Alqi Koçiko
-Zoti Velo, intervista juaj te Mapo u prit me një stuhi reagimesh, shumica kundër…
Në fakt, unë i prisja këto reagime. E vërteta është se unë i kam thënë edhe më herët këto gjëra, më saktë ka njëzet vjet që i them. Nuk është ndonjë sakrilegj të thuash atë që mendon, kur e mbështet në realitetin e gjërave, në faktet dhe shifrat. A është gënjeshtër të thuash se myslimanizmi përgjithësisht ka sjellë regres dhe ngadalësim të përparimit? Po kështu edhe shqiptarët veriorë në lidhje me produktin e kriminalizimit të shoqërisë.
-Krimi megjithatë, nuk është se ka ndonjë ekskluzivitet zonal…
Shiko diçka… Ata që më shajnë, sidomos nga Veriu, thonë këtë gjë: Na pranoni kështu siç jemi, bashkë me krimin që prodhojmë. Na pranoni me informalitetin, vjedhjen e energjisë, ndërtimet lukuni pa leje, me gjithçka antiligjore. Por ata kanë një problem, se nuk bëjnë një bilanc. Shifrat e krimeve, volumi dhe shpeshtësia e tyre flasin vetë. Padyshim që ka shumë shkaqe, por kjo është e vërteta dhe unë jam për të vërtetën. Nuk mund të fshihemi me lojëra fjalësh dhe artifica. Le të marrim e të numërojmë me çfarë janë mbushur burgjet e vendeve të tjera, të Italisë, Greqisë, Anglisë etj, deri dhe në Amerikë flitet për krimin shqiptar që vjen nga veriu i vendit.
–U akuzuat ndërkohë nga komentues të ndryshëm se vini shenjën e barazimit edhe mes myslimanëve dhe Veriut…
Po e pashë. Dhe më sillnin shembuj si psh, Laçi është verior por katolik, pse ka kriminalitet ai qytet? Kjo është nxjerrje nga konteksti. Unë nuk kam barazuar dy gjërat, sepse ndonjë ilustrim për të kundërshtuar ato që kam thënë unë, gjendet gjithmonë. Problemi është ky: le të marrim një hartë të Shqipërisë, dhe le të vëmë nga një pikë, apo gjilpërë, kudo ku është mbjellë dhe mbillet hashashi, droga në këtë vend. Ju siguroj se nuk do të gjeni asnjë zonë ortodokse. Pse? Sepse për kulturë, për formim dhe mënyrë jetese, i janë kushtuar punës, prodhimit, djersës së tyre. Kjo më bën mua anti feve të tjera? Le të marrim Lazaratin, një fshat mes një zone me fshatra ortodokse minoritare. Asnjë nga këto fshatra nuk është marrë me hashash. Terreni, vështirësitë etj janë njësoj, por ata i janë kushtuar punës, tregtisë, bujqësisë etj. Tani i bie që meqë them të vërtetën, jam antishqiptar? Jo zotëri….
-Ju sollën për ilustrim edhe Skënderbeun, një “verior”…
T’i lëmë këto. Nuk kam ndërmend të hyj kaq thellë në histori. Të mos bëhemi qesharakë, por të reflektojmë për këto që na ngjasin.

Intervista e Maks Velos mendoj se nuk i sherben aspak qellimit qe ai mund te kete paravendosur ne mendjen e tij. Ajo nuk i sherben as momentit aktual, kur na duhet bashkimi dhe jo perçarja. Kundershtite ndaj tij nuk duhen bere me ofendime rreth tij. Ai ka mendimin e tij, qe sigurisht eshte ne opozite me shumicen dermuese te shqiptareve.
Ka nje rregull themelor te pashkruar ne kapitalizem :
” Me qenin duhet te sillesh qenshe ”
DASHAMIR DASHAMIRI
Maks Velo ka plotesisht te drejte. Falemnderit z. Velo!
Ky eshte nje dallkauk se myslimanet ne lazarat nuk ishin kultivus te droges,po ashtu dhe mendimi per verioret seshte i vertete.
Shume e arsyetuar dhe e vertete ajo qe ka shkruar Maks Velo, por shumica nuk guxojne ta pranojne. Shihni burgjet ne Shqiperi me se jane mbushur, vetem me myslimane ,edhe jugore ka ,por me pak. Shihni kush u vra ne 97 ,vetem myslimane e shume rralle katolik e sidomos ortodokse ,eshte nje realitet i pamohueshem.
Everteta na djeg.Maks Velo ka vandosur piken mbi i.
Me gjeni nje tironas qe te kete mare me zor token e tjetrit. Keta te veriut jo vetem i xane tokat tona,por nuk pranojne as te paguajne me cmimin e tregut, ndersa tokat e tyre ne veri i kane.
Provoni te shkoni ne tokat e tyre te zini ndonje parcelle. Mjafton kjo per te dale te koncepti i Maksit.