Një vjeshtë me të kuqen e verës

redaktor

Ajo bënë pjesë në qarqet modës në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Dhe njihet në Tiranë si një ndër femrat më të kuruara dhe që është vazhdimisht në koherencë me atë çka ndodh në industrinë e modës. Për të mësuar pak më shumë se çfarë do të jetë në tendencë këtë vjeshtë-dimër, nuk kemi ftuar një që stilon veshje, por një vajzë që ble veshje. Irena Kita është juriste dhe i pëlqen të vishet bukur. Në rrethin shoqëror i thërrasin Superavokatja e Tiranës që dashuron modën.

Irenën e ftuam të jetë pjesë e “Dita’-s për sot, për të ndarë me ne disa këshilla për këtë sezon, parë nga syri i saj. Ajo është mami e Sofias, 3 vjeçe, e cila duke parë të ëmën, ka filluar të mendoj se do të jetë ajo trashëgimtarja rrobave të saj… që në fakt nuk i mungojnë as tani. Injektimi më të fort për sa i përket dashurisë mbi të bukurën e ka marrë gjatë studimeve në Itali. E ku me shumë se në këtë vend mund të edukohesh për të të veshurit bukur?! Është e fiksuar pas blerjeve aq sa, nuk bën dot llogaritë se sa shpenzon në një vit. Për të pasioni kushton! Sot, ajo ka edhe një blog të vetin, të cilin e përditëson sa herë ka diçka interesante për të ndarë më ata që kanë të njëjtin dashuri me të. Por sot me Irenën nuk kemi folur për ligje që rregullojnë sjelljet njerëzore, por për veshje pasi, sipas saj, paraqitja është kartëvizita e jonë e parë në çdo prezantim që bëjmë.

Irena, vjeshta erdhi dhe po ashtu në këtë stinë ndryshon edhe gardëroba e gjithsecilit. Ju vetë keni filluar ta ndryshoni atë?

Vjeshta është ndër stinët që më mrekullon me shumëngjyrtat e saj. Kjo stinë kaq magjepsëse ka në brendësi të saj një larmi të madhe gardërobe, pasi është stinë e të kombinuarit dhe veshjes së lehtë me atë më të trashë. Duke qenë se i

Irena Kita
Irena Kita

qëndroj besnike stilit tim, deri tani kam bërë disa shpenzime të vogla, por kam akoma gardërobën e mëparshme.

Ishit konsultuar me parë më faqet e modës për të kuptuar se çfarë do të ishte tendencë në këtë periudhë?

Përditë konsultohem me faqet e modës. Kjo edhe për faktin që çdo gjë e re tendencë apo informacion që ka lidhje me botën e modës të jetë sa më prezente në ditët e mia. Moda për mua është si një oaz lumturie, ku unë mund të zgjedh kombinime veshjesh të cilat i përshtaten fizikut dhe shijes time.

Dhe për të mësuar më shumë, çfarë ka në gardërobën tuaj në këtë kohë?

Në gardërobën time mbizotërojnë fustanet, fundet, bluzat dhe kostumet të cilat përdoren në pjesën zyrtare, për sa i përket punës. Unë ndihem shumë më rehat me një fustan se sa me pantallona. Mendoj se pjesa e fustanit është i lidhur drejtpërdrejtë me feminilitetin e çdo femre.

Cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti?

Tendencat e kësaj stine vazhdojnë të jenë shumë të përafërta me vjeshtën e vitit që lamë pas, si nga ngjyrat, të cilat do të mbizotërojnë pothuajse të gjitha monokolor, por ndër tyre do të mbizotërojë bordoja (e kuqja e verës)e cila pothuajse u hodh në treg që vitin e kaluar nëpër vitrinat e dyqaneve, jeshilja ushtarake, bezha, gri, e zeza etj, të cilat janë preferuar të sillen në monokolor nëpër pasarelat e modës. Tek stili do të rikthehet përsëri ai vintage, i cili do të pasqyrohet në fundet, fustanet etj. Për të mos lënë mënjanë aksesoret e çantat, të cilët janë si qershia mbi tortë. Ato i shohim prezent pothuajse te të gjitha pasarelat, që nga varëset, unazat, kapelet e mrekullueshme të Armanit etj. Do të kemi ndërthurje të vulutos ( kadifes) me lëkurën ose me peliçen e sjellë mrekullisht nëpër pasarela.

Nga këto, çfarë do të shohim më shumë të veshura në rrugë?

Mendoj se femrat do ndikohen nga veshje me shumë feminilitet, të përcjellë nëpërmjet fustaneve, çantave, aksesoreve dhe këpucëve.

Ju vetë, çfarë do të sugjeroni që të veshnin më shumë femrat dhe pse?

Pa diskutim fustanet. E theksova edhe pak më lart që ato nxjerrin në pah bukurinë femërore dhe tendencat e fundit janë shumë të përqendruara tek feminiliteti që çdo veshje përcjell, duke qenë shumë afër çdo karakteri femëror.

irena kitaBlogu juaj a do të pasurohet me këto element të veshjeve në vjeshtë?

Pa diskutim që po. Për blogun veshjet mendohen dhe pasqyrohen sa më pranë me stinën dhe eventet e ndryshme. Në çdo post mendohet me kujdes flokët, aksesoret, kombinimet e tyre, këpucët, çantat etj

Po për sa i përket këpucëve, cilat janë tendencat?

Tek këpucët do të mbizotërojë stili manish (burash) dhe do të kenë risi në Stringate Oxford, biker boots, chelsea boots, slip on, mocassini, sneakers, këto të fundit të nderthurrura edhe me velutato (kadife). Pastaj tek pjesa klasike do vazhdojnë të jenë stiletto, çizmet me takë të hollë etj.

Çfarë nuk ikën nga moda gjatë kësaj kohe?

Fustanet e inspiruar nga vitet ’60, këpucë elegante, capota e gjata. Duke qenë që jam tip që e vuan shumë të ftohtin jam shumë e lumtur për këtë.

Çfarë nuk duhet të përdorim kategorikisht dhe pse?

Nuk duhen të përdoren veshje që nxjerrin në pah defektet e trupit, pasi ato nuk janë aspak të këndshme për veten dhe për sytë kureshtare. Sa më shumë t’i mbuloni defektet me rrobat e duhura aq më këndshëm dhe në harmoni do jeni me veten tuaj dhe me ata që ju rrethojnë.

Blogu

Të shohësh të bukurën është njësoj si të shohësh dritë

 

Është kthyer tendencë e njërzeve që kanë një pasion, në funksion të të cilit ndërtojnë një blog. Aty shprehin gjithçka duke i dhënë edhe një shtëpi “fiksimit” të tyre. Kështu ka bërë edhe Irena. Ka ndërtuar një blog ku ekspozon gjithçka që vesh gjatë ditës. Ndan me miqtë që e klikojnë shijet mbi të bukurën. “Në fakt blog-un kisha kohë që mendoja ta hapja. Gjeta njerëzit e duhur, të cilët më ndërtuan faqen time http://irenakita.com (dhe me besoni unë doja që çdo gjë të ishte ashtu siç unë dëshiroja dhe ashtu u bë, falë profesionalizmit të tyre). Pasionet e mia të mëdha janë fashion dhe sporti. Pikërisht për këtë e kam hapur, për të shprehur atë pjesën time të brendshme se si unë e shoh dhe e perceptoj të bukurën në stilin tim të të jetuarit. Gjithmonë kam një shprehje ne mendje ”Të shohësh të bukurën është njësoj si të shohësh dritë!”-tregon Irena.

 

Tendencat

Vjeshtë – dimër 2014 – 2015

Të kesh stil është gjithmonë në modë! Kështu i përmbledhin shtëpitë më të mëdha të modës të të gjitha kohërave, tendencat e çdo viti. Këshillat që vijnë për vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm në modele dhe prerje të veshjeve nuk kanë shumë ndryshim. Ajo që duhet bërë këtë dimër është eksperimentimi tek ngjyrat, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Duke qenë se vjeshta dhe dimri sjellin zymtësi dhe shpesh njerëzit i përshtasin veshjet sipas stinës, këtë herë, shtëpitë e modës thonë se kjo tendencë duhet të zbehet. Një “JO” e madhe do të shoqërojë këdo që preferon që këtë sezon të veshë ngjyra të ftohta.

Nëse preferoni tonet e shndritshme dhe që bien në sy

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *