Nëse s’i do njerëzit, s’bën dot gazetari

redaktor

Letër e nënshkruar

Kristi Pinderi, aktivist

 

Mësuam se gazetarë të Fiks Fare u paskan shkuar dy grave “që ndodheshin në situatë rruge, duke lypur, të cilat kanë pranuar ofertën e Fiksit për të dhënë me qira dy fëmijë të cilët do të përdoreshin më pas për të lypur pranë një institucioni shtetëror”.

E pakta që mund të thuhet për këtë rast është se sigurisht, kjo nuk është gazetari! Kjo është një tentativë antinjerëzore për të bërë skup në mënyrën më të lehtë dhe më të shëmtuar. Të bësh gazetari investigative do të thotë t’I hysh me themeli problemit të lypjes dhe të orientosh publikun drejt zgjidhjeve e sigurisht edhe drejt abuzimeve. Por të përdorësh mjerimin e popullsisë më të marxhinalizuar në vend e me këtë edhe të forcosh stereotipet ndaj këtij komuniteti, është gazetari

bastarde. Nëse nuk i do njerëzit, nuk mund të bësh gazetari. Qoftë edhe sikur të kesh të gjitha mjetet financiare dhe infrastrukturën e duhur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *