“Përballja me Partizanin është një ndeshje zemre”

redaktor

Barazimi me Laçin ka ndalur ritmin e Kukësit që vinte nga dy fitore radhazi. 90 minutëshi ndaj kurbinasve ashtu si edhe pritej rezultoi i vështirë, pasi bardhezinjtë janë një skuadër me pretendime. Përpara për Kukësin është sfida me Partizanin, një duel direkt me ekipe që kanë objektiva të njëjta. Por për kapitenin e nënkampionëve, Hallaçi kjo është një sfidë jashtëzakonisht shumë e veçantë, pasi 31-vjeçari është një produkt i Partizanit, me të cilin ka debutuar në Superiore duke u aktivizuar për 6 sezone radhazi. “Ndeshja me Partizanin është e veçantë për mua, pasi nuk e kam mohuar asnjëherë që ai është ekipi im i zemrës. Por jemi profesionistë dhe do të bëjmë detyrën. Tashmë mendojmë për Kukësin teksa do të luajmë edhe përpara tifozëve tanë”.

Ashtu si kapiteni dhe një pjesë e mirë e tifozerisë kuksiane është e lidhur me Partizanin, por për Hallaçin gjithçka do të shkojë mirë, pasi ekipi do të dijë të japë sinjalin e duhur për të marrë mbështetjen e tifozëve. “Në Kukës ka shumë tifozë të Partizanit, por ne jemi profesionit dhe e dimë se si të karikojmë tifozët për të na mbështetur”. Kukësi–Partizani ashtu si e tërë java e katërt do të zhvillohet të dielën, por në orën 14:00.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *