Nesër hyjnë ne fuqi 5 ligjet qe mazhoranca rivotoi ne seancën e pare te këtij sesioni, pas rrëzimit nga presidenti i Republikës.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka pritur pikërisht momentin e hyrjes ne fuqi te tyre per t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese e per te kërkuar rrëzimin e 5 ligjeve, raporton Vizion Plus.
Fillimi i javës do te shënoje edhe depozitimin zyrtar te ankimimeve te PD ne Gjykate per rrëzimin e hartes se re territoriale, ligjit për Këshillin e Larte te Drejtësisë, ligjit per policinë e shtetit, ligjit per shkollën e magjistraturës dhe ligjit per gjykatën administrative.
Paralelisht me opozitën, 2 prej ligjeve te miratuar nga mazhoranca ne nje shtator do te çohen ne Gjykate Kushtetuese edhe nga Këshilli i Larte i Drejtësisë.
Ne mbledhjen e dy diteve me pare KLD ka vendosur ti drejtohet kushtetueses per ligjin per shkollën e magjistraturës dhe ligjit qe rregullon funksionimin e këtij institucioni.
5 ligjet u rrezuan nga presidenti gjate muajit gusht, por mazhoranca deklaroi se qëndrimet e presidentit ishin politike dhe nuk mund te merreshin parasysh
