Emiljano Vila, ndoshta lojtari më i shumëdiskutuar i kësaj merkatoje vere, është ai heroi i Partizanit, falë tij tifozët e kuq mund të festojnë fitoren e parë sezonale, një 1-0 i vendosur vetëm në fundin e kohës së rregullt nga pika e bardhë e 11-metërshit në një sfidë të ekuilibruar me kampionët e Shqipërisë Skënderbeun, një fitore që nis rrugën e ëndrrave të lavdisë për tifozerinë e kuqe.
Në “Qemal Stafa” në praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh të kuq, sfida nisi shumë e baraspeshuar, me dy skuadrat që në 20 minutat e para i kushtuan më shumë rëndësi fazës mbrojtëse sesa asaj sulmuese.
Në minutën 28-të Nexhipi provoi me një goditje dënimi, por gjuajtja e kapitenit të Partizanit nuk e kishte forcën e duhur për t’i bërë keq Shehit. Vetëm 2 minuta më vonë ishte skuadra e Skënderbeut që kishte mundësinë e shkëlqyer për të kaluar në avantazh.
Një goditje e ndaluar e Shkëmbit nga një pozicion i prirët nuk u prit siç duhet nga Alban Hoxha, por portieri i Paritzanit ishte me fat kur pa ti ndalej në trup tentativa e Arapit nga një distancë shumë e shkurtër. Fraksioni i dytë i lojës nisi me një zëvendësim në radhët e Skënderbeut me Nimagën që për shkak të problemeve me frymëmarrjen iu desh ti linte vendin brazilianit Marconi.
Mundësitë për shënim ishin me pikatore gjatë minutave në vazhdim ndërkohë që tek Partizani gjërat ndryshuan për mirë me hyrjen në fushë të sulmuesit Raçiç, i cili në mesin e fraksionit të dytë zëvendësoi kapitenin Nderim Nexhipi.
Në minutën e 80-të të kuqtë rrezikuan portën e Shehit dhe ishte pikërisht Raçiç ai që provoi me një goditje fluturimthi nga distanca, por portieri i kampionëve të Shqipërisë nuk e kishte aspak të vështirë për ta pritur topin.
5 minuta më pas gjërat u vështirësuan disi për Skënderbeun pasi mesfushori Markoni në vetëm pak minuta mori dy kartonë të verdhë duke lënë korçarët me 10 lojtarë.
Gjithsesi të kuqtë u shpërblyen vetëm pak sekonda më vonë teksa pas një kontakti mes Raçiç dhe Osmanit, arbitri Enea Jorgji akordoi penallti për skuadrën e Duros.
Emiljano Vila nuk gaboi nga 11-metrat duke kaluar Partizanin në avantazh. Ky ishte edhe goli i parë ish lojtarit të PAS Gianinas me fanellën kuqe, gol që i dha edhe fitoren e parë Partizanit në këtë sezon të ri.
Një gol që vlen ar, pasi minutat e shtesës nuk mund të ndryshonin asgjë, me Skënderbeun që pësoi disfatën e parë sezonale, ndërsa Partizani i gëzohet fitores së parë dhe kthesës së shumëpritur.

Bravo Partizanii …. (Vdekje Sali Rame lulzim Berishes )
I lumte djemve te Partizanit, duhet te vazhdojne rrugen e parardhesve te tyre. Na kenaqen pa mase me kete fitore.
forca PARTIZANI 🙂