Imami nuk i reziston dot Zajminës: Dy helikopterë gati për një videoklip

redaktor

Vajza në fjalë, pjesëtare e glamour-it të Tiranës, nuk shquhet për ndonjë timbër vokal nga ata që një vendi i vijnë njëherë në kaq kohë, dhe që natyrshëm do ta detyronin çdo strukturë shtetërore me respekt për veten, ta ndihmonte nëse kjo këngëtare do të kishte nevojë për asistencë. Megjithatë, ja që Zajmina Vasjari, më shumë një përzierje mes modeles dhe këngëtares, ka pasur në dispozicion të saj dy helikopterë të markës AB- 205 të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Kjo, për të realizuar vidoklipin e një kënge të saj në prill të vitit 2013. Siç njofton gazeta Tema, ka qenë ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri, ai që ka marrë prej Vasjarit një kërkesë formale më 18 prill të vitit 2013 dhe brenda ditës i ka plotësuar kërkesën. Zajmina i ka kërkuar përmes shkresës Nr 3171 të datës së mësipërme, vënien në dispozicion të saj të dy helikopterëve të ushtrisë shqiptare.

Sekretari Kulluri nuk ka vonuar, por me shkresë 3171/1 i ka kërkuar Regjimentit të Helikopterëve në Farkë, të vihen në dispozicion të kompanisë private përmes të cilës Vasjari do realizonte videoklipin e saj.

Pas kësaj shkrese, ish- Komandanti i Forcës Ajrore, Dhori Spirollari, përmes një mesazh faksi nr. 200 datë 26 prill 2013 urdhëron dy helikopterët AB- 205 të kryejnë fluturime stërvitore dhjetë minuta në lartësi 30 metra. Ai udhëzon mundësinë e realizimit të një procedure varjeje helikopteri, në interes të realizimit të këtij videoklipi, duke pasur parasysh rregullat e filmimit në zonat e klasifikuara. Zajmina ja del me sukses. Skandali përveç vetë ngjarjes, është edhe fakti se Ministria e Mbrojtjes e ka fshehur raportimin për këtë veprimtari dhe informacioni i vetëm gjendet në komunikatën e repartit të Farkës nr. 451/7, datë 29 prill, ku shkruhet se u krye fluturimi stërvitor me dy helikopterë AB- 205, të cilët u vunë në dispozicion të kompanisë “Max produksion” në zbatim të mesazh faksit nr. 200, datë 26 prill 2013 në 6 misione për tre e dhjetë minuta. Nuk ka pasqyrim të këtij aktiviteti as në urdhrat e fluturimit.

 

Shkeljet e ligjit dhe morali

Shkelja e parë e ligjit ka të bëjë me tejkalim të kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm, duke iu drejtuar direkt repartit 3006 dhe jo Shtabit të Përgjithshëm ose Komandës Ajrore dhe pa miratim nga Ministria e Mbrojtjes. Një tjetër shkelje e rëndë është se nuk rezulton të ketë praktikë të nxjerrjes së urdhrit për realizmin e këtij aktiviteti. Nga ana e zbatimit formal të marrëveshjes së paligjshme, kemi një tejkalim dy orësh të kohës së aktivitetit nga 2 misione në total 60 minuta, e cila nuk është e justifikuar në raportin ditor të dokumentacionit e fluturimit.

Po ashtu janë shkelur rregullat e sigurisë së fluturimit sepse janë bërë filmime në zona të klasifikuara. Në fund, janë shkelur dhe procedurat për mosfaturimin e këtij shërbimi ndaj palëve të treta, ku të jetë përcaktuar kostoja financiare për këtë aktivitet që do të kryente kjo kompani private.

Tani vijmë te ana komike dhe njëherësh tragjike e çështjes. Le të supozojmë se për të zhvilluar artin dhe kulturën në vend, ministria e Arben Imamit që vjen nga arti në politikë, e bën këtë sakrificë. Le të supozojmë edhe se Zajmina është një Vaçe Zela e re. Problemi është se partia e Imamit, PD, disa herë me rradhë ka akuzuar mazhorancën aktuale se

helikopterët e ministrisë po përdoren në luftë kundër trafikantëve të drogës në Dukagjin, duke marrë shkas edhe nga plumbat që ranë mbi një helikopter. Pra, është skandal kur mjetet ajrore të Mbrojtjes përdoren në luftën kundër trafikut të narkotikëve, por jo për Zajminën apo cilëdo kolege të saj.

 

bashkangjitur linku i videos

http://www.youtube.com/watch?v=rsPRkrt8hMU&list=PLn5ZpffRQ4tY1_cbep4hba1dllp23qNlN

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Mendimet e mia jane keto: Perdorimi i mjeteve ajrore per qellime komerciale jepen me urdhera te vecanta te Komandes se Forcave Ajrore, Shefit te shtabit te pergjithshem te FA dhe perkundrejt nje fature financiare.Aktualisht shfrytezimi i helikoptereve per qellime vidio klipi ne kushtet kur jane te kufizuara resurset, kur cmimi i riparimit te tyre kushton me mijra euro,kur infrastruktura ku eshte zhvilluar ky klip eshte ushtarake dhe ka rregulla se futesh ne keto infrastruktura dhe per me teper mospagimi i harxhimeve dhe justifikimii tyre se po kryhet stervitje trajnuese pa dyshim kerkon hetim nga prokuroria dhe nxjerrjen para pergjegjesise te urdher dhenesve.Ministrja e Mrojtjes duhet te denoncoje keto veprime pasi te vertetoje me specialiste demet ekonomike, menyren e perdorimit te infrastruktures ushtarake,certifikata e sigurise te personave qe jane futur ne repart, kontaktet dhe veprimet e paligjshme te drejtuesve te reparteve,ngarkesa e futur ne helikopter,pasteria e persobelit civil qe ka realizuar klipin, rolin e Xhemel Gjunkshit ne kete urdher e perfitime te tjera.

  • Si thoni ju a’mund te rezistonte Ben Imami kesaj prostitute kuptohet nga pergjigjia pzitive per ti vene te gjith Shqiperine po te ishte e nevojsheme.

  • Thone se kerkesen ne fillim Zajmina ja ka bere ” Teta Tet ” ministrit Imami disa here deri sa ai eshte dorezuar para kembenguljes se saj.
    Pasi eshte bere video ministri e ka thirrur per te marre pershtypjet. Shkresat jane formale se nuk e hante Aktori i regjur te lente gjurme. Jane akuza te opozites te gjitha sa thuhen per inate personale e politike more te keqen nena.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *