Një 43-vjeçare nga Elbasani, Vjollca Misha, është arrestuar mëngjesin e djeshëm në qytetin e Korçës, për vjedhje dhe mashtrim. Duke i premtuar një gruaje nga Drenova se do t’i gjente një punë, ajo i ka marrë asaj 200 mijë lekë, jo vetëm duke mos e punësuar kundrejt ryshfetit, por edhe duke u fshehur. Pas kallëzimit në Prokurori, ndaj Mishës u lëshua një urdhër-arresti për vjedhje me anë të mashtrimit, që u ekzekutua dje. Misha nuk e kishte për herë të parë fitimin e parave me këtë formë, pasi ka mashtruar më parë edhe disa persona të tjerë.
