Bumçi: Daja i Veliajt ndërton pallat pa leje, policia hesht

redaktor

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi përmes një deklarate për mediat denoncon zbatimin e ligjit sipas dëshirës së pushtetarëve.

Sipas tij Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se vepron me dy standarde për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Bumçi ka shtuar se ndërsa Kryetari i Komunës Blinisht është arrestuar për murin e jashtëm të shtëpisë, kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet.

“Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vlorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkie, për ndërtimin që ai vetë po bën”, tha Bumçi duke shtuar se Syrja Ormenaj, kreun e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i ministrit Erion Veliaj.

Bumçi theksoi se Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media.

“Mediat raportojnë cdo ditë arrestime dhe procedime penale të shumëkujt që rregullon avllinë, suvaton muret e shtëpisë, riparon catinë. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta.

Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal. Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkelje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media”, tha Bumci.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *