Papa nuk bën ftesa dasmash!

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

 

Një lajm i ardhur nga një e përditshme e Prishtinës, ka për titull faktin se Papa nuk ka pranuar që kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Hashim Thaçi, të jetë pjesëmarrës në takimet që ai do ketë në Tiranë. Nëse i përmbahesh vetëm titullit e jo çfarë shtjellohet në shkrimin respektiv, të duket sikur Papa me Thaçin nuk i kanë mirë punët me njëri-tjetrin, diçka çalon në raportet mes tyre, ndoshta një hatërmbetje e kreut të Vatikanit karshi kryeqeveritarit të Kosovës; dhe kështu, lajmi përfton një përmasë bulevardeske, a thua se Papa ka pas ngrënë e pirë me Thaçin, e tani miqësia mes tyre ka pësuar ndonjë krisje për arsyen më të rëndomtë të kësaj bote.

Më pas në shkrim, thuhet se është Vatikani që nuk e ka përfshirë Thaçin në axhendën e takimeve zyrtare që Papa do ketë në Tiranë. Por rregullat protokollare, jo gjithnjë përshtaten me arsyetime jashtë tyre, sado normale të duken. Ato nuk janë si ftesat për dasëm, ku filani marton djalin dhe nuk fton fistekun. Dhe në titullin e lajmit, duke dashur të zhvlerësohet Thaçi, është zhvlerësuar Papa, i trajtuar si hartues ftesash dasme.

Share This Article
1 Comment
  • Thaci eshte politikan i lehte. Ne se me te vertete ai ka kerkuar te vije ne Tirane te takohet me Papen, ai efektivisht nuk i njeh rregullat dhe le te kuptosh se nuk e ndjen vehten nje kryeminister i nje shteti te pavarur sic eshte Kosova. Po sikur kryeministrat e Maqedonise, Malit te Zi, etj te kerkonin te vinin ne Tirane a nuk do u kthehej e njejta pergjigje? Po. Papa me kete pergjigje i ben nder Kosoves pasi tregon se ai efektivisht e njeh ate si shtet te pavarur.

    Thacit hic mos t”ja nine se Papa Francesku do i bekoje te gjith shqiptaret kudo qe ndodhen.
    Hajt Thaci Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *