Rama: Guvernatori, shqiptar. Të gjithë ata që punojnë jashtë, të aplikojnë për Këshillin

redaktor

Qeveria shqiptare ka kërkuar nga të gjithë ata shqiptarë që punojnë në sistemin ndërkombëtar financiar, të palikojnë për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Me këtë bie poshtë hipoteza që guvernatori i ri të jetë i huaj.

Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane fton shqiptarët e shqiptaret që punojnë sot në sistemin financiar ndërkombëtar dhe që janë të disponueshëm të shqyrtohen si kandidatura të mundshme për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikqyrës, të postojnë letrën e tyre të interesit në adresën e çelur enkas [email protected]

Ky proces është tërësisht i bazuar në vullnetin e mirë të qeverisë për të dhënë kontributin e saj që Banka e Shqipërisë të dalë më e pavarur dhe më e sigurtë nga situata e krijuar. Prandaj edhe pse ligji nuk përcakton apo rregullon ndonjë proces a procedurë shprehjeje interesi për mënyrën se si përzgjidhen kandidatët e Këshillit Mbikqyrës nga propozuesit e tyre përpara se të votohen në Kuvend, ne e çelim këtë proces:

a) Për të pasur një mundësi sa më të gjerë përzgjedhjeje

b) Për t’i dhënë hapësirë të merret në konsideratë kujtdo që ka mundësi të japë një kontribut si edhe dëshirë që ta bëjë këtë

c) Për ta ngritur Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në një stad të ri përgjegjësie e përgjegjshmërie profesionale

d) Për të vendosur meritën si parakusht të përzgjedhjes dhe thelluar depolitizimin e Këshillit Mbikqyrës

Çdo i interesuar mund ta përcaktojë vetë nëse dëshiron ose jo që shprehja e tij e interesit të bëhet publike. Mbledhja e letrave të shprehjes së interesit në adresën [email protected] do të vijojë deri në datën 30 shtator”, thuhet në një njoftim të qeverisë.

Share This Article
16 Comments
  • E DEGJONI KRYEMINISTRIN? DO JETE PERSERI FULLANI GUVERNATOR,E KETE PO E THOTE;DO JETE SHQIPTAR,NGA ANA TJETER GJYKATA E LIROI SOT,SOT U TAKUA DHE ARVIZUJA ME METEN DHE TE GJITHE JANE DAKORT QE TE JETE PERSERI FULLANI,SE NUK MUND TE GJEJNE ME TE MIRE SE AI.TUNG.

    • Pordhe me rigon! Edi Rama me duket se po imiton Sali Pleh Berishen…. vetem demagogji di te beje!

      Po te doje vertet Rama te terheqe trurin shqipetar qe punon ne sherbim te botes, gjeja e pare qe duhej te bente ishte ndertimi i shtetit ligjor.

      Experienca e tij njevjecare ne drejtim te vendit tregon se edhe kryeministri yne aktual nuk e ka nderment te beje shtet! Keshtu qe vetem “emigrantet e lodhur” do ti versulen me e-maile per pune ne BSH.

  • Kush eshte ai i mencur qe do lere 120-150 mije dollareshe
    ne vit dhe te vije ketu te marre 40-50 mije dollare ne vit ?
    Te lere gjithe rrehatet dhe te vije te q..je koken me ty dhe me Salen.
    Leri more keto marrezira !
    Mashtrues deri ne fund ty o kellef.
    Ikni ore bande hajdutesh !
    Shko bertiti Braces Ty se te nxjerr te palarat !
    1000 here turp te te vije
    Ke surrat ty te kerkosh kandidatura.

  • Kjo pune eshte me kete qeveri eshte bere pune qensh,skape Brace,skape Brace,kape Edi,kape Edi postin e guvernatorit dhe pune kur.vash leket e taksave te shqiptareve.

  • E hodhi edhe pordhen e radhes ki sumbukuri, o mjere ne moj amani. Duhej bere Bracja kryeministër dhe jo ky sumaxhiu…………

  • O vinçe rilindasi, po me brace çke që nxehesh dhe do ti mbyllësh gojën, apo ste pelqen se të nxjer ndonjë gjë ne shesh edhe ty.

    • @ Kris ? Po na gjen si në kohën e tao taos? Daktilografistja e një ministrie u pushua nga puna sepse në raportin që ju dërgua tao taos,në kokën e adresimit thuhej,- ” Krye….arit të Këshillit të Ministrave,shokut “Tao Tao”. Aty ku fjalën “kryetarit…” e lashë me pika në vënd të gërmës ” t ” kishte vënë gërmën ” k ” ??? Ka shumë mundësi që kjo daktilografiste do të n’a duhet për të ardhmen ??? Kush e njeh ? Tung!

  • A do te zgjohen valle njerezit nga gjumi i rilindjes? Tashme tallja e Rames me votuesit po behet gjithnje e me evidente.
    Vertet na mendon kaq budallenj qe te vijme e te punojme me nje bande bashibozukesh.

  • Edhe në vëmëndje të “info analitike”? Po na gjen si në kohën e tao taos? Daktilografistja e një ministrie u pushua nga puna sepse në raportin që ju dërgua tao taos,në kokën e adresimit thuhej,- ” Krye….arit të Këshillit të Ministrave,shokut “Tao Tao”. Aty ku fjalën “kryetarit…” e lashë me pika në vënd të gërmës ” t ” kishte vënë gërmën ” k ” ??? Ka shumë mundësi që kjo daktilografiste do të n’a duhet për të ardhmen ??? Kush e njeh ? Tung!

  • Te parit i takon Fullanit te konkuroje per Guvernator te Bankes.
    Nuk e plotesoi mandatin. E hoqen me force. I takon atij te parit te zgjidhet .
    Ne vitin 1997 a nuk u rizgjodh Saliu President neper plumba ?
    Pse mos te zgjidhet Fullani kur Paqia midis paleve eshte vendosur ?
    Nuk eshte bere hataja qe humben ca letra te ngjyrosura. Sikur ishte floriri i thesarit e u be qameti.
    Nje gabim i vogel i bere pa dashje ishte.
    Urojeni Fullanin dhe t’i kerkohet falje dhe te demshperblehet edhe per demin moral te shkaktuar.

  • S’eshte me per te qeshur, por vec per te qare…
    kjo demagogji tejet e perdale!
    Nuk jemi me dele, as te prapa…mbetur
    zoti Kryetar i Ps-se se mbetur…!

    Boll na genjeve me premtime Boshe,
    Meritokracine e ke flak ne qoshe!

  • Unë propozoj ,afendikone, dulen, ose janullatosin, meqë edvini i ka aleat, na genjeve o vinçe për të gjitha gjërat që premtove, për 21janarin, për gerdecin, për 200milion eurot e rrugës së kombit të allvanise që i perlau bashovici, për shitjen detit që bëri salehu dhe basha gerqise, për 300mije vendet punës që premtove për të hapur, për premtimin se do pastroje drejtësinë, nga dhallat, zaganjoret ,gjin gjonet e shumë të tjerë.

  • Tani shpetoj shqiperia nga kusuret se do kete dy guvernatore nje do te emerohet te punoj ne bsh dhe fullani do mari parat duke ndenjur ne shtepi.Mjere ti o popull me ata njerez qe te kane hypur siper dhe nuk ju lene te tundeni as veshet si gomari me lepurin

  • Ky popull nuk “prodhon” administratore. Nuk i lejon politika dhe “këshilltarët” e huaj. Kështu do të shkoj, derisa ne, shqiptarët, nuk do të dimë të zgjedhim, të votojmë dhe të bojkotojmë.
    Popull, që drejtohet nga njerëz të turpshëm, nga të paafte që për zanat kanë vetëm politikën e kafenesë.
    Pordhski program

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *