Fitorja e Shqipërisë ndaj Portugalisë ka bërë një jehonë të madhe në të gjithë mediat botërore, duke u cilësuar si një ndër surprizat më të mëdha të këtyre eliminatoreve. Por duket se forca e kuqezinjve nuk i tremb aspak rivalët serb.
Në mediat serbe fitorja e kuqezinjve ishte një befasi e madhe. “Futbollistët e Shqipërisë bën një surprizë të madhe në këtë fillim të kualifikimeve për ‘Euro 2016’, pasi në Lisbonë mposhtën përfaqësuesen e Portugalisht minimalisht, 1-0”, shkruan “Kuriri” serb, duke kujtuar se Portugalia luajti pa Cristiano Ronaldon.
Edhe “Blic” e konsideron të habitshme fitoren e shqiptarëve, sikurse gjitha mediat tjera serbe. Serbia ndërkohë ka luajtur të dielën në mbrëmje ndaj Francës duke arritur një barazim 1-1.

O gazetar, mund edhe te sqaroje qe ndeshja mes Serbise dhe Frances ishte miqesore….apo jo?
O cdo ti bejme ne Serbise … Turpi i Brazilit do jete shume here me i vogel nga ajo qe do i ndodhi Serbise
po