Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Kush thotë A, ai duhet të thotë edhe B, more z.Cara! Nëse Ju mendoni se vendi i deputetit opozitar është në Kuvend sepse për këtë gjë është votuar dhe aty mund t’i shpalosë idetë e tij politike dhe nëse konstatoni se vendimi i atij që e bëri Saliu dhe Argita Kryetar të PD-së është i gabuar, atëherë ku është ajo fjalia e fundit?
Ajo që ka vlerë morale dhe që ndan shqiptarin nga llumi, ajo që thotë se dinjiteti i deputetit nuk mund të shitet dhe se interesi kombëtar është më i rëndësishëm se ai partiak. Thoni se do shkoni në Kuvend z.Cara.
Ai Cara që luftoi si luan në radhët e UÇK-së, nuk priti ta delegonin atje. Ai e ndjente se çfarë duhej bërë, ndaj dha jetën për kauzën kombëtare. Aty ndahet frikacaku nga trimi, shqiptari zemërluan nga jozefinat llapaqene.
