Spiunazhi, “Harta e thesarit” e NSA-së, në Gjermani

redaktor

Skandali i spiunazhit amerikan në Gjermani avancon një hap më shumë pas ekskluzives që botoi sot e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”, ku pohon se shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe kanë qasje në rrjetet kombëtare të telekomunikacionit, gjë që i lejon të spiunojnë direkt nga brenda vendit.

Deri tani besohej se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencia britanike GCHQ spiunonin komunikimet gjermane nga jashtë, por një filtrim i ri dokumentesh sekrete nga dora e ish teknikut të NSA Edward Snowden tregojnë se agjencia ka akses të drejtpërdrejtë, për shembull, në rrjetet e gjigante “Deutsche Telekom”, “Netcologne” si dhe furnizuesit “Stellar”, “IABG” dhe “CETEL”. Asnjë komunikim, apo përdorues nuk i shpëton monitorimit.

Raporti thekson se analistët amerikanë përdorin një program të NSA-së të quajtur “harta e thesarit” që u lejon atyre të shohin “praktikisht në kohë reale” dhe “grafike” lidhjet e internetit të routers-ave dhe madje të kompjuterëve, telefonave të mençur dhe tabletave. Snowden ka zbuluar se objektivi i këtij programi është që të “bëjë të dukshme çdo pajisje kudo dhe në çdo kohë”.

Sipas “Der Speigel”, programi përmban një lloj “Google Earth” që shërben, nga organizimi i atentateve informatike deri tek spiunazhi në rrjet për çdo përdorues. Disa pika të kësaj harte virtuale janë shënuar me të kuqe dhe e përjavshmja ka kontaktuar me furnizuesit për t’i identifikuar duke arritur në konkluzionin se aty strehohen kryesisht “sekrete tregtare” dhe “informacione sensible” Një nga dokumentet e reja të filtruara, që i përket shërbimit britanik GCHQ, përmban listat e të punësuarve, emrat e të cilëve shoqërohen me fjalëkalimet e sistemit për të pasur akses në linjë. Kreu i serverit “Stellar”, Christian Steffen, ka deklaruar se bëhet fjalë për një rast “të dënueshëm sipas ligjit gjerman”.

Mosndëshkimi lejon që NSA të dhunojë sistematikisht të drejtat e qytetarëve gjermanë dhe dyshimi se kjo nuk do të ishte e mundur pa një nivel bashkëpunimi me shërbimin kombëtare të zbulimit (BND), kanë shkaktuar protesta masive, e fundit në fund të gushtit dhe po frymëzojnë një lëvizje subversive në internet si një rebelim virtuale. Grupi më i madh evropian i hakerave, “The Chaos Computer Club”, që vepron publikisht në Gjermani, ka deklaruar një kontribut prej 36 mijë eurosh për të paguar ekipin e 6 avokatëve që mbrojnë Edward Snowden, tani refugjat në Rusi.

Asambleja e Përgjithshme e “CCC” vendosi gjithashtu të ofrojë Snowdenit integrimin e tij në klub si anëtar nderi dhe që sipas grupit të hakerave ai e pranoi me kënaqësi.

Zyrtarisht, në tetor 2013, Qeveria Federale gjermane i kërkoi Uashingtonit të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me Berlinit kundër spiunazhit, një kërkesë që hasi refuzimin e Shtëpisë së Bardhë dhe që ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve deri sa krizat ndërkombëtare si Iraku dhe Ukraina kanë zhvendosur shqetësimin gjerman në një plan të dytë diplomatik.

Deputeti i gjelbër Hans-Christian Ströbele , i cili është takuar personalisht me Edward Snowden, këmbëngul se ish agjenti duhet të zhvendoset në Gjermani për të dëshmuar përpara një komisioni parlamentar hetimor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *