Ato kasta politike që drejtojnë vendin në llojin e politikës që bëjnë, kanë forcën e patjetërsueshme për ta reflektuar cilësinë e mendjeve të tyre, punës që bëjnë, në çdo sferë të jetës, pa asnjë përjashtim, madje në detaje tejet të imta: Për mirë ose për keq! Si shembull mund të merren ato tekstet shkollore që së fundi po mbushin faqet sociale, fantastike në hajvanllëk dhe marrëzi. A janë ato reflektime të vetë politikës?! Pa dyshim. Jo vetëm e thënë ashtu në përgjithësi, por dhe e zbërthyer në detaje. Aty është shpirti korruptiv, makutëria dhe injoranca e tejskajshme. Sikur vetëm në ato tekste ta hedhësh vështrimin e askund tjetër, për t`i bërë një skaner qeverisjes 8-vjeçare demokratikase, mjafton për ta ngelur në klasë, e për 8-vjet të tjera mos qaset as për vjeshtë. Meqë ra fjala, a është më në ato tekste Jozefina si personalitet? A e mësojnë më vogëlushët se cila është “Zonja Çurre” e parlamentit dhe e demokracisë?!
