhe përfundon një ditë si ajo e djeshmja, ku z.Fullani, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, përfundon pas hekurave nën akuzën e shpërdorimit të detyrës”, tha Maks Haxhia ne studion e gazetares Ilva Tare.
Ilva Tare: Media ka raportuar se në komunikimin që ka pasur dje në Gjykatë, ka thënë se jam i habitur që ndodhem këtu. e konfirmoni këtë?
Maks Haxhia: Natyrisht që e konfirmoj, sepse z.Fullani, për mendimin tim kuptohet dhe me aq sa ne jemi njohur me materialin, nëpërmjet Gjykatës dhe jo nëpërmjet organit të akuzës, në të gjithë atë material ne konstatojmë se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale, të asnjë lloj vepre penale dhe aq më pak të shpërdorimit të detyrës.
Ilva Tare: A ka pasur precedent në të kaluarën për raste të tilla, akuza për shpërdorim të detyrës, që të arrestohet zyrtari apo funksionari që është akuzuar?
Maks Haxhia: Unë mund të them vetëm kaq: Në referim të Kodit të Procedurës Penale, në të cilin radhiten një sërë masash të sigurimit personal, ndaluese dhe shtrënguese i themi ne, masa e arrestit me burg është masa më ekstreme. Në qoftë i ndajmë në përiqndje, janë shumë shumë të rralla ato raste kur Gjykata aplikon masën e arrestit me burg ndaj personave, të cilët akuzohen për këtë vepër penale. Aq më tepër për një person, siç është Guvernatori, duke e lidhur jo se është Guvernator, por duke e lidhur me largësinë që ka, si pozicion kulmor, me personin që ka pranuar – të paktën siç jemi njohur – vjedhjen e sasisë së parave dhe mekanizmin e kësaj vjedhjeje.
Ilva Tare: Ka gjithashtu një tjetër lajm, nëse mund të ma konfirmoni, që është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e tij.
Maks Haxhia: Jo, absolutisht! S’ka përse!
Ilva Tare: Nuk keni dijeni për këtë! Nuk ka arsye pse të merret.
Maks Haxhia: Jo se s’kam dijeni, por në mënyrë absolute e kundërshtoj dhe ju siguroj se s’ka lidhje fare me procesin.
Ilva Tare: Po përsa i përket apelimit, që ju do t’i bëni masës së arrestit? E keni bërë?
Maks Haxhia: Po, sot e përfunduam dhe nesër do ta çojmë në Gjykatën e Shkallës së Parë, sepse ashtu është procedura dhe ajo e kalon në Gjykatën e Apelit, e cila, me t’u depozituar akti i apelit në Gjykatën e Apelit, në sekretari, brenda dhjetë ditëve do të shqyrtojë masën e sigurisë.

O Maksi.Na plasi b.., se qenka i stresuar Fullani.Cfar do ti qe te hedh valle pogonishte.Vetem ti, po e lirove si avokat vipash me eksperience qe je, e bene ate te kerkcej jo vetem pogonishten por edhe vallen. dyshe myzeqare e vallen e Kuksit
Uauuuuu!
Ku e gjete kete,more pazarexhi???
Po pse cfare do priste ky HAJDUT???
Po cuni i tij qe fshinte bythen me 500 euro,cfare ben tani????
Keto na thuaj,o Maksi,se te tjerat i morem vesh!!
-Kush ja ka fajin??
Eshte i stresuar eee… Po kur vodhi parate e shqiptareve nuk u stresua fare?
More Maks djali! Po te kam nip nga Progonati more lanet, c’na prek telat e zemres e na ben edhe neve, ketej nga malet, me ilet. More pyet babain se cfare bejme ne me balon ne se ujku bie nder dhen dhe na ben dem edhe nje shelek. E shtrojme ne dajak e i varferi Balo ulerat. Po se gjen gje. Keshtu eshte edhe me ate malukatin tend. Mos u shqeteso Maks djali, se nuk e gjen gje vetem do argaset nje cike.
Të tërë gëzohen kur pasurohen e vjedhin, të tërë stresohen kur arrestohen, të tërë çstresohen kur lirohen? Ky është një fenomen gjithëpërfshirës por është shumë më keq kur je bythëlëpirës!? Si ky fullhajni? Tung!
@Pëllumb zaimi
Qartë dhe saktë Pëllumb!
Në fakt unë u habita kur nuk e pashë të vrenjtur pas hekurave në gjykatë, pasi mendoja që të gjithë të arrestuarit me faj fillojnë vallen kur arrestohen. Kësisoj thashë me vete: – “Po ky mendjemadh është që nuk po shpreh me forcë lumturinë për arrestimin”?
Ai paska qenë i mërzitur sepse nuk e konsideronte veten fajtor dhe unë se dija Shyqyr që të kemi o Maks se na jep sihariqe.
Është bërë modë këto kohët e fundit që të gjithë vjedhin, madje në garë me njëri-tjetrin kush shpallet kampioni i vjedhësve. Gojët e liga thonë se ka pasur edhe hajdutë që vidhin përmes bllokut të shënimeve (nuk di nëse sot kjo metodë funksionon apo jo), madje thonë edhe se ka gjyqtarë, të cilët kanë lidhje me guvernatorë, që i kanë nxjerrë të pafajshëm këta bllokaxhinjtë. Mirëpo kjo punë është një qerthull i mbyllur prej nga nuk dilet dot pa t’u lagur bytha edhe në rastin kur je bythëlëpirës, sepse për të shpëtuar veten “bytha e lëpirë” të lë në baltë nganjëherë dhe të bie të paguash edhe për bllokaxhinjtë…
Neni 242 i Kodit Penal thotë: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.”
Nuk e kuptoj përse mërzitet ky, në vend që t’ia fillojë valles?! Si person që ushtronte funksione publike, me dashje (sepse s’ka pasur pengesa nga askush) s’ka kryer veprimet, çka bie në kundërshtim me ligjin dhe përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës. Vërtetë mund të mos ketë përfitime materiale për vete, por ama të tjerët notonin në paratë e shqiptarëve të fituara me pa të drejtë. Interesat e shtetit shkuan për lesh. Në rregull është ky! Se po të ishte një rast i shkeljes, po themi që gjykata duke mos i respektuar dëshirat e tija ,mund t’ia dënonte me gjobë, po themi maksimale 1 milion lekë (do thoni ju që ia paguante Bitraj, se i kishte para xhepi ato), por ky e ka këtë mosveprim në pesë raste, kështu që po nuk i futën një shtatëshe, të paktën një katërshe a pesëshe do ta hajë. Sipas logjikës së Maksit ky duhet të vallëzojë, përse e të rrijë i vrenjtur?
Maksi e ka loje kete, ai do qe ti rritet akuza, ne menyre qe te rjepi sa me shume lek, hajdutit qe nuk dinte gje per banken.Te ngelet ne burg dhe ti sekuestohet gjithe pasuria monetare e imboliare, ta cojne ne nivelin zerooooooooooooooooooo
Me pelqyen komentet e çobanit ngaKurveleshi dhe Pellumb Zaimit: ” Kur vjedhin pasurohen,kur arrestohen stresohen. Ska nevoje per koment me tej
Faleminderit ” Pellazgu” dhe ” Dashamiri”! Jam me çdo gërmë e fjalë të komenteve Tuaja dhe ju shpreh mirënjohjen time? Nderime të dyve pa harruar dhe ” Çobanin kurveleshas” për komentin domethënës ashtu si tuajët? Shtoj se ” Pellazgu” po i afrohet shumë dhe marrjes së një çmimi juridik!? Tung!
SHENIM
Dikur, poeti i njohur Agim Gjakova ka botuar një vëllim me poezi me titullin bukur të gjetur: “Dhe thonë se paqe ka në botë…”. Qysh atëherë më vinte mirë ta përdorja në bisedat e mia me miqtë dhe shokët shprehjen e tij “dhe thonë se…”. Kjo është shumë e goditur dhe vlen të përdoret edhe sot në një formulim të ri: “Dhe thonë se kanë bërë shtet…”. Përveç konotacionit ironik që kjo shprehje ka, unë i shtoj asaj edhe sensin e indinjatës e të neverisë për të gjithë ata që tundin e ndotin mjedisin shqiptar me bajrakun e “shtetit ligjor”. Sepse vetëm i tillë nuk është ky shteti ynë. Përderisa të gjithë, vendas e ndërkombëtarë, e pranojnë që gjyqësori në këtë vend ka marrë përmasa dhe forma monstruoze të degjenerimit, të degradimit dhe të korruptimit, atëherë nuk ka si ta mbajë goja të thuash se kemi shtet juridik. Shtetin juridik në këtë e vend e ka marrë jo lumi, siç thotë populli ynë, por e kanë marrë plepat. Po, po, plepat, me ato kurset tremujore që monstra udbashe e Viçidolit hapi për qëllimet e tij ogurzeza. Për rrjedhojë, prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët tanë të plepave, me aq ‘njohuri’ sa kanë marrë nën hijen e plepave dhe nën fëshfëritjen e gjetheve të plepave, nuk mund të prodhojnë aspak dhe në asnjë rast drejtësi dhe shtet të së drejtës, përkundrazi, ata kanë prodhuar e prodhojnë vetëm vendime që përkthehen në letra kartëmonedhash për xhepat e tyre dhe të atyre që i vendosnin në punë. (Se druri i plepave është shumë i mirë për prodhimin e letrës, që shërben për bankënotat e letrat e tjera me vlerë…).
Por le të vijmë te tema e ditës, te skandali i ditëve të fundit, vjedhja e Bankës së Shqipërisë, te qëndrimi stoik, megalloman dhe prej padroni të paprekshëm të ish-guvernatorit të Bankës, i cili, pas gjithë atyre zullumeve me mungesën e sigurisë në venddepozitat e parave, me mosbërjen e qëllimshme të rregulloreve për ruajtjen dhe inventarizimin e parave, me tenderat abuzivë, me pagat marramendëse të vetes dhe të bashkëpunëtorëve të tij ‘mbikëqyrrës’ dhe ‘autistë’ dhe, më në fund, me një vjedhje skandaloze të tipit të filmave hollivudianë (tani edhe të tipit fullhajnë) jo vetëm shpërfilli me përbuzje e përçmim zërat e atyre shqiptarëve të shumtë, njerëz të popullit a politikanë, që kërkonin dorëheqjen ose shkarkimin e tij, por doli si një gallof e struc i fryrë duke i bëri karshillëk edhe vetë shtetit.
Dy fjalët e sipërme në thonjëza nuk janë shkruar gabim, por të shkruara ashtu ato flasin qartë për pozitën e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, të cilët, të qyrravitur e të jargavitur nga pagesat astronomike që u jepte guvernanti i tyre, iu lëpinë atij deri në minutën e fundit, duke e marrë në mbrojtje dhe duke mos pasur kurajën ta shkarkonin atë, madje me ceremoni. E si mund ta shkarkonin ata një “filantrop” të tillë si Ai, që i doroviste ata sikur të ishin jo pjesëtarë të elitës kapitaliste shqiptare që marrin në postet e tyre ku punojnë miliona lekë në muaj, por sikur ishin konviktorë kokëqethur të ndonjë jetimoreje… (Ah, sikur ky bamirës jashtëtokësor si Fullani, të kishte ndihmuar institucione të tilla si “Zyber Hallulli” dhe jo Kulet, Meksët, Gjonët, Civicët Milot! Po tani që ai ndodhet në qeli, a po puthet ai me Milon?
Nuk ka ndonjë çudi këtu, dhe kjo mund të ngjasë, se mund të ndodhë fare mirë që, si në rastin e Lulit për vjedhjen e milionave në Rrugën e Kombit dhe për shitjen e detit Greqisë, të Mediut për vrasjet në Gërdec, të Saliut për 21 Janarin, për Imamët e Mbrojtjes etj., etj., edhe në rastin e Fullanit të fryjë përsëri ‘era e plepave’… Guvernanti alien, i pavaruri i planetit, ka bërë aq sa t’i lërë vend vetes të gëzojë, pa i hyrë gjemb në këmbë, pasuritë marramendëse të vëna me”djersën” e tij. Do ta ketë ai me siguri, pranë shtatit të tij, një ’plep’ të lartë, siç thotë diku Dritëroi, ‘si një murg i ngratë’ që do t’i bëjë hije të paprekshmit të këtij shteti të së padrejtës.
Edhe fjala tjetër në thonjëza, ‘autistët”, nuk është lapsus, por u takon atyre të “auditit” të Bankës, të cilët është më e pakta dhe shumë lehtësuese t’i quash të tillë, debilë, të paaftë, të papërgjegjshëm, pasi ata për çdo veprim që kanë bërë ose nuk e kanë bërë për ruajtjen (dua të them: për vjedhjen e parave) kanë qenë të vetëdijshëm dhe mbajnë jo më pak përgjegjësi penale se ai që nga brenda ‘shtëpisë’ mbushte brekët me para banke sa t’i donte qejfi, kur t’i donte qejfi dhe sa herë t’i donte kokrra e qejfit, në një kohë që ata që unë po i quaj ‘autistë’ trajtoheshin, nga guvernanti më i pavarur i këtij planeti, si pashallarë, me paga të majme, me dieta, me favore të tjera në mensat e bankës. Sepse paguante për ta populli i varfër, nëpërmjet “Zotit të parave”, Fullanit (seç më kujton kjo atë filmin “Zoti i luftës”…) të atij amerikanit.
E, pra, a kemi të bëjmë me shtet juridik këtu, kur siç flitet rëndom, ky guvernar, që me auerolën e “pavarësisë së Bankës”, duke u sjellë vetë Ali e vetë Kadi, merrte e mbante në punë dhe superpaguante hajdutë bixhozçinj të parave të popullit dhe, si një i përkëdhelur i politikës, për të siguruar në kohë shpatullat e tij në rast të papriturash, merr në punë kunatat, gratë, vajzat, nuset e eskponentëve të shpifur të këtij shteti të falimentuar, duke e kapur, kështu, për leshrash politikën e këtij shteti bankrut (që, siç është shprehur një e paedukatë nga foltorja e parlamentit të menderosur prej saj, ka shkuar për lesh).
A do të dalë vallë ndonjë ditë se cilët politikanë, ata murgj të ngratë të Fullhajnit që janë përlyer në aferat e ‘bamirësisë’ që ka ofruar për ta ky birbo Fullhajni, i zhytur vetë në para dhe pasuri?! Le të shohim! Le të shpresojmë! Por, siç tregojnë bathët e këtyre 25 vjetëve të fundit, duhet të kalojnë dekada e dekada, që ‘arkeologët’ të zbulojnë tumat ku janë varrosur bëmat skandaloze të shtetarëve të këtij menderosuri ‘shtet juridik’ që ata përflasin se paskan ndërtuar. Me sa duket, këta qyrravecë të mjerë, por të kollarisur, të pasuruar brenda natës e me bark të dhjamosur me paratë e këtij vendi, ia kanë matur kokën me pe këtij populli, i cili, çuditërisht, po i duron kaq gjatë, prej një çerek shekulli. Me sa duket, populli kënaqet duke parë TV e duke lexuar gazetat dhe ndihet i ngopur kur sheh e dëgjon për skandalet e njëpasnjëshme të shtetarëve e politikanëve të ‘shtetit juridik’, dhe bie në gjumë i shokuar nga skandali i radhës e ngrihet në mëngjes me veshët pipëz për të rrokur skandalin e ri, duke gatuar kështu rrënimin e vet (se shtetit të tij s’i ka mbetur gjë pa rrënuar – presidenca është kthyer në garnizon ushtarak i atij që i dhuroi kolltukun, gjykatat e plepave po janë ‘të pavarura’, prokurorët, ose nuk janë të zot të ‘mundin’ gjyqtarët e plepave, ose bëjnë gjumin e radhës mbi dosjet, parlamenti është kthyer në një kazan ku zien çorba e ndyrë e sharjeve dhe e grushtave, Erendirat e AMA-s, si ato të Markesit, i bëjnë shërbimet gjyshes që i gjeti punën, SHIK-un e drejton një shtetas i huaj, KQZ-ja u jep në tavolinë fitoren atyre që vjedhin votat, e institucione të tjera që quhen ‘të pavarur’ kanë në qafë litarin e shtrigës që i mëkoi dhe i gatoi për 8 vjet me radhë në pushtet e megjithë këto struktura fundërrina të despotit…thonë se ka shtet juridik(!).
Mjerë ky popull, që quan fitore protestën që solli dorëheqjen e një ministri të Brendshëm vetëm pse shtyu me dorë një gazetar mistrec apo daljen në bulevard për armët kimike të botës dhe i shkon akoma prapa plakut Berishoviç, që dje mbante në dorë shishet e urinës së padronëve të tij, të cilëve me një servilizëm të paparë u shërbente tërë zell, kurse sot mban në dorë armët e zjarrit dhe vret në pllakat e Bulevardit njerëz të pafajshëm vetëm pse mbanin duart në xhepa (ndalohet ecja në rrugë me xhepa të ajtme! – Prefekti i Tironopojës!).
Mjerë një popull që vegjeton e vegjeton, edhe pse mbi të nuk kanë të sosur poshtërsitë, shkelja me këmbë, poshtërimi i një populli të tërë prej politikanësh vampirë që kanë grabitur në masë të pallogaritshme pronat e tokat e këtij vendi dhe, pa pikën e turpit, i bëjnë karshillëk hallkut të papunë e të pabukë duke reklamuar veten dhe fëmijët e tyre sesi e nxijnë prapanicën në plazhet e Karaibeve a të Dubait a si fshijnë djersët me kartëmonedha 500 euroshe…
Vaj medet, për një popull që gënjehet, beson dhe hesht kur dëgjon ata që thonë se ‘shtet juridik ka në Shqipëri”!…
Faleminderit ” Pellazgu” dhe ” Dashamiri”! Jam me çdo gërmë e fjalë të komenteve Tuaja dhe ju shpreh mirënjohjen time? Nderime të dyve pa harruar dhe ” Çobanin kurveleshas” për komentin domethënës ashtu si tuajët? Shtoj se ” Pellazgu” po i afrohet shumë dhe marrjes së një çmimi juridik!? Tung!