Ish- presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy bëri të ditur se do të rikthehet në politikë.
Në faqen e tij në Facebook, ai tha se do të kërkojë drejtimin e partisë opozitare UMP, çka shihet gjerësisht si hapi i parë drejt kandidimit për president në vitin 2017.
“Jam kandidat për president i familjes time politike,” shkroi Sarkozy.
Sipas BBC, kjo deklaratë u jep fund muaj të tërë spekulimesh në lidhje me qëllimet e konservatorit 59- vjeçar.
Ai ishte angazhuar që do hiqte dorë nga politike në rast se nuk do rizgjidhej president në vitin 2012.
Zgjedhjet për partinë UMP do mbahej në nëntor.
Korrespondenti i BBC thotë se pavarësisht se diçka e tillë dihej, sërish është pritur si një ngjarje e madhe.
Sipas tij, Sarkozy ka shumë mbështetës që besojnë se energjia e tij është esenciale për të nxjerrë Francën nga vështirësitë aktuale.
Megjithatë Sarkozy humbi zgjedhjet në vitin 2012, duke u bërë i pari president francez që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.
Por pasuesi i tij, Francois Hollande, sipas sondazheve është presidenti më pak popullor i kohëve moderne në Francë.
Edhe pse Sarkozy ka ruajtur një profil të ulët që kur la detyrën, ndaj tij kanë nisur disa hetime.
Së fundmi ai është nën hetim për dyshimet se ka tentuar që të ndikojë mbi gjyqësorin.
Të tjera hetime përfshijnë lidhjet e tij me ish- liderin libian, Muammar Gaddafi, financimet e paligjshme të fushatës, etj.

Ky karagjozi nuk i paska lene gje mangut Fatos Nanos ; te dy jane ‘figura’ te telendisura si ne politike ,ashtu dhe ne jeten private.