Një prokuror hero? Apo shumë shpejt për të shpallur heronj? (Dy opinione të kundërta)

redaktor

Ta promovojmë pra heroin

Nga Ilir Metaj

 

“Ajo është heroinë, ka 30 vjet që i shërben bashkëshortit të paralizuar.”

“Ai është hero, shiti pasurinë e tij per të ndihmuar të varfrit ”

“Ai është hero, ecën cdo ditë dy orë në këmbë të mësojë fëmijët e fshatit”.

”Ajo është heroinë, e mban spitalin vetem me duart e saj.”

“Ai është hero, e nxorri nga humbja kompaninë publike”.

“Ai është hero,…..”

Të tilla shprehje i themi çdo ditë, ndoshta pa e kuptuar se në fakt me këtë epitet “hero” mbajmë gjallë shpirtrat tanë, frymëzohemi dhe e ngremë shikimin mbi nivelin e rutinës, por jo në kufijtë e të jashtëzakonshmes. E bëjmë këtë instiktivisht, siç janë instiktive shumë funksione jetësore. Por ama, nuk mungojmë asnjëherë ta bëjmë, sa herë që na jepet rasti.Ja pra, kjo jeta jonë paska nevojë për bukën e përditshme, për ajrin e përditshëm, për diellin e përditshëm, për heronjtë e përditshëm. Për ata heronj që kemi mundësi t’í takojmë në jetë e t’í prekim, jo vetëm për ata që i shohim në filma.

Skënderbeu nuk mund të ushqejë jetët tona të përditëshme. Ne kemi nevojë çdo ditë për heronj, nga ata të heshturit, nga ata që nuk tundin shpatën dy metra të gjatë, nga ata që nuk janë të tipit të Mujit dhe Halilit. Sepse ata janë afër ose mbi mbinjeriut.

Ne kemi nevojë pra, për njeriun-hero, atë që mund ta prekim, ta aspirojmë, ta ndjekim, madje pse jo, ta kopjojmë, e, në mundshim, edhe ta sfidojmë. Pse i thërrasim heronj miqtë tanë si më sipër? Sepse, pavarësisht se janë frymorë të zakonshëm e jo supermen, ata janë “mall” i rrallë në tregjet tona. Jo pak nga ata që na rrethojnë janë antiheronj në të pazakonshmen e vetë të zakonshme.

Shumica “e braktis menjëherë bashkëshortin e paralizuar”, “ pasurohet vetë duke varfëruar të tjerët”, “’braktis shkollën e fshatit e fillon punën kamarier”, “shet ilacet e spitalit tek të sëmurët e vetë”, “e nxjerr me humbje kompaninë publike””, etj, etj…

Ndaj këta miq të rrallë që gjithsesi i takojmë perditë kemi nevojë t’í promovojmë e t’i quajmë pa mëdyshje ”heronj”! Sepse bëjnë atë që duhet të bëjnë në një sistem vlerash shoqërore. Pikërisht për këtë kemi nevojë: t’ua kundërvemë atyre që nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë, në këtë sistem antivlerash shoqërore. Duke i promovuar, duke i dashuruar, i inkurajojmë, i shtojmë dhe e bëjmë jetën tonë më të kuptimtë.

Ndaj, të mos lodhemi asnjëherë të duartrokasim si hero askënd që “bën detyrën” ku shumica bën “antidetyrën”. Se, pavarësisht historive tona dekurajuese, vjen një ditë që vlerësimi i shoqërisë e anon nga vetja kandarin e zgjedhjes “moral-para”. Dhe kur kjo ditë vjen (gjithmonë vjen më në fund), del një Prokuror Ramadan Troci që zgjon shpresë shqiptarëve. Dhe kur kjo ditë vjen, i paprekshmi e gjen veten pas hekurave. Ta promovojmë pra heroin. Atë që ndryshe nga shumë të tjerë, bën atë që ka për detyrë të bëjë.

 

Prokurori Troci duke përcjellë zv.guvernatoren Gjoni. Foto lart, prokurori Ramadan Troci
Prokurori Troci duke përcjellë zv.guvernatoren Gjoni. Foto lart, prokurori Ramadan Troci

 

 

Është shpejt të shpallim heronj

Nga Agron Berdaj

 

Gjasat janë se më shumë se një veprim i pavarur i Prokurorisë, arrestimi i guvernatorit Fullani është i varur dhe i orientuar nga politika. Më kot përpiqen disa ta quajnë ndalimin e kryebankierit si një akt gati heroik të një prokurori apo të një gjyqtareje, të cilët me një fuqi gati mitologjike u ngritën mbi sistemin, mbi piramidën e korruptuar të drejtësisë për të mbrojtur ligjin dhe të drejtën.

Këtë të gjithë do ta ëndërronim, por ka gjasë se nuk është ashtu. Siç po flitet edhe për këta punonjës të drejtësisë ka prova se dosjet e krimit i hapin dhe i mbyllin me urdhra politike. Ende në drejtësinë shqiptare në këto 24 vite opinioni publik nuk ka parë ndonjë Silvia Konti, përveç Tano Karidëve, të cilët i gjen me bollëk në politikën shqiptare.

Është akoma herët për të shpallur heronj në drejtësi. Arrestimi i Fullanit u duk si një rrufe në qiellin e pastër, një çudi shqiptare, por ka mundësi të mos kemi të bëjmë me një kurban të vërtetë të kryebankierit, por me një kurban të rremë si ai kurbani që thuhet se bëri Agamemnoni para nisjes së ushtrisë për në Trojë, ku në vend të vajzës, Ifigjenës, bëri kurban një drenushkë ndërkohë që vajzën përmes hyjnive e shpuri mes mrekullive dhe bukurive të Detit të Zi.

Të mos harrojmë që institucioni që vendos se do bëhet kurban apo jo kryebankieri, ende është vegla më e bindur e qeverisë në mërgim të SHQUP-it. Ndoshta në mënyrë të parakohshme, tepër emocionale, arrestimi i Fullanit i ka bërë optimistë mjaft njerëz, etj. Nuk dua në këtë rast të bëj as rolin e Kasandrës, as edhe të bie në pozitat e nihilistit, por as edhe të entuziazmohem deri në dehje. Era e ndryshimit duket në jetën shqiptare, por në drejtësi për të qenë realist deri tani nuk kemi jo erë por as edhe një fllad që të përkëdheli qoftë edhe një fije bari.

Korrupsioni në drejtësi është i betonuar në atë mënyrë ku në të ndërthuren interesa të pallogaritshme ekonomike, sisteme të sofistikuara korruptive të drejtuara nga një oligarki mafioze piramidale. Pa shpërbërë këtë sistem përmes reformave të thella gjithëpërfshirëse, si mundet të flasim për rilindje në drejtësi?

Share This Article
27 Comments
    • ajo qe thote Metaj eshte shume me me vlere sesa pershkrimi i Agronit. Nese nuk promovojme vlerat pozitive sadopak qe jane do humbasim te ardhmen. Duhet te zbulojme heroin brenda nesh qe te ndryshojme. Sesa te rrime te qajme per kobin ku jemi.

  • Zoti Agron te pergezoj per kete analizim shume interesant te kesaj situate te sistemit te drejtesise qe ka te beje me ish Guvernatorin e Bankes se Shqiperise.Jam shume dakort qe jemi shume shume larg reformes qe duhet te ndodhi ne Drejtesi.Gjithsesi duhet te presim dhe pak kohe sa te jepet vendimi se mbase ka ndonje drite shprese se mund te jete ndonje Gjyqtar qe mund te ndjeki rrugen heroike prej “Kamikazi” qe ndermorri Prokurori Ramadan Troci me urdher arrestin…Te uroj shendet Agron

  • E verteta eshte se ne apel do ta gjykoje e gjykoje Gjin Gjoni. Rastesi? Aspak. U la ne daten 16 shtator, kur ishte “dezhurn” ne gjykate Gjini, se datat ishin caktuar me pare, por gjykimi u la per Gjinin, se ai e ben mire kete pune.

  • Prokuror hero ?
    Me thoni si e ka blere shtepine ne Tirane. Apo ja ka lene i jati ?.
    Te tjerat jane perralla me Ali Baben

    • Po hajd t’ia ulim koken edhe ketij qe jep shenja se do te beje detyren dhe rrime ne hije e presim te ndryshojne gjerat vete. Ngelet duke share njerezit edhe kur punojne si duhet. Duhet tu japim zemer te vazhdojne ndryshe e humbem betejen njehere e mire. sa me shume heronj qe bejne ate qe duhet ne nje realitet ku asnje nuk e ben ate qe duhet po ngelem duke share e hedhur balte njesoj si mbi hajdutin edhe mbi ate qe do te denoje hajdutin. Turp. Hajde vrasim veten pastaj se qenkemi kot.

  • Shkrimi i z. Agron, hedh drite mbi hijet qe politika, e perfaqesuar ne kete rast nga i shume lakuari per korrupsion Ilir Meta, kerkon te mbuloje apo edhe te justifikoje reagimin “dinjtoz” qofte edhe me nje penelate lustre aktin skandaloz te vjedhjes se Bankes se Shtetit Shqiptar, nepermjet ndjelljes apo joshjes se opinionit publik drejt “veprimit heroik” te prokurorise madje duke e individualizuar ate me nje prokuror e nje gjykatese…. Te gjithe jemi skeptike per transparencen apo ndeshkimin realisht te nje veprimi te tille, sepse ai nuk eshte i vetmi por eshte ne vazhden e skandaleve te tmerrshme, pergjate ketyre 24 viteve ku jo vetem nuk jane denuar autoret dhe tutoret por , perkundrazi jane konsideruar shume te zote duke sfiduar drejtesine ne menyren me te turpshme… Prandaj basjkohem plotesisht me analizen e Agronit dhe kam frike se Iliri kerkon te “verboje” opinionin duke ndezur nje drite verbuese, se ciles kane per ti rene shume shpejt baterite… E komplimentoj z. Agron per kurajon dhe qartesine ne kete analize te shkurter por te sakte…

  • edhte nje prokuror qe po kryen thjesht detyren. Por duke pare situatene e drejtesise ne Shiperi mund te themi me plot gojen qe eshte nje djal trim sic jane vec Dibranet ne Veri, qe i dalin perballe armikut dhe jo ta godadin pas kraheve si Sale Tropojani.

  • Heronjtë bëhen pas veprave në dobi të shoqërise,jo para tyre? Troçi nuk mund të bëhet hero prej akuzës por prej asaj që do të mbrrijë akuza? Akuza nuk ka mbrritur në destinacion dhe fullhajni nuk ka mbrritur në burg? O Agron Berdaj? A je ai studenti i shkëlqyer i Akademisë Ushtarake që njoh unë apo ndonjë tjetër? Sidoqoftë shkrimi juaj më pëlqeu,je apo s’je ai që kam unë në mendje? Nderime te dy autorëve!

  • Z. Bertaj, tani te gjith mundohemi ne nje menyre apo tjeter te behemi heroj, edhe ti me artikullin tene, por duke I lane rrethanat e arrestimit nga kush e si ndikoje/erdhi , ky prokurori ,z. Troci tregoje qe paska BOLE> Deshiroj qe prokurori dhe familja e ti ta kaloj pa rreziqe.

  • I dashur shoku im i feminise! Me disa rreshta te thjeshta i ke bere nje analize te thelle korrupsionit te politikaneve shqiptare e kryesisht te ashtuquajtur gjykates e prokurore te korruptuar dhe veshtire eshte te gjesh nje Silva Konti shqiptare. Gjithmone ke qene njeri i drejte the trim kunder padrejtesive dhe korrupsionit dhe keshtu do te mbetesh tere jeten. Te njejtat mendime kisha dhe une para se te lexoja shkrimin tuaj.

  • Bravo TROCI – Prokuroret duhet ti sherbejne vendit e popullit te tyre.

    Lufte hajduteve dhe krimenleve ne nivelete larta te politikes.

  • Hero nuk eshte ai qe ben detyren,se po t’a benin te gjithe detyren ,te gjithe heronj do t’i benim?Heroi ben veprime te jashtezakoneshme,prandaj I thone hero.Ky prokurori ka zbatuar urdherin e Llalles,i cili ka zbatuar urdherin e Ustallareve nderkombetare.Pse u shkon ne mend se kjo mender drejtesie qe kemi ne te bente keto ndalimet e fundit? Une per vehten time nuk e besoj kurre,kush e beson genjen vehten.

  • Mediokriteti, injoranca perfshin edhe Diten. “Heroi” i diskutuar ka leshuar nje urdher arresti me nje akuze qesharake ose tallje bythe qe me nuk behet. Fullanit me kete akuze do i paguhet mire(megjithe se s’ka nevoje) cdo dite qe po rri aty pasi mbajtja ne arrest me kete akuze idiote eshte e paligjshme. Per druvaret shkurt, shperdorim quhet e akuzohesh e denohesh nqs ke mbush xhepat e tu, per gabime ne pune ose paaftesi e shumta shkarkohesh.

  • Nuk e di se cfare mund te them se n.q.s.keto prokurore (te rinj dhe nga mosha)akoma nuk e kane kuptuar qe eshte shansi i TYRE per te bere karriere ne jeten profesionale jane o´´idiote´´ose te cmendur ose te paafte.´´Per nje rast luan tere JETA´´ ka thene nje i mencur

  • Jo vetem qe nuk behet fjale per heronj por eshte vetem nje detaj i vogel qe edhe ne prokurorine shqiptare ka njerez qe nuk i thone rendom kembes dore . Kaq se ne deri me tash kemi pare vetem prokurore delirante qe e shfrytezojne “fuqine” qe u jep detyra vetem per favore personale. Ata jane njelloj si te gjithe nepunesit e ketij shteti qe kemi ngritur qe gjitheshka e rrotullojne rreth vetes , prandaj troci na duhet hero .Ky eshte vetem nje tregues se pse shqpitaret cuditen me nje gjes te tille dhe entuziasmohen deri ne ate mase sa e quajne hero ,Ne fakt i bie qe te gjithe ata qe nuk jane heronje jane pjesa qe i nxin faqen ketij vendi .

  • A nuk kuptoni or miq ! Ky popull i dhunuar ,i vjedhur ,i shtypur e sakatuar enderon heroj qe edhe kur pjerdh dikush ju duket hero ,ju duket “shpetimtari’ ju duket ylberi pas “shiut” qe nuk ka te pushuar ! Isha i bindur qe ky “hero” i kurdisur nga regjia e kryemafjes do dilte nje fllusk sapuni qe genjen e gezon femijt kur i fryjn ato me kallamin e ujit te sapunit ! Per njerez si ti Agron kemi nevoj e bravo por nuk po mjafton ma ! Kjo band esht konsoliduar dhe bashkvepron e organizuar per corganizim! Shkrimet tona i quan lehje dhe nuk do tja dij fare ! “Droga” e pasurimit ne kuriz te shqiptareve me cdo cmim ju ka zen veshet, syt ,shpirtin e skan me ndergjegje ,e as turp ! Luhet vetem teater qe te mbaj turmen te mberthyer ne karike e te mos bej ndonje “gabim” te cohet ! Po te cohet se nuk ka me tjeter zgjidhje !Pyetja esht :Kush do ta bej kte ???Kush do e coj kte “turm skllavesh” te sheshoj kte mal korupsioni e krimi ? Mendoj se po lodhemi kot vetem me shkrime se koha tregoj qe me keq terbohet “kafsha” e me e keqe behet ! COHU SHQIPTAR ……………

  • Me pelqen kedveshtrimi dhe ideja e Ilirit edhe nese del ashtu si thote Agroni. Nese rime te cjerrim faqet e te qajme se eshte ashtu si thote Agroni nuk do ja dalim kurre. prandaj me pelqen ideja e Ilirit per te promovuar e trajtuar si hero kedo qe ben detyren. sepse jane vertete shume te rrale ata qe bejne detyren keto kohe. Duhet ti kemi shembuj frymezimi. me mire frymezim nje njeri-hero-real me gjithe te metat e njeriut sesa nje hero virtual qe nuk me jep dot optimizmin se gjerat do ndryshojne.

  • jam me z.Metaj. Duhet te frymezohemi nga pozitivja tek kushdo hde te marrim shembull. Edhe nese eshte thjesht iluzion duhet ta bejme qe gjerat te ndryshojn per mire. Duhet te gjejme heronjte e perditshem e ti tregojme si rugen per te ndjekur ne vend te ndjekim rrugen e Shkelzenave e Argitave e Fullaneve e Gjin Gjonave. Vetem keshtu do ia dalim.

  • Ne nje vend ku askush ben detyren,s`do mend qe prokurori qe prangosi Fullanin do te quhet hero!Eshte si ai skeci i Durresit me makinistin qe futi trenin ne stacion brenda orarit.

  • Sa shpejt fillojme te quajme “heronj” njeres te pa njohur. Arestimi I Fullanit nuk ka sesi te jete veper e Trocit te vogel. Arestimi vjen nga udheheqja politike.Por dihet se kjo “udheheqje”,pavaresisht nga ngjyra qe desherojne te vetequhen, eshte komplet HAJDUTE. Si behen dasma miliarderesh nga pinjola qe jane rritur me triska??! Si jane ndertuar gjithe ato VILA TE SUPERMBROJTERA nga ata qe paguhen me jo me shume se 1000 Euro ne muaj. Qe nga Kryetaret e bashkive ederi te kryeministrat jane strehuar ne Vila si te Dubait. Nga I gjejne paret? Vetem duke vjedhur;por jo si ata qe arestohen per vjedhjen e nje dyqani. Fatekeqesisht, me duket e pamundur te vihet ne Shqiperi Drejtesi, per derisa komandojne ata qe u edukuan me tezen komuniste, kunder prones private

  • Pika qe s’ ju bie disave qe shpallin “heronj”. Ai prokurori nuk ka ba gja tjeter vetem thjesht detyren kundrejt rroges qe i paguajne shqiptaret. Pra ku na qenka “heroizmi” i ketij prokurori ? Ketu nder ne aktualisht kot lodheni te gjeni heroj se nuk ka nga ajo specie. Ketu gjen hajdute e te kooruptuar qe nga KM deri tek rojet e institucioneve. Boll o milet kungull. Te gjithe jemi nga pak hajdute vetem po nuk na u dha rasti.

  • aoegron analize shume objektive heronjte nuk vleresoen ne fillim te

    luftes por ne fund te saj

    urdherin e arestit e ka firmosur prokurori iperjgitheshem n.q.se po

    atehere ku qendron heroizmi iketij prokurori

  • Z. AGRON. MENDIMET TUAJA PER GJENDJEN E SISTEMIT GJYQESOR NE SHQIPERI JANE ME SE REALE. NUK KUPTOJ QE NJEREZIT QE KANE SHKELURL ME TE DYJA KEMBET LIGJET E SHTETIT GJYKOHEN PARA GJYKATAVE QE NE SHUMICEN E RASTEVE KANE DHENE VENDIME TE DEFORMUARA DERI NE DHENIE PAFAJQESIE K KKPER VEPRA TE RENDA PENALE PRANDAJ REFORMA NE DREJTESII SOT DUHEJ TE KISHTE PERFUNDUAR E TE VAZHDOHEJ ME REFORMA PER TE RILINDUR CDO INSTITUCIN TE VENDITTE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *