Të enjten mbrëma, ata u mblodhën për të diskutuar mbi arrestimin e Ardian Fullanit. Emisioni “Opinion” i Fevziu B. nisi sezonin e ri televiziv me një panel të vjetër. Të ftuar në studio; Frangaj (i zoti i shtëpisë), Hoxha (analist dhe ish-kandidat për president), Zheji (drejtor i Mapo), Rakipi (Drejtor i ri i Ora Neës), Stefani (analist) dhe Lubonja (gjitholog) kishin zënë vend përballë njëri-tjetrit.
Të gjashtë këta nuk bënë gjë tjetër vetëm sa shkaktuan një irritim në rrjetet sociale. Ndër të parët që reagoi për këtë debat ishte gazetari i “Xhunglës” Artan Hoxha. Në profilin e tij në Facebook ai shkruan:
“Analistët më me emër dhe të kudondodhur në vend, moderatorët më të paguar që moderojnë në oraret më të ndjekura dimër-verë, u shfaqën sot në mbrëmje, ashtu siç na kishin premtuar, menjëherë sapo lanë pushimet në resortet luksoze dhe veshën kostumet e kashmirit, për të na ndriçuar se: “Arrestimi i Ardian Fullanit, përveçse ishte i paligjshëm, është dhe një gabim i madh me pasoja të rënda për vendin. Ai (Fullani) thjesht ka shpërdoruar detyrën, ai nuk paska vjedhur, ai nuk ka fare përgjegjësi se i fluturuan 7.13 miliardë lekë nga thesari i Bankës, ai nuk duhej të ishte në burg këtë mbrëmje, dhe nëse do ishte i lirë, ai pra (Fullani) mund të ishte duke darkuar me të gjithë këta burra”.
Dhe si qershia mbi tortë, në një moment debati, Frangaj vetëzbulohet pa dashje, i thotë Ylli Rakipit të mos nxehet sepse ata më parë e kishin bërë me fjalë që do bënin sikur do ziheshin!? Eh, edhe populli që dëgjon këta gjithë natën!

Keto jane te gjithe gjitholloge me profesion.
Në këtë farë paneli është mbledhur si me porosi i tërë llumi i gazetarisë dhe mediave shqiptare. Të shikosh ‘opingën’ e Fevziut asht bjerrje kohe.Ma mirë shikoj Çim Pekën se e di që asht injorant dhe kënaqem me idiotësitë e tij se të shikoj këta ‘analistë’ të opinionit që të prishin gjakun me ligësitë dhe perversitetet e tyre. Kushedi sa do u ketë paguar baca për këtë seancë të veçantë.
Gjithe mostrat se bashku.Jane vertet ANAL(b..y..t..h…)ISTET me te mire te vendit.
Llumi i shtypit shqipetar
Keta prototipa ,mbeturina te fundit, hajdutollog dhe vegla te komanduara te sistemit komunist dhe sherbetor te bindur te periudhes anarshiste parademokratike qe kalon Shqiperia janë bërë per shqiptaret prej 20 vjetesh si mizat ne gropen e plehut.
Keta tipa , sherbetor te politikes se felliqur duhet te zhduken nga ekranet. Keta marrin ne nje emision nga 1000.000 leke nga paret e shqiptareve.
Keta jane Fullanistët qe ka ushqyer Fullani dhe qe tani krijojne opinione fallco. Populli i njeh mire.
Frangaj, nje kaposh qe kendon gjithe diten maje plehut. Shpejt keni per t’a pare pa pupla. Sapo kane filluar t’i bien, megjithese ben sikur nuk e jep veten. Prandaj eshte kaq i ngjirur ky kaposh.
FRIKA DEPONIMEVE NE PROKURORI TE HAJDUT-FULLANIT HAP KUTINE E PANDORES SEPSE NUK JANE 7 MILION DOLLARE POR 50 MILION DOLLARE ,PA LLOGARITUR TRASAKSIONET NE BANKAT E NIVELIT TE DYTE QE KAPIN 7 MILIARD DOLLARE ,SHPENZIME NE FUSHATA ELEKTORALE 2009 2011 PA LLOGARITUR BLERJEN E HOTEL DAJTIT,QIRATE E BANESAVE,
Kujtojne se po mbulojne diellin me shoshe nje tufe derrash te pangopur.I mblodhi Frangaj,te ndryshoje masen e arrestit te Fullanit.