Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka thënë se nuk ka asnjë rrezik për vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
Sipas tij, qeveria dhe policia kanë marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Edhe dy ditë dhe kemi gjithë atë eveniment.
I kemi marrë të gjitha masat dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë”, ka thënë ai.
Deklarata e Didit u bë pas një takimi me shefin e tij, Saimir Tahiri. (në foto, sot të dy para godinës së Kuvendit)
Dy ditë më parë, mediat ndërkombëtare, duke iu referuar një imami boshnjak, shkruanin se ISIS do të tentonte të vriste Papën gjatë vizitës së tij në Tiranë, ose në vizitën që do zhvillojë në nëntor në Turqi.

Po baballareve tuaj cfare do ti thoni per papen ? Deri dje komunistet i varnin kleriket tani presin papen dhe i puthin doren, cfare hipokrizie
E cfare rreziku do kete per Papen .Ne Shqipero cdo i huaj eshte me i garantuar se cdo shqiptare tjeter .Te kete kujdes Papa se mos i vjedhin ndonje medaljon .Kete mund te bejne shqiptaret.Sma do mendja te mbaje Euro neper xhepa .
Ej mik ndryshojne kohet , ndryshojne njerzit. Sala u be demokrate brenda nates jo me femijet e komunistev. Hipokrizia nuk ka fund
KJO TREGON SE KA SHTET O MILET !?
KY DIDI E KA PER DETYRE TE SIGUROJE VIZITE NORMALE TE PAPES.T’I LERI KOFERENCAT KY SE E KA KTHYER POLICINE E SHTETIT SI POLICI PRIVATE “DIDI” sh.p.k
nga fotoja duken te tensionuar 🙂
Ore kush eshte Didi kush eshte tahiri ne kete foto. Ata duken si vellezer binjake ketu.
Papa në Shqipëri rrezikohet vetëm nga një njeri? Nga asnjë shqiptar tjetër? E doni kush është? Po ja u them? Rrezikohet nga ai që të vret natën e të qan ditën? Eshtë i vetmi përfaqesues potent i I S I S në Shqipëri !? E doni patjetër? Atehere po e them,-quhet sali ram fazlliç berisha dhe banda e tij ??? Ai d.mth. Saliu është i vetmi i interesuar për trazira dhe turpe për Shqipërinë? Asnjë tjetër? Absolutisht asnjë.? Shqiptaret e tjerë meren me vrasjen e njëri-tjetrit dhe nuk e kanë mêndjen dhe interesin hiç për të vrarë Papën !? Absolutisht hiç dhe vë kokën time si garant? Hiç ore hiç!? Tung!