Ky aeroplan do të mund të mbronte njeriun e parë të SHBA-ve, bashkë me eskortën e tij, edhe në rast se shpërthen lufta bërthamore. Mediat raportojnë se janë prodhura katër avionë të tillë, por që qeveria nuk i ka bërë publikë.
“TetovaNews” shkruan se avioni është një konvertim i 747 i quajtur E-4B, dhe mund t’i bëjë ballë një bombe nukleare, shpërthimeve të asteroideve dhe sulmeve terroriste duke qëndruar në ajër disa ditë edhe pa karburant.
Bëhet fjalë për Boeing 747 të adaptuar me shenjën E-4B NAOC Doomsday Plane, me të cilin fluturoi presidenti amerikan në kohën e sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, transmeton portalit australian News. Megjithatë, për shkak se vaji i motorit duhet të merret në tokë, fluturimi mund të zgjas “vetëm” shtatë ditë. Shtresa e veçantë e mbron nga rrezatimi dhe ka 17 antena me një sistem të plotë të teknologjisë më të lartë. Pajisjet e komunikimit janë të vendosura në një dhomë të veçantë pas pilotit. Aeroplani i Ditës së Fundit ka tre nivele dhe mund të strehojë 112 njerëz, përveç ekuipazhit.
Ushtria dhe qeveria e SHBA-ve i kanë ikur dhënies së çdo informacioni për këtë aeroplan, prandaj të dhënat mbeten në nivelin e thashethemeve dhe hamendjeve. Megjithatë, në përvjetorin e sulmeve terroriste të këtij viti, ish-sekretari i shtypit i Presidentit George W. Bush ka postuar një fotografi në Twitter dhe ka shkruar: “Ja si duket aeroplani i Ditës së Gjykimit. Ishte një pamje e zymtë, sidomos atë ditë…”
