MASH padit Universitetin Vitrina dhe drejtuesit e saj për mashtrim

Dita

Ministria e Arsimit dhe Sportit depozitoi sot, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “Vitrina” Sh.P.K. në cilësinë e personit juridik, Edmond Vlashaj, Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë “Vitrina”, Aldorin Braho, Administrator i shoqërisë “Vitrina” dhe Piro Cipo, Rektor i Shkollës së Lartë Private “Vitrina”.

Sipas deklaratës së MASH, janë kryer regjistrime të studentëve dhe janë lëshuar diploma në kushtet e mashtrimit.

Ministria sqaron se nuk janë ndjekur procedurat ligjore, për pajisjen me numra matrikullimi të studentëve të regjistruar pranë IAL-së “Vitrina” si dhe janë përdorur ambiente në kundërshtim me destinacionin e tyre.

Në kërkesë-padi kërkohet edhe marrja e masës së sigurimit pasuror, vendosjen e sekuestros konservative ndaj pasurive të paluajtshme të personit juridik, Shoqëria Tregtare “Vitrina” Sh.P.K. /E.K

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *