Kuvend, miratohet kërkesa për shkarkimin e Ardian Fullanit

Bledar Lumani

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar kërkesën e Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e Ardian Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa është miratuar me unanimitet.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i komisionit, Erion Braçe.

Sipas këtij të fundit, Këshilli kishte kërkuar shkarkimin e Fullanit për…shkelje etike dhe interesa të Bankës së Shqipërisë.

Kërkesa e Këshillit Mbikqyrës vë në dijeni Kuvendin për vendimin e Këshillit Mbikqyrës , për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, zotit Ardian Fullani.

Mbështetur në nenin 47, pika 2, germa c, të ligjit të Bankës sëë Shqipërisë. Baza ligjore ka qënë kjo: motivacioni është shkelje e etikës në punë, dhe cënimi i thellë i inters të Bankës së Shqipërisë. Ky është motivacioni që ka sjellë Këshilli në bazë të ligjit 47, pika 2, germa c. komisioni në përputhje me ligjin për Bankën e Shqipërisë”, ka thënë Braçe.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *