Julian Deda i çon “selam” Maks Velos

Bledar Lumani

Intervista e Maks Velos, ku ai shpjegonte pse është antiverior dhe antimysliman, ka sjellë reagimin edhe të të aktorit të humorit, Julian Deda.

Ai ka bërë një foto pranë një xhamie, ndërsa ka replikuar me Maks Velon, po pa e përmendur emrin e këtij të fundit.

“E vetbërë..! Si katolik i mirë, bëra një foto në veri afër një xhamie…!

Për dy arsye:

Për një bashkëjetesë të shkëlqyer fetare.

Për inat të njerit, i cili është i paguar për të futur perçarje krahinore dhe fetare”, shkruan aktori.

Share This Article
33 Comments
  • Të lumtë Julian!
    Kjo është mënyra më e mirë për t’u treguar joshqiptarëve dhe antishqiptarëve se një bir shqiponje e quan vëlla të një gjaku katolikun, ortodoksin, myslimanin, veriorin, jugorin, perëndimorin dhe lindorin. Kush bën të kundërtën është një pleh me probleme të mëdha identiteti, i cili s’do mend që nuk ia do të mirën shqiptarëve…

  • SHQIPERIA KA NEVOJE PER INTELEKTUALE
    DHE MENDJE TE NRITURA,QE TA UDHEHEQIN
    TE DALE NGA HUMNERA EKZISTANCIALE KU KA RENE,
    JO PER KARAGJOZE QE VDESIN TE DALIN NE TV.

  • A ma shpjegon dot njeri perse duhej te vendosej fjala huaj-turke “selam” ne titullin e ketij artikulli ?!?!
    Shume respekte per Julian Deden! Nuk e njoh si aktor, por po e njoh tani si nje shqiptar shume te mire. Jo vetem per moralin e bashkjeteses nderfetare dhe krahinore qe ka percjell, por edhe per nje detaj te vogel qe ndoshta shume pak do ta kene vene re. Per fjalen shqipe me te cilen ka pershkruar foton “E vetbërë..” Bravo ! Hera e pare qe e shikoj ne shqip versionin e fjales SELFIE, qe tashme gjithe rinia dhe gazetaria jone pothuaj e kane shqiptarizuar.
    I lutem gazetes Dita ta kete ne plan kryesor perdorimin e sakte te gjuhes shqipe. Gazetaria ska te beje vetem me opnonencen kunder politikaneve. Ajo nuk eshte vetem investigative. Ju keni pergjegjesi shume me teper se kaq. Me shtremberimin e gjuhes shqipe ju shkoni te rregulloni probleme te tjera, por nderkohe beheneni vete fajtor duke hapur probleme me te medhaja. Kini respekt per gjuhen e shqipe!

    • @Durresi

      Koment i shkëlqyer!
      Megjithatë, duke më mirëkuptuar më lejoni t’ju them se shpresoj që herë tjetër në koment do të përdorni germat “ë” dhe “ç”, ashtu siç keni bërë në rastin kur keni shkruar “E vetbërë” (që në është shkruar gabim, pasi duhet shkruar “e vetëbërë”). Një sintaksë e tillë si e juaja e meriton përdorimin e “ë”-së dhe “ç”-së…
      Më bëhet qejfi që lexoj se ka njerëz që preokupohen për shqipen, veçanërisht po të shohësh edhe masakrimin që i bëjnë asaj në këtë forum…

      • Faleminderit Pellazgu per kritiken tuaj. Eshte me shume vend! Une te jem shume e sinqerte, nuk pretendoj te flas dhe te shkruaj shqipen shume mire dhe pa gabime, por besoj se megjithate me lejohet qe te pretendoj tek gazetaret, puna e te cileve ka te beje kryesisht me shkrimin , te jene te pergjegjshem dhe te shkruajne shume me mire se une. Kjo madje do te me ndihmoje mua edhe gjithe lexuesit ta permiresojme e ta pasurojme gjuhen tone.
        Nese me lejoni te “justifikohem”, vertete qe nuk i kam perdorur sakte shkronjat (e – me dy pika dhe c – me bisht), por per te vetmen arsye sepse nuk i kam dhe nuk i gjej dot ne tastieren time. Une jetoj dhe punoj jashte Shqiperise, dhe shkruaj 99% vetem ne gjuhe te huaj. Fjalen : “E vetbërë” e kisha te kopjuar nga artikulli.
        Ju uroj gjithe te mirat!

        • Ato shkronjat …. ē , ç, i gjen ne Microsoft Office dhe i ben copy /paste
          , ose mund ta fusesh gjithe faqen ne Word Format qe te ecesh lehte kur shkruan keto lloj shkronjat, …

        • @Durresi

          Këtu është një lidhje (jo “link”, por “lidhje”, – siç ju pëlqen juve 🙂 ), përmes së cilës mund të shkarkoni një program, i cili ju siguron përdorimin e lehtë të germave “ë” dhe “ç”. Instalojeni atë dhe do të gjeni këto germa respektivisht në butonat “[” dhe “]”. Ky program është shumë i lehtë në përdorim dhe ju lejon aktivizimin dhe çaktivizimin e tij sipas gjuhës me të cilën doni të shkruani.

  • Maxit i ka dale vela jashte kontrollit, po leviz pa vetedije.
    Mua me duket ndotje ambjenti ky Max. Mos u merrni me te se i cojme uje ne mullirin e tij te harreses.

  • Mendoj se ne kete rast “selam” eshte nje shprehje shume e gjetur, me kuptim simbolik stigmatizues, ndaj teorive te Maks Velos.

  • Max Velo eshte nje rrebel me mendje te ndritur,per kete e beri burgun,kur tufa e deleve shkonin te heshtur ne “t`banat e Curr Ules”.Pas 91,nje sanitar i bllokut u injektoi morbin e terbimit.Po cfaj ka Max Velo te paguaje klonimin e Sali Berishes!?

  • Xhulian, ti je aty ku je vetem nga mbiemri, e kupton vete ti se sa vlen, ndersa maksi eshte aty ku eshte vetem nga emri, ketu eshte diferenca midis jush, te fala lali.

  • juliiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    na rrofsh bidonat e kosit

    ti ne foto ke dale ne xhami
    por zemerimin e ke fshehur
    sepse e ke inatin qe te ka share si verior

    na rrofsh koqet dhe njehere

  • Maks Velo kur ben ato komente sigurisht qe mendon per nje Shqiperi me te mire me te zhvilluar me te begate. Dhe mbasi i parashtron arsyet e prapambetjes besoj se aludon edhe zgjidhjen e problemit apo jo. Dhe kush eshte zgjihja? Te heqim pjeset keqija dhe te mbajme pjeset e mira. Ore mos e ka marre te gateshme nga Janullatosi kete formule. Sa per veprat arkitekiurore si Maksi ka patur dhe ka me dhjetra Shqiperia por ky ka bere emer me gomarlleqet e tija dhe jo se ka qene apo eshte ndojne fare arkitekti. E futen ne burg se nuk i rrinte goja, se e hapte gojen pa e ndezur me pare trurin, si rasti i fundit qe mbjell percarje dhe ndasi me ato qe thote. Per fjalet e Jul Dedes, nuk ka rendesi nese eshte aktor me i mire apo me i keq se Zefi por ka rendesi qe ato fjale nxisin bashkim dhe jo percarje.Si djal Shkodran qe eshte vazhdon traditen e burrave te shquar te atij qyteti. Kujtoni Pashko Vasen me vargjet “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA” Kete e harron Maksi dhe na e kujton Juli. —-Respekte te gjithe Shqiptareve kudo qe ndodhen—-

  • me duket se shume nga ju nuk jeni ne gjendje te kuptoni mendimet e Maksit. Maksi nuk ka nevoje qe ti beni ju vleresim se ai eshte vleresuar me kohe por ne duhet te analizojme me kujdes ato qe thote ai.
    nok mundet te akuzohet Maksi si filo grek se ai nuk ka as me te voglin respekt per greket dhe vecanerisht per Janullatosin.
    krimi i vetem qe ben Maksi eshte qe i thote gjerat ashtu si jane pa i ardhur rotull me fjale te bukura.
    Realiteti flet vete shikoni se ku na cuan Berishet , BUrgajt, Kulishet me falni Kulicet etj,per kete e ka fjalen Maksi!

  • O turrma, pse nuk e pranoni dot faktin se Maks Velo nuk mendon dot si turrmat?

    Pse duhet te mendojme te gjithe njelloj? Nuk erdhi fundi i botes se nuk do Maksi verioret.

  • Nje person qe I vlereson njerezit mbi baza krahinore e fetare vetem intelektual nuk eshte, ndoshta nje medioker qe nuk ka vlera me cfare te kenaqi ambivalent per te qene ne vemendje te te tjereve

  • Pse ore Shqiptarë sulmoni aqë Vrazhdë?Pse nuk i analizoni gjërat pak ma ndryshe?Më në fundë është e drejta e çdokujt të mendoj ashtu si don.Por do të ishtë në dobi tonën nëse me të vërtetë bëjmë një analizë Neutrale.MENDOJ SE Z.MAKS VELO NUK ËSHTË EDHE AI PERSON QË DO TA PËRDHOSE ASHTU SI DOJM NE.AI KA THËNË REALITETIN.Përshëndetje Shqiptar me gjak të pastër.

  • Te lumt Julian , fotografin e ke berë te xhamia e shkodres per të i treguar Maksit se sa më e lartë ështe kultura e katolikve dhe e muslimanve në shkoder . Maksi ështe bur i vogël para shqiptarve si Pashko Vaso – feja e shqiptarit ësht shqiptaria ,

  • Hasan,eshte e drejte te mendoje si do….
    Francezet ne kushtetuten e tyre Kane nje kufizim:e drejta jote per te deklaruar cdo gje kufizohet nga moscenimi i tjetrit!
    Kur Vélo fyen verioret,ka nje ligj ne konventat nderkombtare qe shqiperia ka firmos qe kufizon lirine e fjales kur kjo fjale nxit urrejtjen fetare,krahinore, apo racore!.
    PS:sikur ne vend te verioreve,vélo te kishe perdor fjalen ‘rom’ avokati i popullit edhe veliaj do kishin reaguar se ju pelqen te pelqehen nga OSCe-ja…

  • Deshire e mire por paivitet si pasoje e mos kultures dhe e tradites. Maks Velon do e kuptojne shqiptaret ndoshta pas 75 – 150vitesh, pasi te kemi kaluar dhe ne ndonje lufte fetare civile si e gjithe bota…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *