Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në një konferencë për mediat, e ka cilësuar një mundësi të artë vizitën e komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle, i cili ditën e hënë pritet të vizitojë Tiranën dhe në takimet me krerët e politikës do përpiqet të mundësojë gjetjen e një zgjidhje për votimin e tre ligjeve për integrimin.
Ilir Meta, ka apeluar se politika shqiptare duhet të arrijë një marrëveshje, me qëllim që vendit t’i hapet drita jeshile për të marrë statusin para zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Është një lajm i mirë që komisioneri Fyle vjen këtu për të nxitur dialogun mes palëve, për të favorizuar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë. Kjo mundësi duhet të mirëadministrohet nga politika shqiptare, pasi gjetja e një konsensusi tani rrit mundësinë për marrjen e statusit para zgjedhjeve të 23 qershorit”, tha Meta.
Meta apeloi më tej për “gjetjen e dialogut, gjetjen e urave të bashkëpunimit mes palëve kryesore të politikës, për të plotësuar tre pikat e kërkuara nga KE”, sic tha ai.
“Për ne ka shumë rëndësi të arrihet konsensus mes dy palëve, që Komisioni të ketë mundësi të bëjë avokatinë e Shqipërisë për marrjen e statusit”, theksoi Meta.

O roooobt ku ti kesh, kokelesh e kokepalare.
O zoti MetaMjaft me me deklarata.Bej ate qe duhet bere.Guxo e thuaj zotit Sali Berisha te zbatoj vendimet e gjykates dhe ne rast se ai nuk e ben kete mbaj qendrimin qe duhet.Ju nuk po luani rolin tuaj .Indiferentizmi dhe perqendrimi i juaj ne deklarata te shplara jane faktore kryesore qe po votohen miratimi i dy ligjeve e nje rregulloreje.