“Ermelinda Meksi është terroriste”

redaktor

Ditën e djeshme u bënë 16 vite nga vras­ja e Azem Hajdarit. Dhe si çdo vit kry­etari i Partisë Demokratike, shoqëruar nga ish-kryetari dhe të afërm e simpatizantë të liderit të Lëvizjes Studentore bënë homa­zhe pranë memorialit në krah të selisë së PD-së.

Por çfarë ndodhi?! Pasi përfundoi fjalimin Lulëzim Basha, fjalën e merr Ai, Sali Berisha dhe… harron fare se për çfarë ishin mbledhur në ato momente. Numëron njëmijë e një të zeza për Edi Ramën, që nga probleme familjare e deri të arrestimi i Fullanit, të cilin e quan akt stalinist (nuk dihet se përse Berishës i vijnë gjithmonë ndërmend për krahasime emra diktatorësh).

Me një nerv të dukshëm në ekran, fliste për­ballë gazetarëve gjithë mllef. Gjatë fjalimit të tij ai e quan anëtaren e bordit në Bankën e Shqipërisë… terroriste! Po po, “Ermel­inda Meksi është terroriste”, tha Berisha. Në fund, u sugjeron gazetarëve të lexojnë librin “Kurban” me autor kryeministrin e vendit, në të cilin, sipas tij, aty është rrëfyer gjithçka.

Në atë moment gazetarët i thonë Berishës që Rama duhet ta ribotojë librin se ka mbaruar dhe nuk e gjejnë dot në lib­rari… Por Berisha është shprehur i gatshëm t’u japë kopjen që ka në shtëpi. Domethënë Saliu e paska lexuar librin e Ramës, ndryshe nga ç’është shprehur më parë. Edhe për këtë paske gënjyer mër Sal!?

Share This Article
5 Comments
  • SI ka mundesi qe para PARASE dhe KARIERES te gjithe dorezohen dhe ngelen pa Dinjitet ,,,,duke SHUAR KESHTU EMRIN E MIRE TE FAMILIES .TE SOJIT TE TYRE ,QE I LANE PRINDERIT DHE GJYSHLLARET E TYRE ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

    • Berisha me kete deklarata duhet te merret menjehere ne ndjekje penale nga prokuroria. Ka Fyer publikisht dhe shpifur publikisht per nje nepunese te shtetit shqipetar nje deputete te kuvendit te Shqiperise. Ka fyer dhe shpifur publikisht nje femer.
      Gjithashtu mbron nje person si fullani qe eshte provuar nga gjykata qe ka shperdoruar detyren me pasoja te renda dhe medha financiare.
      Dhe berisha duke qene se deklaron se full hani eshte arrestuar kot dhe se sipas tij e verteta nuk eshte ashtu sic e di prokuroria ai atehere duhet te merret urgjentisht ne pyetje nga prokuroria dhe ne procedim penal per ti marre te dhena me te hollesishme si person qe ka dijeni per rrethana te verpres penale.
      Me veprimet e tij ai perben rrezikshmeri shoqerore dhe ndjell destabilitet dhe ben presin organeve shteterore dhe Prokurorise e gjykates ne vecanti.

  • Ah mor shoku sali,mor shoku sali ! Te ngjit ajo fjala si me zamk! E thua dhe fap të ze vend.
    Po si shume ja ngre vleren asaj Ermelindes duke e quajtur ” çekiste ” more ditegjat.
    Si shume e vogel dhe e pa afte Ermelinda te krahasohet me Felix Dzerzinsky themeluesi i “Çeka-s” .
    Por edhe në se do te ishte keshtu, Spiunët nuk mund të shpartallohen dot nga “çekistët”.
    Kete zotrote e di mire se i ke vet çelsat dhe fijet e ketij rjeti: të çekisteve dhe te spiuneve te sigurimit komunist andej e ketej kufirit.
    Mos fol kur të ka dalë efekti i ilaqeve se dekonspirohesh.
    Apo je tromaxur se te erdhi radha !
    Mbahu more burrë mbahu, se je goxha burrë !

  • Duke degjuar deklaratat e Saliut para selise se vjeter te PD-se ku permendi edhe “çekistet “ , kerkova ne Internet per kete term. Dhe gjeta shkrimin : “ Shfarosja e ‘opozitës’ nga çekistët “ botuar tek Balkanweb me 25 Qershor 2012 , te ALFRED CAKO-s Midis te tjerash ,ne analizen e tij, Ai shkruan :

    “ Z.Berisha nuk është komunist, as demokrat, as ballist e as ruajalist.

    Ai thjesht është një çekist. Ai përdor çekizmin si filozofi sundimi personal. Të jesh çekist do të thotë të përdorësh të gjitha marifetet kriminale për të sunduar; çekizmi është arma më e mirë pragmatiste për ambiciet e çdo stalinisti.
    Por sa më shumë kryeçekisti ynë futet në batakun e pushtetit së bashku me çekistin tjetër Nano dhe komsomolasin e PPSH-së, z.Meta, për të goditur në një luftë brenda llojit përfaqësuesin e partisë nga këta rrjedhin, z.Rama, aq më të vështirë do ta ketë ai të dalë jashtë këtij bataku.

    Dihet se PS dhe PD i krijoi, manipuloi e bekoi R.Alia sipas planeve të Katovicës. Ndërsa PS ngeli me gjithë enveristët dhe nostalgjikët e sistemit të kaluar.

    PD ka ngjasuar me perandorinë shumëkombëshe osmane ku kishte nga të gjitha llojet dhe ngjyrat (anipse fara e saj ka qenë nga të djathtët tradicionalë, si të persekutuarit dhe ish- pronarët), sulltani i saj absolut ishte përbrenda një çekist që kërkonte me çdo kusht të mos mbytej kurrë nga ujërat e politikës së ditës.

    Ai tashmë është shtrembëruar nga pesha e mëkateve 22-vjeçare ndaj shqiptarëve duke e instrumentalizuar pushtetin e tij vetëm në përfitim të një grushti njerëzish. Thonë që gungaçin e drejton vetëm varri. “

    Nuk mund te percaktohet me mire e me sakt !

    Ne nje koment te sotmin thosha : “ mos fol kur te ka dal efektii ilaqeve se dekonspirohesh “.

    Por zullumqaret flasim me vehte per zullumet qe kane bere dhe per atë që jane ne te vertet .

    Fatkeqesisht Saliu nuk eshte i vetem por eshte krijuesi i kesaj organizate qe e perflet duke akuzuar te tjeret ! Dhe mbase me keto deklarata

    Ai ju ben thirrje kokave te mblidhen te bejne aleancen se po ju vjen fundi i vertete.

  • Sale Nuk je mire. Fullani iku ne burg ke rradhen. Mbaje veten mos u tremb. Fevziu me Frangajn do te bejne nje emision te vecante per ty. Mos ki merak se do te jete edhe Tan Hoxha, e ca lakej te tjere qe i ke mbajtur si mercenar propogande. Ju ka rene vlera e nuk i degjon njeri por ata vazhdijne te bejne detyren e propogandes. Zeni e Liria te bejne gati plackat qe te duhen per ne burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *