Aktorja e famshme turke, Türkan Soray, e njohur në të gjithë botën për rolin e saj në filmin “Shamikuqja” ndodhet në Durrës si e ftuara e nderit në edicionin e VII të festivalit Ndërkombëtar Veror.
Nostalgjikët e kinemasë turke të viteve ’80 do kenë mundësinë ta shohin nga afër “Shamikuqen” e Iliazit, e cila është njëkohësisht aktore, shkrimtare dhe regjisore, një ndër femrat më me influencë në botën e kinemasë dhe politikës turke.
Ajo ka mbërritur në Durrës për edicionin e shtatë të “Durrës International Film Summerfest”, që do të mbahet në datat 9-14 shtator ku publiku, do të shikojë prodhimet më të mira kinematografike. Në këtë festival do të konkurrojnë 8 filmat më të përzgjedhur të kohëve të fundit.

Qënka tjetër shamikuqe kjo? Po mendoja për shamikuqen që torturonte zhelal daullja i kamzës? Tung!