Pas 20 lëvizjeve të kryera në fund të muajit gusht nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, këtë fundjavë u njoftuan edhe disa ndryshime të tjera në policitë e veriut të vendit. Ditën e djeshme janë zyrtarizuar dy lëvizje të reja përsa i përket krerëve të komisariateve të policisë në rrethe. Alfred Cenaj, që mbante prej një viti postin e shefit të Komisariartit të Fierit, është transferuar dhe emëruar kreu i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Ndërkohë, ish-shefi i komisaritit të Shkodrës, Edmond Merkaj, është transferuar në të njëjtën detyrë në Komisariatin e Lezhës. Nuk u bë e ditur se në cilin post ka lëvizur kryekomisari i Lezhës, teksa Policia e Shtetit bëri me dije se lajmi për lëvizjen e drejtorit të Policisë Shkodër, Shaban Nexhi, nuk është i vërtetë dhe është transferuar vetëm shefi i komisariatit. Kurse shef Komisariati në Gjirokastër u emërua Julian Malaj, që më parë mbante postin e specialistit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Alfred Çepe do të mbajë postin e shefit të Sektorit Kundër Korrupsionit. Kurse Gentian Mullai është emëruar zëdhënësi i Policisë së Shtetit, ku më parë kryente të njëjtin funksion në Policinë e Gjirokastrës.
Emërime të reja në Polici, emërohen 3 shefa të rinj në Komisariatet Shkodër, Gjirokastër dhe Lezhë
