Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në burg Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi dhe dhënien e arrestit shtëpiak për Guvernatorin e arrestuar Ardian Fullani ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes demokrate Mesila Doda.
Ligjvënësja demokrate ngreh pyetjen se cfar kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë kur Golemi është në burg dhe Fullani është jashtë.
“Para disa muajsh ishim së bashku me zonjat e tjera të Parlamentit në burgun e grave. Shqetësimi i tyre më i madh ishte pamundësia për një drejtësi të barabartë dhe trajtim të njëjtë me burrat.
Nisur nga ky shqetësim u bë një punë e mirë për të futur gratë në listën e amnistisë së vjetshme. Po sot cfarë kuptimi ka drejtësi e barabartë për të gjithë???
A ka kuptim Elivar Golemi në arrest me burg ndërsa Fullani është jashtë??? Nuk ka as rrezik publik e as mundësi për të tjetërsuar provat zonja Golemi, ndaj justifikim për trajtim ndryshe nuk ka”, shkruan deputetja demokrate Mesila Doda ne rrjetin social Facebook.

Fullani ka para me thes plus ka mbeshtetjen e nje pjese te politikes, kuse zonja asgje, exhte nje ushtar i panjohur dhe do humbasi si sepata pa bisht
Po per kuserimin e parave te shqiptareve nuk gjen dot nje fjale kjo palma de mesila?????
E gjen znj. “Lora” e gjen patjetër por i ka thënë saliu ta lërë atë fjalë për vitin tjetër? Sa për dijeni fjalën “kusërim” e njeh si “varje në palmë” sipas fjalorit enciklopedik viçidolist? Tung!
Eh moj Mer-Si-Do-Re-La (Si)!!! Ne keto 24 vjet DEMO-kercitje, keto PUNE, si jane mpleksur, si jane bere , duhen 40 pale gershere! Shqetesoheni para kohe! Ju qaheni, por kujt i qaheni?! Drejtesine e keni ne dore te Nalt-Madherise Sali-Ram-Berisha! Me kot luani TEATER!
Mesila Doda, kete pyetje duhet t’ia beni kryemafiozit qe jua shkateroj partine dhe qe e ka kthyher ne nje klan te tij mafioz te familjes!
Eshte turp per ju qe aderoni ne ate parti dhe qe dominoheni teresisht nga nje ish komnist, nga nje ish agjent dhe nje intrigant si sali berisha. Eshte turp qe asnjeri prej jush nuk e ngre zerin dhe te ndjeki shembullin e Spartak Ngjeles, qe ja ka perplas gjithmone ne fytyre atij plehre dhe pse ai do bej te pamunduren qe ju te thuheni moralisht… ne ate klan te felliq qe po kerkon ta mbaj me thonje bashke me larot e tij si lulzim basha e plot njerez te pakarakter!
Mesila Doda , tregoje veten qe je ne anen e se drejtes, jo vetem ne menyre te terthorte, por perballu direkte, jo te perdoreni nga nje plak i rrjedhur me mentalitet komunist!
Mensila ,tani nuk e kuptova une
Ti do dhe Fullhajnin ne burg apo do Golemin jashte ??
jo se jane dy gjera te ndryshme keto ..kujt i thua barazi ti ?
pyete shefin dhe me kthe pergjigje po munde .
Mensila ,ky gazetari ktu te quan ligjvenese ,une mendoj se ti mund te jesh vense e cdo gjeje po jo e ligjeve …por nuk ka rendesi ,doja te thoja persa i perket ligjit
qe eshte thjesht ndryshimi i nje mase sigurie ,Fullhajni mund te shkoje perseri atje ,biles dhe neser paradite kane tagrin ligjor ta rrasin perseri brenda .
prandaj mos u ngut ,mos u ngut rri e qete e mos ha ……fol kot
se nuk kane lidhje fare bashke lirimi apo burgimi i te dy hajnave qe po flet ti .
rregullojeni burgun Mensila ,rregullojeni ,se nuk i dihet kujt i vjen radha .
Ne kete pike z Mesila ka shume te drejte edhe si e zgjedhur ne forum.
Nese te dy jane fajtore sadopak i takonte qe si person me parrezikshmerine me te madhe eshte Golemi si Grua, por edhe si nene si moter.
A e kuptojne keta driteshkurter se sa keq ndihen prinderit bashkeshorti vellezer e te gjithe te dashurit e saj qe nuk munden ne keto pak dite ta lehtesonin per momentin derisa te marre drejtim çeshtja .
Eshte shume e turpeshme dhe jo burrerore qe lihet per te njejten gje nje femer ne burg kur kryesori merr nje pozite me te favorshme .
Sinqerisht edhe nese ajo ka gabuar por nuk ka vjedhur direkt ,me vjen shume keq per kete lloj standarti .
Te gjitha femrat dhe ata qe rrespektojne me shpirt nenat, motrat, grate le te thone me drejtesi fjalen e tyre per kete rast .