Skandali i tekstit shkollor të klasës së dytë, që i mësonte fëmijët se si të sëmureshin duke pirë ujë me shkumës për të mos shkuar në shkollë, ka pritur dje reagimin e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Pas përfundimit të konferencës “Gruaja shqiptare dhe integrimi europian”, Nikolla deklaroi se do të ketë një rishikim të të gjitha teksteve shkollore. Ajo paralajmëroi heqjen e teksteve me probleme që nxisin dhunë e urrejtje. “Janë të vërteta të gjitha këto që thoni dhe ato që denoncojnë prindërit nëpër rrjetet sociale janë të vërteta. Gjatë vitit që kaloi hoqëm 120 tekste nga shkollat, këto janë arsye më shumë për të nxitur reformën që kemi ndërmarrë për arsimin. Për ne janë të shtrenjtë fëmijët shqiptarë. Do të ketë, padyshim, rishikim dhe heqje nga qarkullimi, nuk do të lejojmë deformime të tilla në formimin e tyre”, tha Nikolla. Skandali i librave doli dy ditë më parë në rrjetet sociale ku po qarkullonin foto të shkëputura nga librat, kryesisht nga lënda e Leximit, ku flitet për nxitje të urrejtjes ndaj prindërve, për helme, për metoda se si mund të gënjehen mësuesit dhe prindërit e plot raste të tjera të cilat ngrenë pikëpyetje të mëdha për kontrollin që u është bërë librave. Në kemi ftuar sot në “Dita” për të diskutuar mbi këtë temë, kryeredaktoren e shtëpisë botuese “Onufri”, znj. Afërdita Cesula. Afërdita nuk është pjesë e shtëpive botuese të cilat nxjerrin libra shkollorë, ndaj e ka më të thjeshtë të bëjë një analizë të qartë të situatës duke e parë nga syri i specialistes. Ajo prej dhjetë vitesh punon pranë shtëpisë botuese “Onufri”, aktualisht si kryeredaktore e saj. Ka punuar drejtpërdrejt me botimin e veprave të plota të shkrimtarëve I. Kadare dhe M. Camaj, me disa prej veprave të Shekspirit etj. Ka bashkëpunuar gjithashtu me autorë të ndryshëm si redaktore përgjegjëse e librave të tyre.
Znj. Afërdita, sapo ka filluar shkolla, dhe ky është pikërisht ai momenti kur dalin në pah gabimet e teksteve. Rrjetet sociale luajnë një rol të rëndësishëm, sepse prindërit shpesh i denoncojnë aty si fillim gafat që gjejnë. Një nga ato që është përhapur me shpejtësi është edhe historia e “Shkumësit magjik”. Çfarë ndjesie keni kur lexoni këtë tekst?
Rrjetet sociale, kryesisht Facebook-u, këto dy-tri ditët e fundit nuk janë mbizotëruar thjesht nga urimet e fotot e fëmijëve me çantat e shpinës, por edhe me disa imazhe të faqeve nga librat me të cilët këta fëmijë, përfshirë edhe ndonjë nga ata të familjes sime, do të mësojnë këtë vit. Dhe pikërisht imazhe të një teksti të titulluar “Shkumësi magjik”. Çfarë ndjesie pata kur e lexova këtë tekst? Si fillim gati m’u duk si shaka, rrjedhojë e ndonjë montazhi të mundshëm, gjë që nuk është e panjohur në ditët e sotme. Më pas, vura re se ishte përhapur shumë shpejt dhe me dhjetëra persona kishin komentuar, e madje ishte identifikuar tashmë teksti shkollor nga ku kjo pjesë ishte shkëputur dhe gjithashtu edhe shtëpia botuese.
Ndjesia pas kësaj ishte: Trishtim, revoltë, fyerje e shumë nuanca të tjera ndjesish, të gjitha negative. Trishtim ndjeva edhe atë ditë kur pyeta Adin apo Arlindin (nipërit), se cilët ishin mësuesit e tyre për këtë vit në klasën e gjashtë a të shtatë. Individët që do të kishin privilegjin të mbanin emrin “mësues” këtë vit ishin, në numër të madh, shumë të rinj, dhe këtu nuk kam parasysh thjesht moshën e tyre, por mungesën e përvojës dhe mosplotësimin e njohurive në një shkollë të lartë. Një pjesë prej tyre, madje, japin lëndë mësimore që nuk përputhen me profilin ku ata kanë studiuar. Me vete mendova: Shkollat nuk janë më ato të dikurshmet. Po bien gjithnjë e më poshtë. Po flitet kaq shumë për reformën në arsim, për të eliminuar dëmet që janë shkaktuar, por ata mësues të këtij viti janë produkt i këtij sistemi arsimor që kemi prej kaq vitesh. Dhe po këta mësues do të vazhdojnë “të edukojnë” të tjerë nxënës me ato dije të përcipta, të shtrembëruara e të paplotësuara siç i kanë marrë edhe vetë. Është një rreth vicioz që duhet ndërprerë me domosdo! Revoltë, që dëmi po vazhdon-fillon-rifillon që në themel, që nga klasat e para fillore, kur vendosen bazat, gjë që është vështirë të rikuperohet më vonë.
Ndjeva fyerje. Jo fyerje ndaj inteligjencës sime, të qindra prindërve që do të lexojnë pjesën, a ç’ta quaj atë gjë të shëmtuar, por të fëmijëve të vegjël, që do t’u duhet ta mësojnë dhe të nxjerrin një “moral” prej saj, të edukohen! Po edhe pse të vegjël, ata janë shumë më inteligjentë sesa autori i atyre paragrafëve të mjerë. Çfarë po përpiqet ai t’u mësojë fëmijëve në ata rreshta?! Unë vetë nuk arrij dot të gjej një gjë të mirë, një të vetme, në fjalët: “Është shumë e thjeshtë, – filloi t’i sqarojë Tomori, – ja, unë për shembull, kur nuk dua të shkoj në shkollë, tres një copë shkumës në një gotë me ujë, e pi dhe më ngrihet temperatura menjëherë…”. Interpretimet për këtë fjali, që shumë e panë dhe e komentuan këto ditë në Facebook, janë pa fund. Të gjitha negative. Gjithçka që kjo fjali mëson është çedukatë, çmësim, çdrejtim, çmirësim, e kështu me radhë (Parashtesa “ç-” do të na vinte shumë në ndihmë për të krijuar një mori fjalësh të reja me kuptimin e kundërt të atyre që do të duhej të përdoreshin për një tekst shkollor për fëmijë!!!). U zgjata pak në përgjigjen e kësaj pyetjeje, por mendoj se, gjithsesi, nuk kam thënë as një të njëqindtën pjesë të ndjesive që ka shkaktuar ky “tekstth”, pas të cilit, në fletën e librit, vijon detyra: “1. Të diskutojmë rreth pjesës.”!!!

Si ndikojnë te fëmijët mesazhe të tilla?
Aspak mirë! Por uroj që vërtet mendja e tyre e gjallë dhe e shkathët e moshës, pavarësisht se për herë të dytë në bankat e shkollës (Leximi Letrar i klasës së dytë!), do të dijë të qeshë dhe të lërë mënjanë shëmti e mbrapshti të tilla. Uroj që prindërit të jenë mjaft të vëmendshëm dhe të përkushtuar për të zhbërë dëmin, që të mos rrezikohet shëndeti i të vegjëlve, se ndonjë prej tyre, me atë kureshtinë që i karakterizon, mund edhe ta provojë “magjinë” e urryer që këta rreshta ofrojnë. Për më tepër, uroj që ndërgjegjja e tyre fëminore të mos i lejojë të gënjejnë në mënyrën që ky autor i udhëzon! Nuk mund të duroj dot pa bërë pyetjen: A ka fëmijë ky autor/e?
Sa duhet ta kontrollojë shtëpia botuese atë që boton?
Para se të jetë shtëpia botuese ajo që të kontrollojë dhe sa një tekst për fëmijët e shkollave, janë të tjerë që duhet të kujdesen që një tekst i tillë të mos arrijë kurrë në një shtëpi botuese. Ka ndodhur diçka e rëndë. Në vend që të shprehesha: Këtu duhet të japë mendimin specialisti, komisioni i ngarkuar me këtë detyrë, a ndonjë hallkë tjetër e Ministrisë së Arsimit për vlefshmërinë dhe pranueshmërinë e këtij “tekstthi”, nuk e them dot, sepse të gjitha këto hallka që përmenda ky “tekst” i ka kaluar tashmë! Ai që duhet të ishte specialisti, nuk ka ditur ç’të thotë. Më saktë, ka thënë duke mos ditur ç’të thotë. Teksti ka kaluar me notën dhjetë. Madje, ndiqet nga “udhëzimi”: “1. Të diskutojmë rreth pjesës!”
Në një tekst tjetër, që është po në atë libër shkollor, vijon, për fatin tonë të keq, historia… Një nxënës tjetër, pre e “teorisë” së shokut të vet, Tomorit, vendos të provojë magjinë e shkumësit… Admiri gëlltit lëngun, nga dëshira e madhe për të mos vajtur në shkollë! Më keq akoma, i ati i drejtohet me fjalët: “Ti mbylle atë gojë”. Dhe më tutje, të nënvizuar, sytë më shohin fjalën “marifet”. Pra, i gjithë ky tekst që zë atë faqe të çmuar libri, është tjerrë për të shpjeguar kuptimin e asaj fjale!!! Ç’mund të them?! Çfarë mbetet për t’u thënë…
Shtëpia botuese, si çdo hallkë tjetër, ka përgjegjësi profesionale. Ajo duhet patjetër të ketë një redaksi apo grup bashkëpunëtorësh të specializuar,të cilët duhet të kontrollojnë përmbajtjen e atyre librave që botohen. Duhet të ketë edhe një ndërgjegje profesionale, mbi të gjitha. Ndryshe nuk është, as më pak e as më shumë, veçse një punishte riprodhuese.
Si janë marrëdhëniet e shtëpisë botuese me hartuesit e teksteve, ose si duhet të jenë?
Unë nuk i njoh raportet profesionale që krijohen mes hartuesve të teksteve shkollore dhe shtëpive botuese, por njoh marrëdhëniet e autorëve të librave artistikë, të librave studimorë, publicistikë etj., me shtëpitë botuese. Është një marrëdhënie bashkëpunimi shumë e ngushtë, dhe e tillë duhet të jetë gjithnjë. Një redaksi e një shtëpie botuese nuk mund të punojë ndryshe veçse në bashkëpunim me autorin, sepse është ai që krijon librin. Nga ana tjetër, një autor duhet “t’i nënshtrohet” përvojës së gjatë dhe të mirë të një shtëpie botuese. Kjo e fundit, nuk mund dhe nuk duhet “të vlerësojë” asnjë tekst me notën “botim”, kur nuk përmbush kriteret për një vlerësim të tillë. Në rastin që po flasim, siç edhe e thashë më sipër, “Shkumësi magjik” është vlerësuar me notën “botim” = “10”!!
Druaj se në vendin tonë, situata ku thuhet: “Të hedhë gurin e parë kush është pa faj”, zhvillohet me veprimin askush nuk hedh asnjë gur jo sepse e kuptojnë që janë me faj, dhe rrjedhimisht të reflektojnë e të ndryshojnë, por sepse,ose kanë frikë të hedhin gurin e parë se janë po aq të përlyer sa të tjerët e këta do të hedhin po aq gurë, dhe që lëndojnë, ose hedhin ata të parët sa më shumë gurë, përpara se të tjerët t’ua hedhin atyre vetë. Si rasti i parë, si i dyti janë për të ardhur keq! Dhe kështu, llogaridhënia e të gjitha hallkave që kanë dhënë vlerësimin e tyre, herët a vonë, si shumë gjëra në këtë vendin tonë, do të kapërcehet, zbehet dhe mbulohet nga çudirat e radhës!
A keni hasur të tilla gafa në tekste të tjera?
Kam ndeshur vitin e kaluar në një rast që një prind e bëri të njohur, por teksti ishte pak a shumë për një bankë të caktuar, ku fëmija mund të shkonte për të hapur llogari kursimi për të blerë një biçikletë më vonë!!! Ishte marketing “i mirë”! Nuk e di nëse ende vazhdon të qarkullojë në bankat e shkollave…Por mund të flas për shumë gafa të tjera, me të cilat pak ose aspak merren. Është e vërtetë që libri po kalon një situatë të vështirë, për shkaqe që hapësira e kësaj bisede nuk e lejon të sqarohen të gjitha, e aq më pak edhe rrjedhojat e shumë çështje komplekse të lidhura me të.“Marketingu agresiv” që bëhet në media e në rrjete sociale për të arritur suksesin e shitjes së titujve nga shtëpitë botuese, për të kapërcyer situatën e vështirë që po kalon libri në përgjithësi, bën që të kenë sukses edhe libra të pavlerë, ose libra të mirë, por të përkthyer keq apo të shkruar jo mirë. Pra, gafa ka! Madje që në fjalinë e parë të një libri të përkthyer. Në sintaksën e pasaktë të një libri të shkruar në shqip, apo në gabimet drejtshkrimore të pafalshme të një teksti që mëton të ndihmojë në përdorimin korrekt të rregullave të drejtshkrimit, apo në mungesën e plotë të germave “ë” e “ç” ku ato janë të domosdoshme dhe që të bëjnë të vuash fort, kur, në vend të lexosh për të lexuar, lexon duke korrigjuar me mend!
Ju jeni shumë afër librit, pavarësisht se nuk punoni me libra shkollorë, çfarë dëmi sjellin këto lloj shtrembërimesh?
Dëmi është i madh. Është i tillë që do ta paguajmë shtrenjtë për vite me radhë, për të mos thënë më shumë. Reforma në arsim duhet të ishte bërë me kohë. Tekstet shkollore nuk mund të kalojnë kaq lehtë pa kontroll. Pasi dalin në qarkullim, ato lënë gjurmën e tyre. Dhe një tekst i shkruar nuk e ka efektin aq afatshkurtër sa njoftimet sensacionale apo çudirat treditëshe. Ne jemi shembull për ata që vijnë pas nesh. Shembull kur flasim, shembull kur shkruajmë, shembull kur punojmë, kur japim mësim, kur udhëzojmë se si bëhet diçka! Përfytyrojeni vetë se ç’dëm bëhet kur të gjithë shembujt në kontekstet e mësipërme janë negativë!

Tekstet nuk I bejne mesuesit por nje stalle me akademik qe ne I kemi me shumice aq sa per ti shitur tek tregu I uzines Dinamo.
kontrollin e ketyre teksteve te hartuara nga njerez me diploma te legalizuara duhet ta beje ministria.
shtepite botuese jane postoblloku I fundit qe duhet ti thote stop idjotlleqeve.
PASKE NEVOJE PER PAK FRESKIM IDESHE
Me poshte te kam sjelle edhe fragmentin nga Bibla e Shenjte qe i referohet denimit me “hedhjen e gureve” qe aplikohej ne antikitet, po edhe sot ne vendet islamike ku vazhdon te jete ne fuqi.
Ne arabisht ky lloj denimi quhet “RAJM” (jo RAMA!) ne perendim quhet “LAPIDIM” apo vrasjen e nje fajtori me gjuatje me gure.
Historia sjell disa raste te “lapidimit”: Palamedi, i denuar si tradhetar; Levitiko femija i nje gruaje hebre e te nje burri egjyptian; Naboti mbret dhe Shen Stefani i lapiduar per fjale fyese ndaj zotit.
Ne historine e bibluar behet fjale per nje grua te denuar per prostitucion. Ne mes te deshmitareve qe e denuan me “lapidim” – gjuajtje me gure – dhe gruas qendronte Jezu Krishti.
Dhe ai pronuncioi shprehjen e fameshme: te gjuaje me gure kush eshte pa mekate, pa faj! Dhe u larguan te gjithe, i madh e i vogel sepse kishin kryer maredhenje me te, ngeli Jezu krishti dhe gruaja mekatare – ai ju drejtua: ….ik dhe mos e perserit me fajin tend.
Perdorimi ne kete interviste i kesaj idiome te Bibles se Shenjte eshte sa i gabuar – sepse guret jane leshuar me tonelata ne internet e ne gazetat e shkruara nga prinderit e revoltuar – aq edhe domethenes per nivelin njohes edhe te se intervistuares, te ketyre idiomave te shume perdorura ne literaturen boterore te te gjitha koheve.
Kaq per kete argument qe me mbush me trishtim.
I testimoni erano tenuti a scagliare per primo la pietra (Deuteronomio 17:7; cfr. Giovanni 8:7). Gesù contesta il diritto di chiunque ad eseguire una simile pena: “E, siccome continuavano a interrogarlo, egli, alzato il capo, disse loro: «Chi di voi è senza peccato, scagli per primo la pietra contro di lei». E, chinatosi di nuovo, scriveva in terra. Essi, udito ciò, e accusati dalla loro coscienza, uscirono a uno a uno, cominciando dai più vecchi fino agli ultimi; e Gesù fu lasciato solo con la donna che stava là in mezzo. Gesù, alzatosi e non vedendo altri che la donna, le disse: «Donna, dove sono quei tuoi accusatori? Nessuno ti ha condannata?» Ella rispose: «Nessuno, Signore». E Gesù le disse: «Neppure io ti condanno; va’ e non peccare più»” (Giovanni 8:7-11).
Pyetje gazetares. A jeni munduar te kontaktoni apo merrni nje interviste autorit apo autoreve te teksteve qe po komentoni?
Para se ti grillni tekstet degjoni te pakten dhe palen tjeter, pra ate qe e kane bere librin, per te bere nje vleresim sa me objektiv.Ju vetem sulmoni ketu nisur jo vetem nga facebook-u. Ata qe komentojne ne mediat sociale japin ne pjesen dermuese nje mendim aty per aty, qe ne shumicen e rasteve jane partizan te nje partie apo nje tjeter, ata nuk jane specialist.
Nuk ka tekste shkollore perfekte dhe tekste shkollore pa vlere. Prandaj edhe ata rishikohen sic thote edhe ministra e arsiimit qe me deklarimin e saj me duket e matur kur flet per tekstet.Mire ne facebook merret dera ne krahe po ju gazetaret duhet te jeni ndryshe nga mainstream.
Po shoqja Norrra Malaj c’mendim ka?Ka ndonje pergjegjesi apo del e lare si gjithmone.
jetojme ne kohen e cudirave. nje ministri qe jep ok per librat pa ditur c’eshte shkruar ne to. nje shtepi botuese pa redaktor te cilet duhej t’i kontrollonin para se te shkonin ne duart e femijeve. nje ekonomi qe s’i intereson vlerat reale te nje libri por bazohet ne parimin “zoti lek”. mendoni pasojat qe do vinin sikur t’u kishte shpetuar dhe syrit te prinderve. turp
Shkolla shqiptare nuk lindi sot.Ruaj ne rafte textet shkollore te Koste Cekrezit per femijet e klases se IV te vitit 1924.Jane texte te mrekullueshem! Kane kaluar 100 vjet dhe diskutohet jo cilesia,por integriteti,normaliteti,mos lajthitja e brendise se textit.Cila eshte semundja?Semundja eshte kalueshmeria 100%.Lugati qe patem kryeminister nxiti nje sistem arsimor pa firo,pa kontroll,pa ngeles,pa krunde.Keto krunde me diplome jane kthyer tani ne Gjin gjona,ne xhelal mzi dhe ne hartues dhe redaktore textesh shkollore.Keta kane kapur majat e administrates dhe i ke kudo nga pushteti lokal deri ne gjykate dhe ministri.