Një 49-vjeçare i dha fund jetës me vetëvarje dhe shkaku dyshohet se është procesi i divorcit që kishte nisur bashkëshorti i saj. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku të afërmit gjetën para banesës së babait të saj, në një pemë, trupin e Adelina Çelës, e martuar në fshatin Bathës. Nga veprimet e kryera dhe nga marrja e deklarimeve familjareve të saj, rezulton se e ndjera kishte shfaqur shenja depresioni, pasi ishte në proces gjyqësor për divorc me bashkëshortin e saj.
