“Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhunojnë parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë”. Kështu shprehet Vladimir Putin, i cili vazhdon të kundërshtojë masat e reja ndëshkuese të miratuara nga BE dhe SHBA kundër Moskës për krizën në Ukrainë.
Dhe ndërsa presidenti rus flet në Këshillin e Shtetit, Kiev denoncon vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Krime. “Sipas informacioneve tona, pothuajse të gjitha njësitë ushtarake ruse të stacionuara në veri të Krimesë, janë vendosur në kufirin administrativ me Ukrainën, me të gjitha pajisjet dhe municionet e tyre”, tha zëdhënësi ushtarak Andriy Lysenko.
Një dëshmi që vjen pas deklaratave të Putinit, dje në mëngjes, sipas të përditshmes gjermane “Sueddeutsche Zeitung”. “Nëse dua mund të ccoj brenda dy ditësh ushtrinë time në Riga, Vilnius, Talin, Varshavë, Bukuresht”, i ka thënë ai Presidentin rus Petro Poroschenko.
Dje në mëngjes, Presidenti rus, në një takim të Bordit të Shtetit, u shpreh kundër sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE: “Dhunohet parimi i barazisë së kushteve në aksesin e të gjitha vendeve në tregun e mallrave dhe shërbimeve, tha ai, duke injoruar parimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë”.
Sipas tij, “e gjithë kjo është bërë aq e politizuar, pa respekt për normat e njohura botërisht nga Organizata Botërore e Tregtisë”. Putin kujton më pas se Moska i është përgjigjur sanksioneve të Perëndimit me masa mbrojtëse, “masa për të cilat nuk jemi shtyrë nga dëshira për të ndëshkuar partnerin, por për të ndikuar tek ai. Para së gjithash mendojmë për interesat tona dhe objektivave të zhvillimit,” vazhdoi ai.
“Perëndia do t’i gjykojë, kjo është zgjedhja e tyre”, tha ai. Për Parlamentin Evropian sanksionet e BE-së kundër Rusisë për përfshirjen e saj në krizën e Ukrainës janë të drejta dhe duhet të forcohen. Këtë pohon Parlamenti Europian në një rezolutë jo-legjislative të miratuar dje nga Dhoma, në një seancë plenare në Strasburg.
Eurodeputetët gjithashtu dënojnë sanksionet hakmarrëse ruse ndaj BE-së, i konsideruan të pajustifikuara dhe u bëri thirrje vendeve të BE-së për të anuluar marrëveshjet në sektorin e energjisë të parashikuar me Rusinë.
Duhet të gjendet një zgjidhje politike, për Ministren e Jashtme, Federica Mogherini.
“Këshilla dhe sugjerimi im është që t’i kërkohet urgjentisht Presidentit Putin që t’i përgjigjur në mënyrë të menjëhershme dhe konkrete angazhimeve të marra në Minsk, të cilat janë të rëndësishme dhe të tërheqë personelin ushtarak në lindje të Ukrainës”.
Duke folur në pritje të takimit me kancelarin austriak Faymann, Mogherini tha se nga nënshkrimi i marrëveshjes në Minsk mes pro-rusëve dhe Presidenti ukrainas Poroshenko janë bërë disa hapa pozitive, por situata në lindje të Ukrainës në tërësi mbetet e brishtë.
Ndërkohë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të dyfishojë numrin e vëzhguesve në Ukrainë, të cilët zotohen për të monitoruar respektimin e armëpushimit. Vëzhguesit do të bëhen rreth 500 dhe do të vendosen në dy muajt e ardhshëm, njoftoi koordinatori i misioneve të OSBE-së, Ertugrul Apakan.
