Ligji për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë ka pësuar ndryshime dy muaj më parë. Për këtë qëllim Ministria e Financave ka hartuar listën e plotë të dokumentacioneve sipas kategorive që e përfitojnë dëmshpërblimin, duke përditësuar gjithashtu dhe listën e atyre personave që nuk kanë marrë asnjë këst deri tani. Gazeta Dita e zbardh të plotë dokumentacionin sipas katëgorive përkatëse. I gjithë dokumentacioni i poshtëshënuar kërkohet që të futet në një zarf të bardhë ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë. Po kështu kjo drejtori sqaron se për personat që nuk kanë marrë asnjë këst pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit politik. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Po kështu për këtë kategori që nuk ka marrë asnjë këst deri tani në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.
Për kategorinë e parë me prioritet, “gra ish të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”
a.Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
b.Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e dytë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”
a.Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
b.Nr. Llogarie bankare në Lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”
a.Raport mjeko- ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga:
1.KEMCAP (KEMP-i epror)
ose
a/1. Raport mjeko ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuar nga:
- Qendra Shëndetësore Universitare “ Nënë Tereza”
- Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”
b.Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit
c.Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda; territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e katërt me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë të cilët pavarësisht moshës në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”
a.Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit;
b.Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur;
c.Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur;
d.Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e pestë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të rradhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”
a.Certifikatë vdekje të personit ish të dënuar;
b.Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të rradhës së parë të personit ish të dënuar që nuk jeton më;
c.Certifikatë familjare të ish të dënuarit ku të përfshihen fëmija/fëmijët e mitur;
d.Dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor;
e.Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më;
f.Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re) në emër të kujdestarit ligjor të të miturit.
Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”
a.Certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit;
b.Nr. Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).

e mer kodosha ju beri enveri me leke……i honkshit gezuar me miq e shoke