Grup pune për bashkimin tatime-dogana

redaktor

Është ngritur grupi i punës, i cili do të hedhë bazat për një nga reformat më të mëdha në fushën e administrimit tatimor, atë të bashkimit mes tatimeve dhe doganave. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Financave. Projekti synon uljen e kostove administrative, por dhe reduktimin e burokracisë për bizneset. Lidhur me këtë projekt, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka pohuar pak kohë më parë se “nuk është një reformë që mund të zgjidhet në çast sepse ka disa hapa, hapa të cilët ne i kemi pothuaj formatuar. Njëherë të sqarojë se ka disa opsione se çfarë është bashkimi dhe bashkimi mund të jetë organik, mekanik. Së dyti ka disa hapa, mund të fillosh me hapa të natyrshëm, të ngadalshëm, ose me hapa me kërcim. Që do të thotë se gjykon dhe supozohet se bashkimi të vijë fillimisht në këmbimin e informacionit dhe dy institucionet të ngrejnë një organizëm që mbledh të dy informacionet. Ose si fillim dy institucionet të këmbejnë informacionet bazë mes tyre dhe pastaj natyrshëm të vijnë tek një organizëm i përbashkët që e mbledh tërë informacionin. Objektivi ynë është që diku nga fundi i mandatit të bëhet ky bashkim, ose më saktë të përfundojë bashkimi”, ka pohuar Cani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *