Toponimet, deklaratë e shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi

anazapta

Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi (Selanik) janë shumë të shqetësuara për situatën në të cilën janë përfshirë emigrantët shqiptarë dhe kryesisht fëmijët e tyre të lindur në Greqi. Prej muajsh qindra fëmijëve të emigrantëve shqiptarë të lindur në Greqi, u mohohet kalimi i kufirit Shqipëri-Greqi me arsyetimin se shkrimi i toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre, është në gjuhën shqipe dhe jo në atë ndërkombëtare. Problemi filloi para dy vjetësh me mosnoterizimin nga organet konsullore greke në Shqipëri të çertifikatave të fëmijëve të lindur në Greqi, të cilat nevojiteshin për pajisjen me lejen e qëndrimit të këtyre fëmijëve. Sot kjo vështirësi përfshin edhe pasaportat e të gjithë fëmijëve të lindur në Greqi gjatë 22 vjetëve të emigracionit shqiptar.

Në një deklaratë të këtyre shoqatave dërguar sot në DITA shkruhet:  “Njësimi (standartizimi) i toponimeve në botë vendoset nga Grupi i Ekspertëve mbi Emrat Gjeografikë të Kombeve të Bashkuara. Standartizimi i toponimeve greke nisi në konferencën e 5-të të UNGEGN-së (Kanada, 1987) dhe vendimi më i fundit daton më 2000 (New York) në seancën e 20-të të UNGEGN-së. Ky vendim kushtëzon shkrimin e njëjtë të toponimeve greke në çdo dokument zyrtar vendas apo të huaj. Pra, toponimet greke që në shqip shkruhen: Selanik, Korfuz, Kostur, etj. duhet të shkruhen relativisht: Thessaloniki, Kerkyra, Kastoria. Gjithashtu bazuar në vendimin e konferencës së 9-të të UNGEGN-së (New York, 2007) për standartizimin e emrave të vendeve, në vend të emërtimit shqip Greqi duhet përdorur ajo Greece. Kjo pengesë u ka vështirësuar jetën të gjitha familjeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi pasi fëmijëve të tyre iu ndalohet hyrja.

Muajt e fundit kemi parë familje, të cilave iu anullohen lejet e qëndrimit, pa marrë parasysh aspak problemet e jashtëzakonshme që nxjerr ky akt për to. Emigrantët shqiptarë kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin ndihmesë të vyer në këtë vend për mëse 22 vjet. Megjithatë edhe pse kanë kaluar kaq vjet që nga dita e vendimmarrjes, qeveria greke u kujtua sot që ka dhe diçka tjetër për të realizuar me shqiptarët banorë, tashmë, të këtij vendi… Ndërkohë që në shumë dokumenta greke emërtime të tilla nuk e respektojnë këtë vendim. (shih lejet e qëndrimit ku shkruhet Salonica).

Nga ana tjetër qeveria shqiptare vazhdon kokëfortë në qëndrimin e saj për të mos e zbatuar vendimin me efekt ndërkombëtar duke mospërfillur shtetasit shqiptarë, të cilët për 22 vjet me rradhë i shërbejnë mëkëmbjes ekonomike shqiptare. Përfaqësuesit e të dy qeverive takohen sërish e sërish, por problemi në fjalë nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Emigrantët vazhdojnë të përdoren nga të dy palët për të “bindur” njëra-tjetrën se vendimi i UNGEGN-së është i zbatueshëm apo jo sipas këndvështrimit të secilës prej tyre.

Ne nënshkruesit, kërkojmë nga autoritetet shqiptare dhe greke të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi. Emigrantët shqiptarë nuk janë meteorë, por janë qenie njerëzore që u takojnë të dy vendeve dhe qeveritë përkatëse janë të detyruara të përgjigjen për problemet që cënojnë të drejtat e tyre…”

Nënshkruesit:

  1. Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza”
  2. Shoqata Shqiptaro-Greke e Punëtorëve “Progresi”
  3. Grupi i Shkrimtarëve Emigrantë “Dega e Blertë”

* Shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Selanik njoftojnë për konferencë shtypi të shtunën, më 23 shkurt, ora 12.00 në adresën Zaliki 2, kati i II-të (Pas bashkisë së vjetër të Selanikut).

Share This Article
12 Comments
  • Emigrandet kane plotesisht te drejte.
    Keshtu ndodh kur behen marreveshje koncesionare nga matrapazi Pone dhe zgjidhen kliente te qeverise si firma franceze qe ka “fituar” berjen kartave te identitetit dhe pasaportave.
    Qeveria duhet te marre nje vendim sado i dhimbshem e me kosto te jete. Nese kostot materiale jane te medha, krahas pergjegjesise penale per Pone &Co, te vendose sekuestro mbi pasurite e Olldashit (ish Ministri i Brendhsem), z/vendesit Pone, Drejtorit te Gj.Civile, etj.
    Dhe mbi te gjitha shteti shqiptar t’u kerkoje ndjese emigranteve per shqetesimet qe u ka sjelle.
    Greku, gricet edhe pa patur te drejte, aq me teper tani qe ka nje vendim te Konferencës së UNGEGN- it te OKB-së, i pranuar e ratifikuar edhe nga ne.
    Dhe te gjitha keto duhen bere urgjentisht, per te marre fund vuajtjet e vellezerve tane. Mos haroni o Pone &Co, se me remitancat e tyre e mbajtem gjalle frymen ne populli dhe bete lek sa u ngopet ju nenpunesit e korruptuar te Saliut.

  • Nje Bravo e madhe shoqatave shqiptare ne Selanik.Si gjithmone per problemet e emigranteve beheni nje trup nje mendie dhe nje ze.Ju lumte sepse po pritet nga politika dhe politikanet shqiptare do ju kerkojne vetem voten per te mbajtur bythet e tyre ne karriget e vjetra te politikes, parlamentit, qeverise.Gjithmone emigrantet jane bere preh e politikave distruktive te qeverive,dhe pa aftesise se zbatimit te kuadrit ligjor ndaj emigranteve.kerkesat tuaja te drejta besoj se do perkrahen shpejt dhe nga grupimet e tjera te emigranteve ne Greqi dhe vende te tjera.Kerkoni te drejtat tuaja ndaj dy qeverive dhe mos lejoni tju perdorin vtem per tju vjedhur voten.Pergezime per bashkimin dhe daljen me nje ze te vetem.Miqesisht urimi.

  • Ne administraten salbanese jane mbledhur tere idiotet e Salbanise…nuk ka mbetur malok qe nuk tall trapin me shqiptaret.
    Ku pyet maloku i Viçidolit per OKB apo SHBA…
    -Tani,-mendon ai,po te bashkoj gjithe maloket e Ballkanit mua ma rruajne k**in!

  • Kam me shume se 20 vjet ne greqi . Kam 3 femije e madhja eshte 17 vjet qe ka lindur ne greqi e dyta 14 dhe e treta 7 c’far duhet qe te them une qe me iken vitet me te mira te jetes ne greqi tani jam 44 vjec cfar duhet te bej per pashaportat kur qeveria tone nuk na ndihmon dhe tregohet kok forte kur ka te beje me emigrantet.

  • po kane drejte folesit e me lert ja dhe une kam 12 vjet ne greci athine.kam nje cupe 3 vjec e gjysem.nuk po dime se si dhe kur do biem rehat nga keto gjera te qe na mundojne kaq vite…..

  • nuk e kuptoj sa kohe duhet qe ti jepet zgjidhje keti problemi shume te rendesishem nga te dy palet dhe pres nji informacion kushdo qe din dicka lidhur me kete ceshtje se me duhet te iki dhe te kthehem me15-07-2013 te jap nji informacion deri kur esht leja.

  • po ca po na bejen keta mua sot me anolluan lejen e qenderimit te djali sepse venlindja shkruan follorine dhe jo florina ca te besh tani . po me gjithate ne nuk na mbron shteti jone do na mbroje shteti grek. ca tju thash me vjen keq qe jam shqiptar me keto gjera ?

