Braçe: Tashmë Fullanin e ka në dorë drejtësia

redaktor

Pas  votimit të Kuvendit për shkarkimin  e Ardian Fullanit nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ka reaguar edhe deputeti Erjon Braçe  duke deklaruar se shpreson që prokuroria do t’i shkojë deri në fund hetimit të vjedhjes së lekëve.

I pyetur nga një prej ndjekësve të tij në FB nëse do të dënohet ish-Guvernatori Fullani, deputeti Braçe sqaron se kjo mbetet kompetencë e prokurorisë.

“Lekët si kërkoj unë. Prokuroria e ka kompetencë atë punë. Unë po, jam kurioz se si do t’i kontabilizojë banka ato. Natyrisht me shpresën që prokuroria do t’i shkojë deri në qindarkën e fundit”, deklaron Braçe.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe  përmes postimit në Facebook deklaron se ish-guvernatori i Bankës ka lejuar përdorimin e parave publike për të krijuar një standard tërësisht në kontrast dhe të pa konkurrueshëm me cilindo institucion tjetër në paga, shpërblime, dieta e pagesa të tjera të pajutifikuara.  /E.K

Share This Article
10 Comments
  • Z. Brace cila drejtesi e ka ne “dore” Full-hajnin, ajo qe merr urdhera nga Berisha, apo ajo e Agim Bendos ne Apel, e me vone ajo e Gjykates se Larte ku anetare eshte dauni 200 kg, Ariana Full-hajni, gruaja e tij nje mediokre dhe e shpirt, eshte me e gjere se e gjate.

  • Z.BRAÇE:Per çfar drejtesie beni fjale?Ku kemi ne gjykata te japin drejtesi?Sa te jet gjall Saliu,mos e beso se ne kete vend mund te behet drejtesi.Çeshtja Fullani ishte si me “POROSI”per te shtyre & ca kohe per te shtyre reformen ne drejtesi.Pa u bere kjo-mos mendo se mund te denohet njeri i lart per korrupsion.Ç’po behet me dosjet e derguara ne prekurori?

  • Ky bracja ka ngel me kohen e enverit. kunj te madh i paska patur rrogat e Bankes. ne vend qe te luftoje qe dhe shteti te arrije ate nivel ben te kunderten thote jo ata te zbresin ne nivelin e shtetit. Kjo eshte cmenduria ketu. Ky qenush qe hiqet per ekonomist te shkurtoje punonjesit e administrates me 10 % te ruaje te njejtin buxhet per administraten dhe ja ku i coi rrogat njesoj me Banken. me keta legene ekstremiste si te llojit brace si te llojit sali nuk behemi kurre. Ky na paska inate dhe gjithe biznesmenet se merrkan me shume se ky. sa per rrogat e bankes te pyesi dhe Ekspertet e huaj qe kane nje fjale per kete dhe ja kane thene me qindra here ketij rroskopi.

    • zhvillimi regresiv ! ju mund te kini te drejte per bankat e nivelit te dyte qe jane private por ne kete rast behet fjale per banken e thesarit te shtetit , kjo banke eshte gardiane e kontrollit te ekonomise dhe punonjesit e saj paguhen nga taksapaguesit e varfer shqiptar , e fundit mund ti thuash E.Braçes qe detyren si deputet e qytetar taksapagues e ka tagrin sipas kushtetutes te beje denoncim ne prokurori per vjedhjen ne banke qe nga guvernatori deri tek gardiani , une nuk jam jurist , ekonomist por ketu ku une jetoj probleme te tilla ka por u shkohet deri ne fund me vedim te prere ghykate e jo si ne Shqiperi ku marrin kot si pushka e jevgut mileti , politika e prokuroria duke i kaluar ne harrese ( te qellimshme ose jo )

  • Edhe pse Rama i ka thene te mos lehi ky mistrec Berati vazhdon e vazdon ne te tijan.Edhe kta zogj gomaresh kujtojn se jan parti punet se kan marr pushtetin e kerkojn partizance hamarrje hakmarrje.Duket niveli i tyre ne fjalt qe flasin.Shkoni e ruani lopet se ala e quani veten komunist me 4 klas shkoll.

  • Brace ,me qe ra fjala “prokurorija,” di gje, dua te them a ka djeni

    per ato “sekretet” e tmershme qe kishit ju ne dore (transaksione misterioze) qe permendet me perpara ne fb.

    PS.Fraza “E ka ne dore drejtesia” nuk ka me kuptim .Ju mund te thoni qe e ka ne dore Doktorri keshtu ka kuptim apo jo z.Brace.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *