Tri ditë më parë ish-truproja e Berishës Izet Haxhia dëshmoi në DITA se i ishte kërkuar të organizonte fshehtas një atentat ndaj Ambasadës Amerikane.
Deklarata u duk e ekzagjeruar, por me gjasa nuk është aspak kështu.
Ka prova paralele se ish-Presidenti Berisha ka shkuar larg në synimin për të qëndruar me cdo kusht në pushtet.
Një operacion i fshehtë i SHIK-ut ka tentuar të shkaktojë viktima të huaja në Tiranë dhe t’i shpallte ato si sulme të “rebelëve të kuq” për të vendosur ndërkombëtarët kundër grupeve të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Berishës.
Pas botimit të dëshmisë se makinat e blinduara të Bankës së Shqipërisë janë përdorur në 1997 në operacionet e SHIK-ut, një burim diplomatik tërhoqi dje vëmendjen e DITA-s mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës.
Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar.
Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ish-ambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”.
Në të vërtetë brenda furgonave të blinduar te Bankes te dhena asokohe me firmen e guvernatores se sotme, ka patur njerëz të SHIK-ut, bazuar në dëshminë e fundit të z.Haxhia.
Edhe raporti i ushtrisë gjermane i cili është botuar sot i plotë në DITA thotë se dy mjete të blinduara kanë hapur zjarr mbi trupat gjermane në 14 mars në Rinas.
Raporti shton se shkëmbimi i zjarrit ka vijuar për 20 minuta, madje e konsideron ngjarjen si të parën përpjekje të armatosur të trupave gjermane jashtë vendit pas luftës së dytë botërore.
Një video e dytë që shoqëron këtë raport tregon ushtarët gjermanë që kthehen në bazën e tyre në Bosnje pas operacionit bashkë me të huajt e evakuuar nga Tirana.
Detajet e plota, sot në DITA print. Foto: Sulmi i 14 marsit ne Rinas, marre nga dosja ku gjendet raporti i ushtrise gjermane per kete ngjarje




Dita !
Jeni një gazetë që po ja shtoni nderin vetes ç’do ditë ! Bravo ju qoftë !
Dokumentat që ju botuat sot , janë akuzat më të faktuara ndaj banditit Sali Berisha .
Mua sonte s’do më zërë gjumi , pres që Saliun sonte ta marrë prokuroria.
Me siguri ,sonte do ta arrestojnë maskarain !
A doni me per Belul Berishen o K/prokuror ? A doni me per Belul krimininelin zoti ambasadori i nderuar i SHBA ?. A doni me per Belul spiunin zoti kryetar i kuvendit. A doni me per Belul tradhetarin zoti Kryeminister. Tani me keni si deshmitare okulare 100% te vertete. Izet Haklajn, pilotet e helikoptereve, qe s’pranuan te hedhin bomba mbi shqiptaret e mashtruar nga piramidat, te ngritura me mjeshteri nga kryekrimineli Sali qeni, keni kete ambasadorin bythlepires qe deklaron ne televizor qe forcat rebele po qellojne te huajt ne aeroportin e Rinasit. Cfare duhet me per nje prokurori qe te grumbulloni fakte, te hetoni, te merren ne mbrojtje urgjente keto njerez dhe te cohet pas hekurave e gjithe shpura kriminele e kryespiunit Serb Sali ram Vucidoli. Te lutemi shume z kryeminister, mos na i hap zorret duke thene perseri qe s’merrem me gjykata dhe me prokurorira, s’jam gjykates e s’jam prokuror. Ky popull te dha voten te besh drejtesi, dhe qe te besh drejtesi duhet vendosmeri, trimeri, burreri, dhe jo opurtunizem.Tani, mbasi media e beri pumblike nje gje te tille, s’te mbetet gje tjeter vecse te veprosh sa me shpejt, ne kordinim dhe me nderkombetaret, edhe me Naton, qe te arrestoni kryetradhetarin me te madh te te gjithe Shqiptareve Sali Ram Serbin. Po e bete kete do shpetoni popullin shqiptar nga planet serbomadhe te shkaterrimit perfundimisht te shqiperise, dhe vete do ngeleni legjendar ne shekuj pas Skenderbeut.Zgjidh e merr zoti kryeminister ????? ose nderin dhe lavdine ose tradhetine sic beri Fatos Nano.