Siç mësohet, Zajmina nuk e ka patur hiç të vështirë që të nxjerrë në fluturim dy helikopterë të Forcave tona të Armatosura të repartit të Farkës, falë ndjeshmërisë ndaj “artit”, por më shumë ç`burrërimit para seksit, të ish-kupolës drejtuese të Ministrisë së Mbrojtjes, ku pa dyshim, shkëlqen emri i Arben Imamit. Qeveria e pas 23 qershorit, u rrek ta çonte para drejtësisë “gjeneralin” kundër dhe pro Berishës, duke çuar disa dosje shkeljesh në Prokurori, denoncime që deri më tani, falë drejtësisë si bandë e si jo sistem, kanë rezultuar një vërë në ujë. Dhe nuk ja vlen më. Pas lajmit se, “koka” e mbrojtjes, ja ka plotësuar pa një pa dy Zajminës kërkesën për me pas në dispozicion dy…(mbahuni dhe mos e lëshoni veten!), helikopterë, çdo tentativë për ta parë çështjen nga ana ligjore, se ku e në çfarë është shkelur ligji, është një gjest naiv. Mjaft të thuhet se pjesa më vitale e një shteti, pikërisht Mbrojtja, ka qëndruar ‘gatitu’ para Zajminës…me duart tek të qepurat e pantollonave dhe mjafton!
