Tirana nuk eshte më katolike se papa, por gjatë këtyrë ditëve kushdo që ka ecur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ka parë nga afër atë pjesë katolike të çmuar të klerikëve Shqiptarë, fotot e të cilëve varen si flamuj të një kohe të artë dhe të një të shkuare të errët.
Kjo vizitë e Papa Françeskut është mirëpritur nga Shqipëria si një vjeshtë edhe bekimi për një vend si ky i joni i cili siç thotë vetë edhe Papa ka vuajtur shumë. Kemi vuajtur nga diktatura por edhe nga demokracia.
Axhenda e Papës do të nis me një pritje zyrtare në Kryeministri. Pjesa më interesante por edhe më gjithëpërfshirëse do të jetë mesha që Papa do të mbajë në orën 11 në sheshin që, mban emrin e gruas me origjinë shqiptarë, Nënë Terezës.
Një tjetër fakt interesant është zgjedhja për të takuar vetëm një nga ministrat e kabinetit Rama. I ‘bekuari’ do të jetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Nuk dihet pse kjo zgjedhje e Papa Françeskut, i cili ka të paktën dy katolike në qeverisje, Mimi Kodhelin dhe Lindita Nikollin.
Papa do të takoj një ‘bektashi’ si zoti Tahiri (bejme shaka se me siguri përzgjedhja është bërë jo mbi fakte të përkatësisë fetare por mbi cështje qe kane te bejne me rendesine qe i jepet sigurisë së qytetarëve).
Dhe kushedi me bekimin nga Papa, ministri Tahiri do të ketë më shumë fat në luftën ndaj krimit.
Axhenda e plotë e vizitës së Papës
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë publikoi dje programin e detajuar të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, në datën 21 shtator, që nga momenti i nisjes deri në atë të mbërritjes në aeroportin italian.
7:30 Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë.
9:00 Mbërritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
Pritja zyrtare nga Kryeministri i Shqipërisë dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.
9:30: Ceremonia e mirëseardhjes në oborrin e Presidencës
Vizitë kortezie e Presidentit të Republikës.
10:00 Takim me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë.
11:00 Mesha e Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë.
Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë. Kryetari i Bashkisë i dorëzon Atit të Shenjtë “Çelësin e Qytetit”.
Do të bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë 2 kardinalë, 18 ipeshkvij, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
13:30 Takim dhe drekë me ipeshkvijtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.
Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, Ati i Shenjtë do të takojë ministrin e Brendshëm, z. Sajmir Tahiri, me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
16:00 Takim me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” . Ati i Shenjtë, duke vlerësuar bashkëjetesën fetare në Shqipëri, ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.
17:00 Kremtimi i Lutjes së Mbrëmësores me meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Përveç Lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshtar dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.
18:30 Takim me fëmijët e qendrës “Betania” dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në qendrën “Betania”. Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt Aeroportit të Rinasit. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht rreth 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, ka fëmijë të braktisur dhe me probleme të shumta sociale. Pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues nga qendra të shumta Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.
19:45 Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.
20:00 Nisja me avion nga Tirana drejt Aeroportit të Roma Ciampino-s.
21:30 Mbërritja në Aeroportin e Roma Ciampino-s.

Pac kemben e mbare.
“Kushedi me bekimin nga Papa zoti Tahiri do të ketë më shumë fat…. edhe për ambicje të reja politike të këtij të fundit”. !?!?!?!?!?!?!
Mos o Zot !
Eshte i vetmi kryetar partie rrethi ne bote qe nuk takon as sekretaret qe i dhane pushtetin.
Nje cop minister e beri Edi Rama dhe e beri Policine te flase TEPELENCE, s’la me coban pa veshur polic.
Zot na ruaj !
Shkrimi ka gabime gramatikore!!!
Une per veti pashe nje permiresim rrenjsore ne sjellet e policise shqiptare sivjet:ishin te sjellshme,ma se korrekt ne zbatimin e kontroleve,edhe cdo here keshillmire. Pra urime Zotni ministrit per kete arritje me policine!
qeveria nuk ka vetem 2 ministra katolike. pervec Nikolles dhe Kodhelit katolik i lindur eshte dhe Damian Gjiknuri, nderkohe qe dhe Edmond Haxhinasto ka zgjedhur te jete katolik. Edhe Edi Rama eshte i pagezuar ne kishe katolike nga gjyshja e vet Vera Rama Kolombi.
tahiri eshte ateist
ne jemi te gjithe katolike ;;; jemi baptizuar qe ne shekullin e 1 ;;por disa nuk e njohin mire historine ose bejne sikur ;;; por qeveria duhet te kete kujdes ;;; te kontrollojne ts gjithe njerezit ne mese ne bulevard se vijen serbet dhe bejne atentat per te na bere me turp ne bote ;;;serbet bene atentat ne bosnie dhe provokuan luften e 1 boterore ;;;;; prandaj policia kujdes ;;; dhe basha rama te punojne se beshku nje dite ;;per shqiptaret jo per veten e tyre ;;
GANGSTERI TAHIRI DHE FALSITETI E KORTEZIA PIEMONTEZE
“.. zgjedhje mbi fakte te sakrifices”?? Mos u beni kaq naive e qesharake, nuk do arrini asnjehere ta mesoni arsyen nga goja e te shpjedhurit nga Universiteti i Firences, me baba matrapaz ilaçesh te vjedhura ne spitalet italiane dhe mamane pastruese parash te pista.
Nuk do e mesoni per me teper as nga Rrok Mirdita i Shkrele-Biberaj-Markagjoneve te Amerikes.
As Tahiri vete nuk do e mesoje kurre arsyen, do perballet vetem me nje kerkese per te futur nje a me shume persona, ne arkivat e Ministrise se Brendeshme, pa specifikuar objektin e kerkimeve. Me fjale te tjera Vatikani kerkon te kete “carta bianca” ne dosjet e arkivuara ne 70 vitet e sistemeve te pas 1944-tres.
Edhe nje tjeter gje eshte interesante, mosperfillja per te veteshpallurin katolik i pagezuar nga gjyshja Vera Rama Kolombi, kryeministrin tone te madherishem Edi AuNirthte Rama. Si duket kane tashme nje profil te plote te psikopatit me te cilin kane te bejne dhe nuk mund ti besonin direkt nje kerkese te tille.
Papa Bergoglio eshte me origjine nga Bra, nga e njejta zone e Emma Boninos, jane te dy piemonteze. Papa Francesco ka lindur ne Buenos Aires, nga prinder italiane, e megjithate ka ruajtur te gjitha traditat e tiparet e piemontezeve.
Jane direkte, pa xhirim fjalesh edhe pse njihen si false e korteze (piemontezet).
Kjo e argumentuar me fakte historike qe ne 900-ten, nga varferia e tejskajeshme, te sunduar nga austriake te pasur e frankofone, detyroheshin te silleshin me kortezi ne ballefaqje me ta, per ti urryer me pas.
Kete tipar Papa Bergoglio e ka te fshire nga komportamenti i tij i shume shprehur tashme ne daljet e te gjithediteshme. Çdo situate, ndryshe nga paraardhesit e tij, Papa Francesco e perballon pa te tjere, ne vete personin e tij. Andaj edhe eshte aq i dashur e i kerkuar nga turmat e pafund te njerezve te te gjitha besimeve, kudo ne Vatikan e ne bote.
O Xume, te lutem, a mund ta redaktosh edhe nje here komentin tend, sidomos ato paragrafet per piemontezet.
Komenti yt, nga permbajtja, ngjan si nje monolog i arshivistit vullnetar te 007-es.
Ne Afriken e jugut deri ne vitin 1965 jetonin te lumtur, duke fluturuar e kenduar bilbile plot ngjyra. Nga nje rryme ajri, nje dite bilibili qyrrez, u ngrit me lart se te tjeret edhe pse fryma i mungonte arriti te shohe ne horizontin e larget nje vend, plot fusha, kodra, brinja e gerxhe, e lumenj te kulluar dhe vendosi te fluturoje drejt tij. Keshtu arrite ti ne kete vend si emigrant me tere biblibet afrikane.
Freddie “Saddam” Maake, i mesuar me SI-bemolin e bilbilit te preferuar, u lendua shume nga largimi i tij, edhe pse provizor, drejt nje vendi ku shqipet thyejne sqepin ne kreshtelarta. E keshtu me shume pune arriti te te zevendesoje me nje instrument po aq zhurmemadh SI-bemol shurdhues dhe per nder te komshillekut tend te ri e quajti: VUVU-ZELA. (Le ta themi ketu mes nesh: ne gjuhen afrikanojugore “tswana” e quajne LE PATATA.)
Po nga keto ane, bilbilet dykembore te Vunoit nuk e mirepriten ardhjen e biblbileve afrikane, dhe enkas i urituan per ti kthyer ne skelete fluturues. Nuk kembengulin kot antropologet te mbrojne teorine qe gjithe Vllahet e Vunoit, edhe ata te pagezuarit virtuale ne katoliçizem, nga gjyshe virtuale, me letra virtuale e prifterinj virtuale, jane me origjine afrikane. Dhe nisi keshtu lufta mes speciesh me pasojat qe i jetojme te rraskapitur.
E di si shkruante Haxhiu, Haxhi Kroi “I puthuri” nga Enver Hoxha: Hyp ketu e shih Stambollin, duke ju referuar Boseve te Arvisut, pak muaj para se te perfundonte misionin e tij.
Jeni aq te trashe ju vllahet e Vunoit te pedofileve te jugut te MaksVeluar, sa vertete mendoni te zini ne gabim nje verior, si shume te tjere, qe ju muturishuan duke ju futur VUVU-ZELA-t ne … zgjidhe vete ku te shkakton me pak dhimbje.
Pesedhjete e pese milione italiane i konsiderojne kater milion e gjysme piemontezet si – “I Piemontesi, falsi e cortesi”, dhe jo ne shqiptaret.
Papa Bergoglio edhe pse me origjine piemontese nga prinderit, ka lindur ne Buenos Aires, Argjentine dhe pa e bere “tutto l’erba un fascio” perveç origjines nuk eshte fals, por i drejte per drejte, i dashur, shume kortez me te gjithe.
Shqiptaret jane 99% ateiste.Edhe kur vene neper kisha e xhamia vejne per t`u dukur.Celebrohen ne gjendje civile,pagezohen ne kishe,knohen ne xhami,per dite hane i ke te gjithe tek shna Ndou,ne Lac.
o gazetar kafshe…. eshte vendi YNE… jo i JONI!!! ku e ke marre diplomen? te kristal?!
Filloi gara kush do te duket me shume e me mire me Papen perpara telekamerave. Tamam si kalamajte e kopeshtit. Te mjeret ne per qeveritaret dhe politikanet qe kemi. Nuk humbin rast per tu dukur ne tere budallallekun dhe injorancen e tyre.
Falemnderit Pope, per viziten. Pac kemben e mbare per shqiperine.
Cfare axhende? Nga 0ra 7:30 derin ne oren 21:30 16 ore pune per nje njeri ne moshen 80 e ca vjec. Hej shqiptare e shikoni qe duhet te punojme me shume. Ja modeli nga duhet te mesojme