Përmet, vidhnin bagëtitë e fshatarëve, 3 të arrestuar

redaktor

Tre persona të dyshuar nga rrethi i Fierit janë vënë dje në pranga nga policia, pasi akuzohen se në bashkëpunim vidhnin bagëti të imta e të trasha, në zonat malore të Përmetit. Ngjarja ka ndodhur para 6 muajsh, në komunën Sukë, ndërsa është bërë i mundur identifikimi pas hetimeve dhe arrestimi i Ç. Mesutaj, K. Likaj dhe Z. Muskaj. Bëhet me dije se këta persona kanë vjedhur 3 lopë në bashkëpunim dhe hetohen për shumë precedentë të tjerë penalë. Mbi këta të dyshuar, aktualisht rëndon akuza e “vjedhjes në bashkëpunim”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *