4 deduksione nga intervista me Izet Haxhinë

redaktor

 

Thuajse të gjithë pushtetarët, në mandatin e tyre bëjnë gabime, ndoshta edhe faje. Berisha ishte i vetmi që bënte çdo ditë. Si asnjëherë tjetër, jeta e njeriut të politikës, Berisha, është e mbushur me ngjarje të një klani, i cili edhe duke qenë tejet mafioz, përsëri nuk është krejtësisht i përballueshëm. Ai del jashtë sinoreve të një përcaktimi të vetëm. Berisha, tip i ligësht dhe ambicioz, i zgjodhi njerëzit rreth vetes jo nga ndershmëria dhe përkushtimi, por nga shkalla me të cilën ai mund të bënte presion ndaj tyre, nga devotshmëria ndaj tij dhe jo ndaj shtetit; nga mundësia për të qenë shërbyes dhe jo qytetarë. Ëndrra e Berishës ishte që të kishte fuqinë e një mbreti, por kurrë nuk e kishte maturinë që duhet të ketë një mbret. Ndaj, i bindur se nuk do të gjykohet kurrë, se qëndron mbi shtetin dhe mbi kohën, ai la pas vetes shenjat e dukshme të një oligarkie krimi. Disa nga fillesat e gjurmëve që la pas solli në vëmendjen e njerëzve një intervistë me njërin nga shoqëruesit e dhunshëm të tij, Izet Haxhia, i cili, edhe pse përgjithësisht i vonuar, gjërat që dëshmoi nuk ishin krejtësisht të paditura. Por, në këtë analizë, mendimi im shkon drejt disa deduksioneve të tjera.

 

Grushti

E para gjë që mendova kur lexova në intervistën e Izet Haxhisë se ata, grupi i gatshëm pranë Berishës dhe njerëzit e SHIK-ut, kishin rrahur politikanë, gazetarë, kundërshtarë të regjimit, por edhe njerëz pranë këtij regjimi që kishin filluar të kishin një çast rebelimi, ishte jo në atë që po dëshmohej, por në një fakt që kishte ndodhur shumë vite më pas. Në 21 Janarin e vitit 2011, kur Tirana u përgjak. Berisha ishte pas xhameve të blinduar dhe ai e di më mirë se të gjithë se kush qëlloi dhe kush e dha urdhrin. Mendimi im shkoi tek syri i nxirë i Ndrea Prendit.

Për herë të parë komandanti i gardës së Republikës u pa nga njerëzit me syrin e nxirë vetëm në bashkësinë e Berishës, kur para gazetarëve po përpiqeshin të mbushnin mendjen se ata kishin qenë viktima e një demonstrate dhe jo vrasësit e saj. Ndrea Prendi me syrin e nxirë, nga një goditje, rrinte pranë ish-shefit të qeverisë dhe, ajo shenjë poshtë qerpikëve të tij po tregohej si shenjë se sa të dhunshëm kishin qenë demonstruesit.

Por çuditërisht asnjë kamera, nga dhjetëra e dhjetëra që ishin aty, nga të gjithë TZV, private dhe sidomos të shtetit, pra të gardës, të Policisë dhe ato të vendosura rreth e rreth selisë qeveritare, nuk e ka dhënë asnjëherë të vetme momentin kur Ndrea Prendi qëllohet me grusht. Sikur atë ta kishte qoftë edhe një regjistrim shtetëror, i policisë, gardës apo i selisë qeveritare, ajo do të ishte dhënë me dhjetëra e me qindra herë. Normalisht, nëse është goditur nga demonstruesit, ajo do të kishte ndodhur jashtë, në bulevard, sepse demonstruesit nuk u futën në brendësinë e oborrit, ku i prisnin për t’i vrarë masivisht. As kamera TV e Artan Hoxhës, që arriti të kapë disa nga vrasjet e ndodhura, nuk e ka këtë moment.

Ku u godit Ndrea Prendi? Edhe në një shkrim tjetër e kam ngritur dyshimin se ish-shefi i gardës ka qenë kundër vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Është krejt e mundur ajo që doli disa ditë pas 21 Janarit se, njëri nga shoqëruesit e Berishës, të dhunshëm si zakonisht, të ketë përcjellë urdhrin për të goditur drejt e në turmë; por, kur nuk ka marrë përgjigje, atëherë ka qëlluar shefin e gardës, njëkohësisht ka qëlluar edhe mbi turmë. Fakti që u shpejtua të fshihet gjithçka që ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë në Kryeministri të shkon drejt saj, por edhe më tej se kaq. Aty mund të shihej tërbimi i një njeriu që priste të vritej dikush e ende nuk po vritej.

Nëse deri pak më parë, kjo hipotezë që nuk është vetëm e imja, por edhe e njerëzve që ishin në korridoret e selisë qeveritare, tani, pas dëshmisë së një njeriu që dikur ishte gati të jepte jetën për Berishën, kjo është më e besueshme.

Po përse hesht Ndrea Prendi???

 

Heshtja

Ish-shefi i qeverisë ka patur një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me njerëzit e implikuar në krime, që nga më të voglat e deri tek më të mëdhatë. Sidomos në ato krime, të cilat, në një mënyrë ose në një tjetër, e lidhnin me familjen e tij biologjike, me atë vetë ose me njerëzit rreth e rreth tij. Ka qenë një devizë e pashkruar, por tepër e qartë: hesht për atë që di, ne do të heshtim për ty.

Fatmir Mediu, shefi i republikanëve, që kishte si zëvendës një monarkist, është shembulli më i qartë për këtë. Mediu heshti për atë që kishte ndodhur në Gërdec, megjithëse ai e dinte të gjithë strukturën e njëkohësisht procedurën që ishte ndjekur. Ai e dinte se kush qëndronte pas gjithë asaj piramide që ishte ngritur pak kilometra larg Tiranës, ai e dinte se Delijorgji ishte vetëm një perde, që kishte dashur të nxirrte diçka edhe për vete; ndërsa peshkaqenët ishin në zyrat afër tij, që ai vetë ua kishte përgatitur, ashtu si edhe projektet e ligjeve për të bërë të ligjshëm një krim. Mediu heshti, ai nuk foli asgjë, nuk e përmendi asnjëherë djalin kryeministror, as aferat e tij, as nuk tha se kush jepte urdhër në të vërtetë për lëvizjen e një makinerie të tërë vrasëse; ai e dinte se në këtë kohë, shefi i shtabit të përgjithshëm nuk quhej Luan Hoxha, por SHB, dhe përmes këtij të fundit bëhej gjithë rrëmuja, niseshin avionët, shitej baruti.

Marrëveshja ishte e qartë: po heshte, do të jesh përsëri deputet, do të jesh përsëri ministër. Jepi të drejtën, Berisha, njerëzit që i shërbejnë i mban më afër, i ledhaton dhe i “ngroh” më shumë se sa socialistët, të cilët, të parët që harrojnë janë militantët e vet.

Rasti Mediu nuk është i vetmi. As edhe një fjalë nuk u dëgjua nga Basha për zhdukjen e 240 milionë eurove nga Rruga e Kombit; as nuk pipëtiu Imami për shitjet e paligjshme të objekteve; as nuk tha gjë Pollo për aferat e fundregjimit të tyre; askush nuk i hyri në “sokak” Rulit për firmën e hedhur në një firmë komcensionare të minierave të kromit… sepse Berisha kishte parimin e qartë “hesapi i shtëpisë, nuk del në pazar”. Dhe po e nxore në pazar, atëherë përgatitu…

Të gjithë ata që janë dëbuar apo dënuar nga regjimi autokratik i tij janë ata që u rebeluan përkohësisht, që folën, ose që deshën të flasin. Trebicka i gjorë ishte mes dyshimit: të hesht apo të flas, por nuk i dhanë kohë për të dytën.

Përse ndodh e gjithë kjo?

 

Kërcënimi

Kërcënimi është i dyanshëm: njëra palë kërcënon tjetrën se “do e hap gojën”, pala tjetër kërcënon se “do ta mbyll gojën”.

Nuk është kohë e largët kur në Parlamentin e Shqipërisë, një deputet PD-ist i flakët, Azem Hajdari, kur të vetët po e flaknin, sepse nuk kishte heshtur për gjëra që diheshin, ai kishte bërë kërcënimin: “unë kam qenë njëshi dhe njëshi di shumë”, e pas kësaj, gjërat u zbutën, e thirrën përsëri hero i demokracisë, e dërguan përsëri nëpër mitingje, deri sa më në fund e dërguan drejt vdekjes.

E mbani mend atë vogëlanin, Xhelal Mziu, kur në ditët e para të burgimit të tij askush nuk ia vuri re mungesën, u bë një deklaratë e vakët, e tipit “na ishte një herë”, por kur ai kërcënoi se do të flasë, atëherë, të gjithë “burrat” PD-ist, që nga shefi i madh e deri tek shefi i vogël, u turrën, të gjithë në mbrojtje të tij, sikur Mziu kishte qenë burrë i madh shteti, kur në fakt ishte një kulaç i vogël xhepi. U mobilizuan të gjithë ish-ministrat e drejtësisë, nxorën defterët e vjetër të ligjeve, shkuan në burg, dërguan “selame” të forta, dhe Mziu ishte përsëri aty ku kishte qenë. Kishte mjaftuar vetëm një gjysmë thirrje e tij dhe gjërat kishin ndryshuar, ishte një gjysmë kërcënim, pas së cilit fshiheshin gjëra më të rënda se ato të zakonshme.

Shembulli i fundit është Fullani. “Më tradhtuan”, tha ai, ose të tjerë afër tij dhe i gjithë një klan u vunë në lëvizje. Berisha që kishte heshtur deri asaj dite, foli me “Z” të madhe; Basha i shkoi pas, tufa e analistëve “të pavarur”, që nuk ishin dëgjuar, shkoi edhe më tej, u bënë gati protesta, si ajo për drogën e Lazaratit, u përgatitën peticione, u nxorën nga arkivat shembuj të vjetër e të rinj, dhe më në fund, gjërat shkuan përsëri në vendin që ishte përcaktuar. Fullani në shtëpi, komedia do të vazhdojë një shkallë më tej, në një tjetër gjyqësor, tashmë më të lartë, por përfundimi dihet: Fullani do të jetë i lirë, jo vetëm në shtëpinë e tij. Komedia mbaroi, sapo Fullani deshi ta kthejë në tragjedi.

Dhe e fundit:

 

Tritoli

Izet Haxhia dëshmoi se gjëmimet e tritolit pas humbjes së pushtetit në vitin 1997, PD-ja i kishte dirigjuar përmes Azem Hajdarit. Ai shkoi edhe më tej se kaq: ai dëshmoi se shefi i tij i dikurshëm ishte në dijeni dhe se kishte heshtur.

Nuk e di se deri në cilën shkallë mund të jetë i besueshëm ky rrëfim, sepse, në fund të fundit, edhe ai ka qenë palë.

Por, mjafton të shohësh dy herë radhazi, të shohësh me vëmendje, se çfarë ndodh kur PD-ja largohet nga pushteti: edhe kur largohet me pushkë, edhe kur largohet me dhunë.

Ashtu si në vitin 1997 e pak më tej, edhe tani, pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja nisi seria e tritolit dhe gjithçka ishte si një kronikë e paralajmëruar. Ndoshta ende pa u dëgjuar krisma e tyre dilte një kasnec demokratikas dhe denonconte tritolistët. Ashtu si disa vite më parë, përsëri e përsëri tritoli godiste në pikat e ndjeshme të vendit, ashtu si tek zërat brenda klanit të tyre. Për të kërkuar heshtjen, për të marrë revanshin, por mbi të gjitha për të krijuar ndjenjën e tmerrit.

Ashtu si në vitin famëkeq 1997, intensiteti i tyre po bie. Si duket është e njëjta mendësi: sulm në disa muaj dhe heshtje pastaj, deri sa të vijë seria tjetër.

Njoh shumë njerëz që e duan PD-në, dhe janë në të drejtën e tyre. Shumë nga ata që njoh janë njerëz me integritet dhe seriozë, vizioni i të cilëve është i njëjtë me atë që kishte lëvizja studentore në fillimet e saj, dhe duan t’i mbeten besnik asaj. Përsëri janë në të drejtën e tyre. Jam i bindur se nga kjo shumësi njerëzore, të cilët nuk janë thjeshtë të njohurit e mi, por mijëra e mijëra të tjerë, vendi ka hajër e prosperitet.

Ashtu si jam i bindur se falangat e ringjallura nuk kanë lidhje me perspektivën, fisnikërinë dhe kodin e nderit të njerëzve normalë.

 

 

 

 

Share This Article
20 Comments
  • Si gjithmone nje analize e sakte nga ana juaj z.Islami.Mgjithate nuk jam dakord me paragrafin e fundit, kur thoni se njihni njerez me integritet dhe serioze qe e duan PD.Kete gje nuk e besoj.Nuk ka kurre mundesi qe te jesh njeri me integritet e serioz,dhe ne te njejten kohe te duash nje bande kriminale te quajtur PD,qe qe nga fillimet e saj ka funksionuar si e tille.Keta njerez “serioze” nuk e paskan kuptuar akoma se cfare katastrofe i ka shkaktuar vendit kjo parti vampirash e kriminelesh? Eshte nje shprehje qe thote “politikan,eshte zanati i dyte me i vjeter i njerezimit,dhe per nga menyra se si ushtrohet,i perngjason shume atij te parit”(shumica besoj e dine qe zanati me i vjeter ne bote eshte ku”rveria) Megjithate edhe kjo shprehje nuk qendron ne rastin e PD-se dhe berjes politikë nga ana e saj.Ata kurre nuk kane bere politike,por vetem krime,intriga,shpifje,shkaterrime vjedhje,zhvatje.Pra nuk jane as k”urva,por me keq akoma,jane kriminele. Deshmia e nje njeriu qe ishte shume prane majes se piramides se PD,e verteton me se miri,se si ka funksionuar kjo bande.

    • Ke të drejtë ‘open’ një bandë horrash e kriminelësh nuk mund të jetë parti dhe për më tepër demokratike. Kjo Pd ekzistuese s’ka asnjë lidhje me idealet e fillimeve demokratike ndaj duhet riformatuar pa asnjë nga fytyrat perverse që ushqehen nga stani berishian.

      • I vetmi rugac nga badigardet e Sales ishte ky Izeti, gjithe te tjeret ishin cuna te edukuar qe silleshin me korrektese

        Edhe kete Izetin, Sala e mbante prane me teper meqense ishte patriot, sepse dukej qe Sala nuke kishte ne konsiderate Izetin…

        • Dmth sipas llogjikes tende te pjerdhur,Sala e mbante prane kete vrases(kjo sipas tij) per te vetmin fakt se ishte patriot,dhe s’ka gje qe ishte vrases??? Me gjithe mend i beson ketyre qe shkruan o idiot ? Edhe vet Sali psikopati nuk do ta mbronte dot vehten me kaq perkushtim sa e mbron ti. Njerez pa shtylle kurrizore jeni,qe vetem te zvarriteni pas babait tuaj shpirteror dini.

  • Ka qene dhe nje Riza Mala qe ka akuzuar pd-en dhe sali-udb-en qe e kane futur per te hedhur shtyllat e tensionit te larte ne ere!

  • Puna eshte a do te bien ne vesh te shurdher keto rrefime apo nje hetim siperfaqesor do te vertetonte shume prej tyre dhe atehere….

  • Izet Haxhia tregon pas 16 vjetesh se Berishen e paska njohur per plehre. I paska ditur gjithe keto djallezi e prap se prap ne 14 shtator mori armet e doli ne balle te grushtit te shtetit per ta sjelle prap Berishen ne pushtet. Pse doli me arme ne 14 shtator gazetarja nuk e pyet e Izeti qe tregon kaq histori nuk thote asgje. Pas 14 shtatorit ishte ne kerkim e iku ne Turqi.

  • PO mire. Deduksionet ishin 4 po pse 4 dhe jo me shume? Psh. 6 ,7 8.Psh nuk mund te dilje ne deduksionin se vrasjet e Haklajve ne Tropoje i ka bere roja i Nanos. Madje ky perfundim nuk ka nevoje per deduksion se ai e tha vete kete gje. Apo jo? Tjeter.PO qe Fatos Klosi gjithmone sipas te intervistuarit ka ngaterruar gjithe Tropojen. Mund ta thoje edhe kete psh.? Apo jo? Po ne deduksioni qe ky i i ntervistuari paska shetitur gjithe diten nje dite para vrasjes me vrasesit ,pas vrasjes po prape biles edhe i ka shoqeruar pas vrasjes i pa edhe te plagosur dhe kur vajti ne shtepi e mori vesh qe ishte vrare Azem Hajdari deduksioni te con qe ky nuk ka marre pjes ne vrasje apo jo? Madje edhe ky edhe Jahua te dy pjesmarres ne vrasje thone qe Azemin e vrau Berisha . Deduksion i sakte apo jo? Vrasjet ne Tropoje me shqip nuk kishte si ti thoshin qe i ka shtyre jo bere se do ishte e rende Fatos Klosi dhe ky Gjergji qe sipas te intervistuar ishte mbajtur ne pune nga Spartak Poci. Apo jo? Edhe disa deduksione te tjera mund ti nxirrje po ty te duheshin vetem 4. Per t’i thene gjithe turmes tuaj budallaqe qe e beson qe eshte budallaqe vetem kur ja thote Edi Rama i merzitur nga komentet e tyre.Apo jo? Ky ishte deduksion i imi.

  • Kjo pacavure nga Vicitoli ka 23 vite qe po na vertitet me uren e se keqes ne dore dhe ne populli i thjeshte nuk patem kurajon qe ta flaknim ne koshin e plehrave me 1997 POR e ngritem ne peidestal me 2005 dhe e duruam pwer 8 vitet te na shperfilli ne te gjitha drejtimet.Vota plebicitare e 23 Qershorit e rezoi na froni dhe kjo ishte e tyta here POR ja qe nuk u harit izolimi i tij nga jeta politike prandaj ne del sot neper ekrane TV duke na thwene”..”une perseri ketu jam dhe me ju do te merem se skeni cfar te me beni..”Bedri Islami ka te drejte ne ato qe shkruan por duhet te presim sa te dali ndonje nga rradhet tona per te vepruar me guxim nga figurave te tilla negative ne ekstrem qe jetojne dhe remojne cdo dite mbjelljen e se keqes ne rrugen tone te zhvillimit.

  • mund te nxjerresh 100 deduksione nga rrefimi te cilat po ti perpunosh mire te bejne te bindesh qe krimineli Berisha,kllouni Rama dhe hajduti Meta Jane nje e te pandare.

    • @ kris 1
      Pershendetje,Ki kuvend i Dites o shqiptari kris eshte mbushur me legene te pa
      mbaruar.Keta legene bejne dhe gomarin meshkull me barre,dhe e besojne
      neser kete marezi .Ki lloi legeni shqiptar i beson te gjitha ,duke u zvaritur keqas
      ne jeten e perditshme, po…. qe te besoje kete zgjuarsine tende., te sakte dhe
      me pese fjale te shkurtera e kuptimplote eshte e pa mundur.Ky legen pranon te
      heqi breket se sa te degjoje te mencurit e ketij populli,qe i thot.
      { NE KETE MESELE BERISHA ESHTE NJE KRIMINEL ORDINER}
      { RAMA ESHTE NJE KLLAUND QESHARAK }
      { DHE STANARI META ESHTE NJE HAJDUT ME CIZME }

  • Keta ishin e jane politikanet tane!? Keta sillnin e sjellin qytetari, respekt per pronen, paqe ne vend?! Keta ishin e jane “demokratet”?! A e dihet si perkthehet fjala “demokrat” dhe si e pse qene e jane “demokrate” keta? Keta me sinqeritetin, dhunen, egersine, pabesine e tyre kuptohen se çfar jane. Ato qe neveriten jane kopete e deleve, dhive, ujqerve, çakalleve, kerminjve e zhapikeve brenda e jasht Shqiperise qe iu shkojne nga pas ketyre egersirave me veprime dhe emocione.

  • Ky eshte nje shkrim i dobet dhe analize e cale ne argumente sepse autori i shkrimit mesa duket nuk ka kuptuar asgje nga mesazhet e Izetit…Mesazhi me i madh qe ka thene Izeti ishte se “Berisha eshte nje superkriminel dhe perbindesh”. Ishte Berisha qe ka futur gjihte Tropojen ne hasmeri ku ka vrare 150 vete dhe ku hasmeria eshte futur ne palce, aq sa Hakaljt nuk kane me as shteti ne Tropoje. Se dyti, Izeti shpreh jeqardhje se nuk degjoi fjalet e Haklajve qe Berisha duhej qeruar nga faqja e dheut pasa se ai ti asgjesonte dhe denigronte kundershatret. Aq e vertet eshte sot sa Berisha vrau 4 nga 5 djemte Haklajve, coi ne jete ilegale Izet Haxhine, dhe fshehu mafiozerisht bodigarded e Azemit. Se fundi te gjitha poshtersite qe ka bere Berisha duke shfrytezuar pushtetin, policine dhe SHIK nen komandot e tij, kane qene ne funksion te qellimit te tij per te ndenj ne pushtet me dhune duke eleimnuar ata qe i dilnin para. Edhe Azemi, edhe pse ky ishte nje bandit e mafioz i regjur, nuk mund te dilte mbi dsaliu se ky e eleminoi kur ne fakt Azemi e kish mbush kupen me kohe…

  • Edhe dicka tjeter…Izeti i ka bere nje diskretitim moral dhe poltik te Azem Hajdarit me bukur se kushdo ( per mendimin tim ka qene brilant Izerti ne kete pike)duke e nxjerre ne pah Azemin spiun ne sigurimit, si njeri imoral, mafioz, trafikant, demagog, kriminel duke dashur te thote se vrasja e eitj isht nje rrjedhim llogjik i poshtersive te ‘pishtarit te Ramizokracise”

  • Bedri Islami te vertetat thuhen ashiqare!Pas eleminimit te grupit nismetar,te ashtuquajturit mocioniste,ne PD mbeten karieristet,demagoget,zullapet,te babeziturit,ciniket.Kjo ndodhte ne 1992!Sot ne 2014,po deshe te gjesh sodomen dhe gomorren i ke ne Partine Demokratike,qe eshte partia me e degjeneruar ne bote!Neqoftese ti zoti Islami ke miq ne ate parti,largohu sa nuk je infektuar….

  • i lexova vone pjesezat e intervistes dhe fillimisht kam nje gjykim (deduksion) miqesor.Kur Thano para ca kohesh na u pergjigj ne dialogun e Kendit te kryeredaktorit se ishte me pushime ne Turqi me shkoi mendja tek ish bodigardi i Berishes.Natyrshem qe hipotezoj se Thano ka bere nje akord paraprak e pastaj Kazhani ka shkuar atje e ne fakt nuk ka asgje te keqe.Nese gabohem po e paguaj une gjoben,hahhahaaa.Nuhatja e nje gazetari do çonte atje dhe duhet thene se gazeta me kete interviste ka krijuar nje tronditje te forte ne opinionin publik e duhet thene se ky eshte nje sherbim i madh civil.Per personin e intervistuar dua te them se ishte i “dhunshem” ngaqe ishte i mbrojtur nga pushteti,kollaj te jesh i”dhunshem” e garip ne ato kushte.Nuk jam i sqaruar se çfare shkolle/kurs/specializim ka pasur per bodigard apo oficer sherbimi.Troç fare,Dr.Izeti ka qene per vete me kursin e plepave ne ate detyre…Duke mos qene i pergjegjshem dhe i kompletuar per detyren qe duhej te bente,domosdo qe ka kryer mjaft gomarlleqe e pislleqe,per te cilat mosha dhe pozicioni qe ka sot e bejne te ndihet i penduar.Nga ana e saj Kazhani nuk e ka “portretizuar”,siç ka bere gjetiu, se ndryshe do na dilte Izeti si Robin Hoodi,personazh qe me teper i afrohet Thanos sesa dr. Izatit.Natyrisht qe une prirem te mos i besoj njerezit qe kane memorje “matematike”,sidomos ne kushtet e intervistes,ndaj keto rrefime natyrshem qe i marr relative.Por gjykimi im mbi te verteten qe duam fillon nga dy pohime te Izetit,qe nese jane te sakta shpjegojne te gjithe zinxhirin e ngjarjeve ne Tropoje.Izeti pohon se mes Azemit dhe Haklajve ekzistonte nje meri familjare,kur vellezerit Haklaj rrahen vellane e Azemit per ca sharje ne gjendje te dehur.Pohimi tjeter ka lidhje me Saliun,qe sipas vellait te madh te Haklajve,ia kishte merine per nje te dashur ne kohen e shkolles.Pra,motivet se perse urreheshin palet kishin keto zanafilla.Nje dedektiv i mire megjithate do kerkonte tek vrasja e Azemit “njeriun e brendshem”.Sipas gruas se Azemit ky na ishte Izeti,sipas Izetit,ky ka te ngjare te ishte ai juristi qe shpiku Haklaj(apo Izeti),por ka te ngjare qe personi me i informuar aty brenda paska qene Berisha.Meqe Berisha ka qene i informuar dhe duket sheshit si 15 kateshi ne mes te Tiranes,atehere te tere keta Robin Hood-et e Tropojes kane qene padashur marioneta te nje loje me te madhe; kush fitonte nga ajo vrasje?Pse Berisha akuzoi menjehere qeverine socialiste dhe kryesisht Fatos Nanon si urdheruesin e vrasjes? Sepse i duhej qe ta kthente ne casus belli,ne kundersulm politik kete vrasje qe banalisht u be per larje hesapesh ose per gjakmarrje.Del pra opsioni se Azemi duhej vrare e duheshin thurur rrjetat e ketij komploti.Nuk besoj se vrasja u be rastesisht dhe aksidentale.Njeri shkon me pistolete me silenciator e tjetri e priste me automatik;mjeshterisht njerez rreth tyre i ndersyen per te vrare njeri-tjetrin.Per te tjerat rrefime nuk jam kurioz,por ben mire qe i thote dr.Izeti,kolegu i dr.Saliut,qe te binden dhe ata me te pabindurit se ne çfare derexheje e çoi shtetin Sali Berisha,tamam si nje kryetar banditesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *