Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg Ndriçim Ballën, i akuzuar për vrasjen e Majlinda Hoxhës.
Nënoficeri i policisë ka dashur të vrasë 38-vjeçarin Elton Fusha, pas një sherri që ai ka pasur me vëllain e nënoficerit të policisë.
Sherri kishte ndodhur për 25 mijë lekë.
Fusha ia kishte borxh vëllait të Ndriçim Ballës këtë shumë, për një punë që ai kishte bërë në lokalin e tij.
Duke qenë se Fusha nuk ia ka dhënë këtë shumë, Balla e ka plagosur atë, ndërsa në këtë ngjarje gjeti vdekjen Majlinda Hoxha.

Zonja nuk mund te kthehet pas, por shpirti i saj mund te gjej pak paqe tani pas ketij denimi te forte qe ka marre vrasesi i saj.
Po pse, o I uruar,nuk vodhe nje banke e do kishe fituar ,jo 25 mije leke ,por ndoshta 10 -100 here me shume e nuk do ishe denuar fare. Ja shiko Fullanin;ju vodhen 8 milliard leke e nuk I hyri gje ne kembe,madje edhe tetjeret po I nxjerin gjoja me arrest shtepie,po pa polic. Doli apo nuk doli nga shtepia do pyeten njerezit e shtepise,te cilet sigurisht do tregojne te verteten se edhe kur shkon ne banje ,merr leje………..
Mire ja kane bere!Kur ke nder mend te ndeshkosh fajtorin,pse vret kalimtaret!Nenoficer koti,qe nuk di te shkrehe armen!