“Xha Sala” dhe Nano që duhet të luajë “shokun Rropi”

redaktor

Net më parë, Berisha pranoi se kishte gabuar duke ia faturuar Nanos vrasjen e Hajdarit.

Ky pohim, të çon ndërmend një ndër episodet më brilante të filmit ‘Kapedani’, ku xha Suloja vendos të hakmerret kundër mikut të ngushtë të tij, por të poziconuar kundër në mbledhjen e fshatit, xha Beqos, duke menduar se ai po e ndjek gjatë lëvizjeve të tij në qytet, teksa ka ardhur të takohet me shokun Rropi.

Duke udhëtuar me të birin në një autobus urban, mendon se ngjitazi me të ishte vetë Bequa, por që i kish kthyer shpinën. Dhe në një moment, merr kurajon t`i ngulë në të pasme një gozhdë me të cilën pastronte çibukun.

Pasi bën ç`i shkrep në kokë, sheh se gozhdën ia kish ngulur një burri të huaj dhe i kërkon të falur. Por ndjesa nuk zgjat shumë, pasi dhe “viktimës së pafajshme” i hakërrehet sakaq.

Kështu pra, xha Sulua është shndërruar tashmë në xha Salën e politikës. Ai pranoi se i kish rënë pa dashje në qafë Nanos, por vijoi të hakërrehet po me “standartin e hamendësimit” prej së cilit ishte viktimizuar Nano, duke transferuar akuzat tek Fatos Klosi e Skënder Gjinushi.

Tashmë, Nano e ka për detyrë që të bëjë shokun Rropi, e t`i thotë: “U mplakëm ne tani, Sale! Erdhi koha t`jua lëmë të rinjve!”/E.H

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *