Përshëndetje Dita. S’ishte e thënë që të ruanim në kujtesë shijen e mirë që na la guida turistike Vlorë-Pogradec-Korcë-Përmet e së fundi e mbyllur në Sarandë e Ksamil. Në të gjithë këtë intenerar rrugët ishin të sistemuara dhe të asfaltuara, por jo vetëm kaq, fushat ndan tyre ta c’lodh vështrimin me gjelbërimin e harlisur. Kudo ndiej që punohej dhe jetohej. Por c’farë kontrasti, për mos të thënë cfarë fatkeqësie ishte një udhëtim tjetër nëpër fshatrat e Labërisë së Vlorës. Lajmërimi për mort na detyroj të mernim rrugën për të shkuar në një nga fshatrat e thella të lumit. Kisha disa vite që s’kisha udhëtuar në ato anë dhe pak dija për terrenin nëpër të cilin do të udhëtoja. Sa lë pas Babicën e Madhe ose sic quhet ndryshe Ali Kokën fillojnë peripecitë e një udhëtimi që s’mund të quhet ndryshe pervecse i mallkuar. Prej aty derisa hyn në urën e Peshkëpis je nën pushtetin e pluhurit i cili ka mbushur gjithcka në të dy anët e rrugës. Një peisazh krejtësisht i shformuar ku e gjelbërta është varrosur nën pluhur guri. Mbasi lë urën rruga e asfaltuar sikur të thotë :- Epo e keqja kaq e patë ! Por mendimi se kaq e patë është vetëm një gënjeshtër. Pas Peshkëpisë aty ku obelisku është ngritur në kujtim të dy luftrave të shkuara, mjeti papritur mer goditjet e para nga gropat. Një rrugë, që vetëm rrugë s’mund të quhet. Kalvari i troshitjeve në segmentin drejt Kotës s’ka të mbaruar. S’kanë të mbaruar as thirrjet e pavullnetshme. Ouuuu mos, dreq grope !, uff.. c’rrugë! kur makina lëkundet sa majtas djathtas si të ishte një kaike mes dallgësh. Por kush e dinte që kjo do të ishte e keqja më e vogël? Torturat e vërteta fillonin mbasi lije qafën Përrallit dhe merrje rrugën drejt Gjormit. Segmentet e asfaltit të mbetura andej-këtej ishin si fragmentet e një historie të lashtë. Si ta quash lënien në mjerim të kësaj rruge që shtrihet përgjat luginës më të bukur të Labërisë, përveçse një marrëzi ? Si mund ta lësh kështu një zonë që ka kaq shumë histori? Ta lësh komunikacionin në lumin e Vlorës në këtë mjerim, kur në pjesë të tjera të vendit jan shtruar rrugë ku vetëm ariu të thotë mirmëngjes?! Unë s’do ta quaja ndryshe përveçse dashakeqësi. S’më mbetet gjë tjetër veçse t’i them Zotit: – Të lutem mos zbrit të udhëtosh në këto anë se edhe mushka që ti ke krijuar do të pengohej dhe do të thyente këmbët.
Letër e nënshkruar
Krenar Cani, Vlorë