  • Toponimet e leshit! Shpikje e rradhes…luajne me ne si macja me miun…pse jo lur skemi kush na mbron! Greket po sabotojne gjithe emigrantet shqiptare duke i penguar te marrin femijet me vete nga greqia…qe mos vijne ketej te shpenzojne para per pushime! Kurse ne u promovojme plazhet.. Pff… Logjike deleje! Kur do behen njerez ky popull te marrin te drejten qe u takon?!!

  • keto ishikoka greku po qe kemi nje jete te tere ne greqi dhe na duhet te pagojme sa here ka qejf greku ne asnji vent te botes nuk ndodh kjo 15 vjet perseriten lejjat e qendrimit me para se per te mar dokumenta greke nuk behet fjale e kane nxjer ligjin vetem per te mare leket flm

  • Kam dy femij 18 dhe 12 vjec ,te cilet kane lindur ne GREQI.I po pse duhet te vuajne keta femij qe jane lindur dhe rritur ketu ,,,po a nuk mjaftojne hallet dhe vuajtjet qe kemi kaluar ne ,prinderit e tyre,,,po c rendesi ka per ta eshte faji i qeveris GREKE apo SHQIPTARE ,Po vertet per qeverine GREKE femijet tane jane shqiptare ,po per ate SHQIPTARE valle a egzistojne,,,mos valle qeveritaret shqiptare harrojne c fare peshe mbajne emigrantet shqiptare,mos valle duhet te shohin atje ku zeri i kti brezi i kerkon ndoshta edhe nje fije ndihme ,,a ka drejtesi aty ku nena ndahet prej femijes ,ku doganieri trumadh e zemergur thot ti zonj do ikesh dhe femija jo ,,,keto jan vetem nje grice e vogel zemerimi ,,,QEVERITARE SHQIPETARE mos harroni se jemi dhe ne shqipetare me zemer e me shpirt ,jemi te huaj ne nje vend te huaj ,,ndoshta ne kaperxyem furtuna ,kaperxyem kafshiten e hidhur te grekut,por ju nuk do te lejoni qe femijet tane te merren neper kembe ,te meret e drejta njerezore e tyre ,dinjiteti i tyre ,ata jane e ardhmja ata jane drita e syve tane ,ndaj vijeni doren ne zemer si te jene femije tuaj ,behuni sado pak atdhetare,jo per poste e per pare por me zemer e me shpirt .ju faleminderit.I

  • Përsa i përket çështjes së toponimeve, unë mendoj se është një turp i madh për të dy shtetet (Greqi-Shqipëri), nga njëra anë Greqi hedh gurin dhe fsheh dorën, ndërsa nga ana tjetër Shqipëria luan lojën e saj, duke rraskapitur dhe sfilitur gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë lindur në Greqi. Pra kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut për këta shtetas, që po vuajnë gjithnjë e më shumë me këto “kokëforti” .
    Pra, si qytetar shqiptar, kërkoj një zgjidhje të menjëhershme të kësaj çështjeje dh mjaft me këto diskriminime dhe tortura që po i bëhen shqiptarëve.
    Mendimi im është shumë i thjeshtë dhe zgjidhja gjendet menjëherë dhe konkretisht:
    – Në pasaportat biometrike shqiptare sugjeroj të futen të gjithë elementet e të dhënave në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, sipas modelit të pasaportave turke dhe çështja do të zgjidhet menjëherë. Çka do të thotë, do të plotësohen tekat, si për palën shqiptare ashtu dhe për atë greke. Dhe, meqenëse pala greke kërkon të respektohet vendimi i konferencës së 9-të të UNGEGN-së (Neë York, 2007) për standardizimin e toponimeve, duhet të respektojë dhe toponimet sipas gjuhës shqipe, si për shembull: për emërtimin shqip Greqi, duhet përdorur dhe ai anglisht Greece, respektivisht Selanik -Thessaloniki, Athinë – Athens, Iraklio-Heraklion etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *