Panariti në Kamzë për parandalimin e infeksionit të ullirit

redaktor

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,.Edmond Panariti është takuar me fermerë, ekspertë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Kamzës për të diskutuar në lidhje me marrjen e masave parandaluese për infeksionin e Trakeobakteriozës së ullirit. Kjo problematikë e cila po shfaqet në rajonin e Puljas në Itali ka sjellë dëme të mëdha në kulturën e ullirit dhe për këtë arsye marrja e masave parandaluese ka qenë dhe qëllimi i takimit të organizuar në ambientet e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Në fjalën e tij Ministri Panariti shprehu vendosmërinë për të bërë gjithçka që të jetë e mundur për parandalimin e këtij infeksioni. “Unë jam i sigurt që Universiteti Bujqësor, i cili është një qendër para-ekselence e kërkimeve në fushën e bujqësisë, ka të gjitha kapacitetet, ka të gjitha mundësitë, për të qenë mbështetës i qeverisë shqiptare në përballimin e këtij rreziku dhe padyshim laboratorët tuaj mendoj që mund të angazhohen në identifikimin e natyrës së këtij infeksioni. Pra, ti vëmë një emër për ato raste që dyshohen, nëse kemi të bëjmë në praninë e kësaj sëmundjeje që çon ne tharjen e shpejtë të ullirit, të vektorëve dhe pastaj të marrim një kompleks masash për të mbrojtur ullishtarinë tonë nga ky virus shumë i rrezikshëm”, tha ministri Panariti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *