Policia e Tiranës ka reaguar pas lajmit se Ardian Fullani nuk ruhet nga policia.
Kjo e fundit ka thënë se nuk e ka për detyrë që të ruajë derën e banesës s ëish-guvernatorit, që aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”.
“Policia e Tiranes qaron opinionin publik se Gjykata e Apelit Tiranё nё vendimin e ditёs sё djeshme ka caktuar pёr tё dyshuarin masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”. Nё zbatim tё detyrave tё pёrcaktuara nё aktet ligjore, përkatësisht nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, Policia e Shtetit ka marrё masa pёr kontrollimin e respektimit tё urdhrit tё dhёnё nga Gjykata ndaj tё dyshuarit dhe nisur nga rёndёsia e rastit po e monitoron me kujdes.
Sipas akteve normative nё fuqi, nuk ёshtё detyrim ligjor i Policisё sё Shtetit tё vendosё punonjёs policie pranё derёs sё banesёs sё personit ndaj tё cilit gjykata vendos masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi”.
Nё rast se nga shёrbimet e policisё do tё konstatohet se i dyshuari nuk ka respektuar masёn e sigurisё “arrest nё shtёpi” do tё kryhen veprimet procedurale dhe do i referohen materialet Prokurorisё”, thuhet në reagimin e policisë.

Si mund te vijoje nje ish-President jeten normale pas nje deshmie te tille???