Maliq, hidhet granatë në një banesë, vetëm dëme materiale

redaktor

Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banesë në qytezën e Maliqit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 03:00, në banesën e Grigor K. Granta është hedhur nga persona ende të panjohur. Ndërkohë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur një grup pune për hetimin e shpërthimit. Në pyetje është marrë edhe pronari i banesës, që tha se nuk ka konflikte. Policia po heton në disa pista për ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *